“Mësimi 20: Shtëpia”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Mësimi 20”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Lesson 20
Home
Objektivi: Unë do të mësoj si të bëj pyetje dhe të jap përgjigje rreth vendit ku jeton dikush.
Personal Study
Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.
Study the Principle of Learning: Love and Teach One Another
Duajeni dhe Jepini Mësim Njëri‑Tjetrit
I can learn by the Spirit as I love, teach, and learn with others.
Unë mund të mësoj me anë të Shpirtit ndërsa i dua të tjerët, u jap mësim dhe mësoj me të tjerët.
Ju jeni fëmijë i Perëndisë. Ai dëshiron t’ju ndihmojë që të rriteni dhe të përparoni. Ai dëshiron t’ju ndihmojë që të zhvilloni aftësi të reja dhe të mësoni shumë gjëra të mira. Një mënyrë e rëndësishme për të mësuar është që t’i jepni mësim dikujt tjetër. Kur i jepni mësim një personi tjetër, mund të rritet kuptimi juaj vetjak. Perëndia ju ka dhënë një premtim të mrekullueshëm:
“Dhe unë ju jap urdhërim që ju duhet t’ia mësoni njëri‑tjetrit doktrinën e mbretërisë.
I mësoni me zell dhe hiri im do të jetë me ju, që ju të udhëzoheni në mënyrë më të përsosur …
Me qëllim që ju të mund të përgatiteni në gjithçka” (Doktrina e Besëlidhje 88:77–78, 80).
Kur i japim mësim dhe i shërbejmë njëri‑tjetrit, ne e ftojmë Shpirtin të jetë me ne. Shpirti mund të na ndihmojë që të kuptojmë më mirë dhe të mësojmë më shpejt. Dhënia mësim të tjerëve është një mënyrë se si Perëndia e rrit aftësinë tonë për të mësuar. Nganjëherë kemi frikë t’u jap mësim të tjerëve. Nganjëherë mendojmë se nuk kemi ndonjë gjë për ta ofruar. Por Perëndia e di se ju keni kaq shumë mirësi për ta ndarë me të tjerët. Kur e tregojmë atë që po mësojmë vetë, ne po e mësojmë njëri‑tjetrin. Kur u jepni mësim të tjerëve dhe tregoni përvojat tuaja, Shpirti do t’ju ndihmojë të mësoni edhe më shumë vetë.
Ponder
-
Si mund t’ju ndihmojë dhënia mësim ndaj dikujt tjetër që ta rritni të mësuarit tuaj?
-
Cilat janë disa mënyra se si mund të ndihmoni për t’u dhënë mësim dhe për t’i përkrahur njerëzit në grupin tuaj të programit EnglishConnect?
Memorize Vocabulary
Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Përpiquni t’u vini etiketa gjërave në shtëpinë tuaj që t’ju ndihmojnë për t’i mbajtur mend fjalët në anglisht.
Where do you live? |
Ku jetoni [banoni]? |
I live in … |
Unë jetoj në … |
Nouns 1
apartment |
apartament |
house |
shtëpi |
Nouns 2
bathroom/bathrooms |
banjë/banjat |
bedroom/bedrooms |
dhomë gjumi/dhoma gjumi |
closet/closets |
dollap/dollapë |
dining room |
dhomë ngrënieje |
family room |
dhomë familjare |
kitchen |
kuzhinë |
living room |
dhomë ndenjjeje |
room/rooms |
dhomë/dhomat |
stairs |
shkallët |
Prepositions
above |
lart/mbi |
across from |
përballë |
below |
më poshtë |
next to |
pranë/në krah të |
left of/to the left of |
majtas/në të majtë të |
right of/to the right of |
djathtas/në të djathtë të |
Practice Pattern 1
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.
Q: Where do you live?A: I live in an (noun 1).
Examples
Q: Where do you live?A: I live in an apartment.
Q: Where does she live?A: She lives in a house.
Practice Pattern 2
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni t’i thoni modelet me zë të lartë. Merreni parasysh ta incizoni veten tuaj. Kushtojuni vëmendje shqiptimit dhe rrjedhshmërisë suaj.
Q: Where is the (noun 2)?A: It’s (preposition) the (noun 2).
Examples
Q: Where is the closet?A: It’s next to the bedroom.
Q: Where is the dining room?A: It’s to the right of the kitchen.
Use the Patterns
Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.
Conversation Group
Activity 1: Practice the Patterns
(10–15 minutes)
Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.
Ushtrojeni modelin 1 me një partner:
-
Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.
-
Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.
-
Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.
Përsëriteni për modelin 2.
Activity 2: Create Your Own Sentences
(10–15 minutes)
Bëni pyetje dhe jepni përgjigje se ku jetoni ju dhe familja juaj. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
-
A: Where do you live?
-
B: I live in an apartment.
-
A: Where is the kitchen in your apartment?
-
B: In my apartment, the kitchen is next to the living room.
Activity 3: Create Your Own Conversations
(15–20 minutes)
Part 1
Vështrojeni planimetrinë e katit. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje se ku janë dhomat. Bëjeni me radhë.
Example
-
A: Where is the dining room?
-
B: The dining room is to the right of the kitchen.
Part 2
Vizatoni me të shpejtë një planimetri kati. Emërtoni dhomat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje lidhur me planimetrinë e katit. Thoni sa më shumë që të mundeni. Bëjeni me radhë.
New Vocabulary
How many bedrooms are there? |
Sa dhoma gjumi ka? |
Is there a living room? |
A ka një dhomë ndenjjeje? |
Example
-
A: How many rooms are there?
-
B: There are two rooms.
-
A: Is there a kitchen?
-
B: Yes, there is.
-
A: Where is the living room?
-
B: The living room is next to the kitchen.