“Shtojca: Lojërat e Grupit të Bashkëbisedimit”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Lojërat e Grupit të Bashkëbisedimit”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Appendix
Conversation Group Games
Lojërat e Grupit të Bashkëbisedimit
Në këtë manual përfshihet një listë me lojëra argëtuese për të ushtruar anglishten. Mund t’i luani këto lojëra gjatë çfarëdo mbledhjeje të grupit. Përdorni modelet dhe fjalët e fjalorit nga mësimi në të cilin jeni ose nga një mësim i mëparshëm. Shumica e këtyre lojërave kërkon që të punoni me një partner ose në një grup të vogël.
Questions (10–15 minutes)
Pyetjet (10–15 minuta)
Steps
Hapat
-
Zgjidhni një pyetje nga lista. Mbani mend se mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalë dhe fraza të tjera.
-
Tregojani përgjigjen tuaj grupit.
-
Bëjeni me radhë duke zgjedhur pyetjet dhe duke treguar përgjigjet. Mund të flisni rreth sa më shumë pyetjeve që dëshironi.
Questions to Review Patterns:
Pyetjet për të Përsëritur Modelet:
-
What do you like to do?
-
Why do you like to study English?
-
Can you tell me about your family?
-
What are you wearing?
-
What do you do before you come to the conversation group?
-
What do you do in the morning?
-
When do you work?
-
What’s the weather in New York?
-
Where do you work?
-
What do you do for work?
-
Do you like to teach people?
-
What do you eat for dinner?
-
What foods do you like?
-
What do you want for lunch?
-
What is your favorite food? How do you make it?
-
How much do groceries cost?
-
Where do you live?
-
Tell me about your house.
-
Where is your favorite place to eat?
More Questions:
Më Shumë Pyetje:
-
Tell me about your friends.
-
Tell me about your job.
-
Tell me about your city.
-
Tell me about your favorite place.
-
Tell me about your daily routine. What do you do every day?
-
What do you like to wear?
-
What do you do when you are sick?
-
What do you do when you are hurt?
-
What is expensive in your city?
-
What is cheap in your city?
Notes
Shënime
-
Mund ta luani këtë lojë me tërë grupin ose në grupe të vogla prej tre deri në pesë veta.
-
Nuk jeni të kufizuar ndaj pyetjeve në këtë listë. Mund të krijoni pyetje të reja. Gjithashtu mund t’i ndryshoni fjalët e nënvizuara për të krijuar më shumë pyetje.
-
Nëse doni ta bëni këtë lojë më sfiduese, bëjeni me radhë duke treguar përgjigjet që i mbani mend nga secili anëtar i grupit.
-
Mund t’i përdorni këto pyetje me lojërat e tjera më poshtë, të tilla si “Zinxhiri i Biçikletës” ose “Hedhja e Topit”.
Hot Seat (10–20 minutes)
Karrigia e Nxehtë (10–20 minuta)
Steps
Hapat
-
Ndahuni në dy skuadra.
-
Zgjidhni dy nxënës (një nxënës nga secila skuadër). Këta nxënës ulen përballë grupit (në “karrigen e nxehtë”) me kurrizin të kthyer nga tabela.
-
Mësuesi juaj shkruan një fjalë ose frazë nga fjalori në tabelë. Nxënësit në “karrigen e nxehtë” nuk mund ta shohin fjalën.
-
Skuadrat kanë dy minuta për t’i ndihmuar pjesëtarët e skuadrës së tyre në “karrigen e nxehtë” që të marrin me mend fjalën në tabelë pa e thënë fjalën.
-
Personi në “karrigen e nxehtë” që e thotë fjalën i pari, fiton një pikë për skuadrën e vet. Nëse një skuadër e thotë fjalën në tabelë ndërkohë që po përpiqet ta ndihmojë pjesëtarin e skuadrës së vet që ta marrë me mend, ajo nuk fiton asnjë pikë.
-
Përsëriteni me fjalë të reja.
Notes
Shënime
-
Krijoni një deri në tri skuadra në varësi të madhësisë së grupit.
-
Nëse i keni mbledhjet në mënyrë virtuale, luani të gjithë së bashku në vend që të ndaheni në skuadra. Një person është në “karrigen e nxehtë”. Ky person nuk e di fjalën. Një person është “dhënësi i të dhënave”. “Dhënësi i të dhënave” zgjedh një fjalë dhe jep një të dhënë që personi në “karrigen e nxehtë” të mund ta marrë me mend fjalën.
Ball Toss (10–15 minutes)
Hedhja e Topit (10–15 minuta)
Steps
Hapat
-
Gjeni një top, një send të butë ose një fletë të zhubrosur letre.
-
Zgjidhni një pyetje. (Përdorni njërën nga një mësim ose shihni pjesën “Pyetjet” në këtë shtojcë.)
-
Bëni pyetjen dhe hidhjani topin një nxënësi.
-
Nxënësi kap topin dhe i përgjigjet pyetjes.
-
Nxënësi e bën pyetjen përsëri dhe ia hedh topin një nxënësi tjetër.
-
Përsëriteni derisa secili nxënës në grupin tuaj t’i jetë përgjigjur pyetjes. Më pas fillojeni përsëri me një pyetje të re.
Notes
Shënime
-
Për ta bërë këtë lojë më sfiduese ndryshojeni pyetjen çdo herë që e hidhni topin.
-
Nëse i keni mbledhjet në mënyrë virtuale, thërrisni dikë me emër në vend që të hidhni një top.
Dice Game (10–15 minutes)
Loja me Zare (10–15 minuta)
Steps
Hapat
-
Ju nevojitet një zar (ose karta numrash nga 1 deri në 6).
-
Zgjidhni gjashtë folje dhe i shkruani në tabelë me numrat 1 deri në 6.
-
Punoni me një partner ose një grup të vogël. Hidhni zarin. Krijoni një fjali që përdor foljen për numrin që ju ra. Bëjeni me radhë.
Example
Shembulli
Mësuesi shkruan në tabelë:
-
cook
-
stir
-
bake
-
boil
-
cut
-
add
Nxënësi 1 hedh zarin dhe i bie një 6. Ai krijon një fjali duke përdorur add.
-
“I add sugar to my oatmeal.”
Nxënësja 2 hedh zarin dhe i bie një 4. Ajo krijon një fjali duke përdorur boil.
-
“I boil eggs for lunch.”
Nxënësi 3 hedh zarin dhe i bie një 3. Ai krijon një fjali duke përdorur bake.
-
“I like to bake cookies.”
Notes
Shënime
-
Mund të përdoren fjalë të tjera në vend të foljeve.
-
Nëse i keni mbledhjet në mënyrë virtuale, punoni me tërë grupin. Përdorni zare virtualë dhe bëjeni me radhë duke krijuar fjali.
Give One, Get One (10–20 minutes)
Jep Një, Merr Një (10–20 minuta)
Steps
Hapat
-
Zgjidhni një temë për grupin (për shembull: familja, sportet ose ushqimet).
-
Shkruani sa më shumë fjalë që dini rreth temës për një ose dy minuta.
-
Ngrihuni në këmbë dhe ecni nëpër dhomë. Gjeni një partner.
-
Thuajini një fjalë nga lista juaj partnerit tuaj. Partneri juaj ju thotë një fjalë juve. Nëse është një fjalë e re, shtojeni fjalën në listën tuaj.
-
Ecni nëpër dhomë përsëri. Gjeni një partner të ri. Përsëriteni.
Example
Shembulli
Tema: familja
Partneri A shkruan:
-
mom
-
dad
-
sister
-
brother
Partneri B shkruan:
-
grandfather
-
grandmother
-
mother
-
father
-
aunt
-
uncle
-
A: What’s one word from your list?
-
B: Grandmother.
-
A: I don’t have that word. I’ll add it to my list.
-
B: What’s a word from your list?
-
A: Mom.
-
B: I have mother. I will write mom next to mother.
Të dy nxënësit i shtojnë fjalët e reja në listat e tyre.
Lista e Partnerit A:
-
mom
-
dad
-
sister
-
brother
-
grandmother
Lista e Partnerit B:
-
grandfather
-
grandmother
-
mother, mom
-
father
-
aunt
-
uncle
Notes
Shënime
-
Kjo është një mënyrë e mirë për të mësuar ose ushtruar fjalët e fjalorit që nuk janë në mësim.
-
Nëse i keni mbledhjet në mënyrë virtuale, bëjeni secilin person që t’i thotë një fjalë nga lista e vet tërë grupit në vend që të punojnë në dyshe.
Speculation (15–20 minutes)
Spekulimi (15–20 minuta)
Steps
Hapat
-
Mendoni për një folje.
-
Thuajeni foljen me zë të lartë.
-
Duke përdorur foljen, krijoni një fjali të vërtetë rreth një nxënësi tjetër. Thoni: “I think that you …” për ta filluar fjalinë tuaj.
-
Nxënësi tjetër thotë nëse thënia juaj është e vërtetë apo jo.
-
Nëse është e vërtetë, ju fitoni një pikë. Nëse nuk është e vërtetë, nuk fitoni një pikë.
-
Nxënësi i parë që arrin pesë pikë, fiton.
-
Kryeni 10 deri në 20 radhë. Ndryshojeni foljen për secilën radhë.
Example
Shembulli
Nxënësi A (për Nxënësin B): The verb is like. I think that you like chocolate.
Nxënësi B: That’s true! (Nxënësi A fiton një pikë.)
Nxënësi B (drejtuar nxënësit C): I think that you like to play basketball.
Nxënësi C: That’s not true! (Nxënësi B nuk fiton pikë.)
Notes
Shënime
-
Krijoni grupe me tre deri në pesë veta.
-
Kjo lojë do të përfshijë 10 deri në 20 radhë. Do t’ju nevojitet një folje për secilën radhë. Bëjeni me radhë duke thënë një folje të re çdo herë që e filloni ju radhën.
Two Truths and One Lie (10–15 minutes)
Dy të Vërteta dhe Një Gënjeshtër (10–15 minuta)
Steps
Hapat
-
Mendoni për dy gjëra që janë të vërteta rreth jush. Sajoni një gjë që nuk është e vërtetë. Përpiquni të përdorni fjalë të fjalorit dhe fraza nga një mësim.
-
Lexojani thëniet tuaja me zë të lartë grupit.
-
Anëtarët e grupit tuaj bëjnë pyetje me qëllim që të marrin me mend se cila thënie nuk është e vërtetë. Përgjigjuni pyetjeve të tyre.
Example
Shembulli
Anëtari 1 i Grupit: “I like pizza. I like French fries. I like chocolate. Which is not true?”
Anëtarët e tjerë të grupit bëjnë pyetje:
-
Q: What is your favorite kind of pizza?A: I like cheese pizza.Q: What is your favorite candy bar?A: I like chocolate and caramel.Q: Where do you like to get French fries?A: I don’t have a favorite place.
Anëtarë të tjerë të grupit marrin me mend: “I think you don’t like French fries.”
Anëtari 1 i Grupit: “That’s right! I don’t like French fries.”
Vocabulary Cards (10–15 minutes)
Karta të Fjalëve të Fjalorit (10–15 minuta)
Steps
Hapat
-
Shkruani 5 deri në 10 fjalë nga fjalori në fletë të vogla letre (pusullat me ngjitje funksionojnë shkëlqyeshëm). Vendosini copat e letrave në grumbull.
-
Gjeni një partner.
-
Kthejeni grumbullin e kartave të fjalëve nga poshtë që të mos i shikoni fjalët. Këmbejini grumbujt me bashkëpunëtorin tuaj.
-
Zgjidhni një letër. Mos e shihni fjalën. Mbajeni letrën lart përpara ballit tuaj. Partneri juaj përshkruan fjalën (ose jep një përkthim), që të mund ta merrni me mend fjalën te letra. Nëse e morët me mend me saktësi, ju fitoni një pikë.
-
Bëjeni me radhë. Përsëriteni për secilën letër në grumbullin tuaj.
Notes
Shënime
-
Nëse i keni mbledhjet në mënyrë virtuale, punoni me të gjithë grupin në vend që të ndaheni në dyshe. Çdo njeri shkruan një listë fjalësh. Mos ia tregoni listën tuaj grupit. Bëjeni me radhë duke zgjedhur një fjalë nga lista juaj. Përshkruajani grupit pa e thënë fjalën. Pjesëtarët e grupit e gjejnë fjalën.
Bicycle Chain (in person) (10–20 minutes)
Zinxhiri i Biçikletës (me prani fizike) (10–20 minuta)
Kjo veprimtari mund të bëhet vetëm në mbledhjet e grupit me prani fizike.
Steps
Hapat
-
Zgjidhni një pyetje. (Përdorni njërën nga një mësim ose shihni pjesën “Pyetjet” në këtë shtojcë.)
-
Vihuni në dy radhë duke qëndruar përballë njëri‑tjetrit.
-
Njerëzit përballë njëri‑tjetrit janë partnerë.
-
Partnerët bëjnë pyetjen dhe i japin përgjigje asaj.
-
Lëvizni në një rreth që secili person të ketë një partner të ri.
-
Partnerët bëjnë pyetjen dhe i japin përgjigje asaj.
-
Përsëritini hapat 5 dhe 6.
Notes
Shënime
-
Nëse keni një numër tek njerëzish, krijoni një grup me tre veta.
Mingle and Share (in person) (10–15 minutes)
Shoqërohuni dhe Tregoni (me prani fizike) (10–15 minuta)
Kjo veprimtari mund të bëhet vetëm në mbledhjet e grupit me prani fizike.
Steps
Hapat
-
Zgjidhni një pyetje. (Përdorni njërën nga një mësim ose shihni pjesën “Pyetjet” në këtë shtojcë.)
-
Çohuni në këmbë dhe gjeni një partner.
-
Bëjani pyetjen partnerit tuaj. Mbajeni mend përgjigjen e partnerit tuaj. Jepini përgjigje pyetjes së partnerit tuaj.
-
Ecni nëpër dhomë dhe gjeni një partner të ri. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje. Përsëriteni disa herë me partnerë të rinj. Mbajini mend të gjitha përgjigjet e partnerëve tuaj.
-
Kthehuni në vendet tuaja. Tregojini grupit se çfarë mësuat.
Example
Shembulli
Question: How many people are in your family?
Nxënësit ecin përreth duke bërë pyetje dhe duke dhënë përgjigje me partnerë të ndryshëm.
-
Maria: How many people are in your family?
Luna: There are four people in my family. How many people are in your family?
Maria: Three.
Nxënësit tregojnë se çfarë mësuan.
-
Teacher: How many people are in Maria’s family?
Luna: There are three people in Maria’s family.