Për Revistat e Kishës
Miku: Një Revistë Mbarëbotërore për Fëmijët
Rreth Revistës Miku


Miku: Një Revistë Mbarëbotërore për Fëmijët”, janar 2021.

Miku: Një Revistë Mbarëbotërore për Fëmijët

Ndjekja e Jezusit së Bashku

Pamja
vajzë duke mbajtur revistën Miku

Një Revistë Mbarëbotërore

Revista Miku i fton fëmijët anembanë botës ta ndjekin Jezusin së bashku. Çdo botim përmban histori nga shkrimet e shenjta, mesazhe të përshtatura për fëmijët nga profetë ose udhëheqës të tjerë të Kishës, faqe me lojëra dhe ngjyrosje, si dhe histori mbi fëmijë anembanë botës që po e vënë në veprim besimin e tyre te Shpëtimtari. Miku përmban përmbajtje përfshirëse, besimndërtuese, të përkthyer në 48 gjuhë.

Për Fëmijët e të Gjitha Moshave

Me pjesët veçanërisht për fëmijët më të mëdhenj dhe fëmijët më të vegjël, çdo botim i revistës Miku gjithashtu përmban ide për t’i bërë mësimin e shtëpisë dhe mësimet nga programi Eja, Më Ndiq argëtues për fëmijët e të gjitha moshave. Revista Miku mund t’i ndihmojë fëmijët dhe familjet për të përmirësuar zotësi për shkrim‑lexim, për t’u rritur në të kuptuarit e ungjillit dhe për t’u afruar më pranë Jezu Krishtit, Shpëtimtarit dhe mikut të tyre.

Për Prindërit dhe Mësuesit

Prindërit dhe mësuesit mund ta përdorin revistën për t’i ndihmuar që të japin mësim shkrimet e shenjta përkrah me programin Eja, Më Ndiq. Historitë në revistë mund të përdoren si një mjet i fuqishëm mësimdhënieje dhe për të filluar bashkëbisedime me fëmijët rreth vetë përvojave të tyre.

Materiale Filmike dhe më Shumë

Miku boton materiale filmike të historive nga shkrimet e shenjta dhe materiale filmike që fëmijët të këndojnë njëherazi, si edhe histori vetëm digjitale rreth temave të ndjeshme. Gjeni materiale filmike dhe më shumë gjëra te ChurchofJesusChrist.org ose programi kompjuterik Biblioteka e Ungjillit.

Duam të Dëgjojmë prej Jush!

Revista Miku dëshiron të dëgjojë nga fëmijët anembanë botës! Ju lutemi, na dërgoni informacion për cilëndo qoftë nga ato që vijon:

  • një kohë kur zgjodhët të drejtën, edhe kur ajo gjë ishte e vështirë

  • një fotografi ose vizatim kur ju ishit në tempull

  • një rast kur ndihmuat dikë

  • një shembull se si familja juaj e përdor revistën Miku (përfshini një fotografi!)

  • një vizatim ose vepër tjetër arti që tregon një histori nga shkrimet e shenjta, Jezusin, tempujt, etj.

Dërgojeni historinë ose veprën tuaj artistike te friend@ChurchofJesusChrist.org.

Shtyp në Letër