Manualet dhe Thirrjet
13. Shkolla e së Dielës


“13. Shkolla e së Dielës”, Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (2020).

“13. Shkolla e së Dielës”, Manuali i Përgjithshëm.

familje duke studiuar shkrimet e shenjta

13.

Shkolla e së Dielës

13.1

Qëllimi

Shkolla e së Dielës ndihmon për të përmbushur veprën e shpëtimit dhe të ekzaltimit. Ajo e bën këtë duke i ndihmuar fëmijët e Perëndisë që ta mësojnë dhe ta jetojnë ungjillin e Jezu Krishtit. Udhëheqësit, mësuesit/et dhe klasat e Shkollës të së Dielës:

  • E forcojnë besimin tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti duke dhënë mësim “doktrinën e mbretërisë” (Doktrina e Besëlidhje 88:77).

  • E përkrahin të mësuarit dhe mësimdhënien e ungjillit të përqendruar te shtëpia dhe të përkrahur nga Kisha.

  • I ndihmojnë anëtarët të japin mësim sipas mënyrës së Shpëtimtarit.

13.2

Udhëheqja e Shkollës të së Dielës së Lagjes

13.2.1

Peshkopata

Peshkopata mbikëqyr Shkollën e së Dielës. Zakonisht peshkopi cakton njërin nga këshilltarët e tij që ta përmbushë këtë përgjegjësi nën drejtimin e tij.

Ky këshilltar i caktuar takohet rregullisht me presidentin e Shkollës të së Dielës. Ata këshillohen rreth nevojave të Shkollës të së Dielës, mënyrës se si përmbushet qëllimi i saj dhe rreth përgjegjësive që përvijohen te 13.2.2.2.

13.2.2

Presidenti i Shkollës të së Dielës

13.2.2.1

Thirrja e një Presidenti të Shkollës të së Dielës

Peshkopi thërret dhe veçon një mbajtës të Priftërisë Melkizedeke që të jetë presidenti i Shkollës të së Dielës së lagjes. Ata diskutojnë nëse duhet të thirren këshilltarë apo jo. Nëse nevojiten këshilltarë dhe nëse ka mjaft burra për të shërbyer në këto pozicione, presidenti i Shkollës të së Dielës mund të rekomandojë një ose dy këshilltarë. Nëse peshkopata i miraton, një anëtar i peshkopatës i thërret ata.

Një anëtar i peshkopatës i paraqet anëtarët e presidencës së Shkollës të së Dielës në mbledhjen e sakramentit për një votë mbështetëse nga anëtarët e lagjes. Një anëtar i peshkopatës gjithashtu i veçon ata.

ikonë, orientimet për përshtatjen Në një lagje të madhe, peshkopata mund ta thërrasë dhe veçojë një burrë që të jetë sekretari i Shkollës të së Dielës. Presidenti i Shkollës të së Dielës mund të rekomandojë se kush të thirret. Sekretari mund ta ndihmojë presidencën që të ndjekë ecurinë për detyrat e caktuara ose frekuentimin, nëse dëshirohet.

13.2.2.2

Përgjegjësitë

Presidenti i Shkollës të së Dielës ka përgjegjësitë vijuese. Nëse ka këshilltarë, ata e ndihmojnë atë.

  • Të shërbejë në këshillin e lagjes. Ai shërben si: 1) anëtar i këshillit që ndihmon për të trajtuar nevojat në lagje e për të gjetur zgjidhje, dhe si 2) përfaqësues për Shkollën e së Dielës (shihni 29.2.5).

  • Të mbikëqyrë përpjekjet për të përmirësuar të mësuarit dhe mësimdhënien e ungjillit në shtëpi e në kishë.

  • T’i organizojë klasat e Shkollës të së Dielës me miratimin e peshkopatës (shihni 13.3). T’i rekomandojë peshkopatës anëtarë në moshë madhore që të shërbejnë si mësues/e të Shkollës të së Dielës.

  • T’i përkrahë, nxitë dhe udhëzojë mësuesit/et e Shkollës të së Dielës. T’i ndihmojë të bëhen mësues më të efektshëm të ungjillit duke ndjekur parimet në shkrimet e shenjta dhe manualin Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. T’i nxitë që të studiojnë manualin Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit.

  • Të udhëheqë mbledhjet e këshillit të mësuesve siç udhëzohet nga peshkopi (shihni Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 3).

  • T’i nxitë mësuesit që t’i ndihmojnë anëtarët të cilët nuk i frekuentojnë orët mësimore.

13.2.3

Mësuesit/et e Shkollës të së Dielës

Presidenti i Shkollës të së Dielës mund të rekomandojë anëtarë që të shërbejnë si mësues/e të Shkollës të së Dielës. Nëse peshkopata e miraton, një anëtar i peshkopatës i thërret dhe i veçon ata.

Mësuesit/et e Shkollës të së Dielës arrijnë t’i njohin anëtarët e klasave, përfshirë ata që nuk i frekuentojnë orët mësimore. Udhëheqësit i përkrahin në përpjekjet e tyre për ta mësuar dhe jetuar ungjillin e Jezu Krishtit.

Që të përgatiten për të dhënë mësim, mësuesit/et e Shkollës të së Dielës përdorin shkrimet e shenjta, manualin Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe manualin Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës. Ata ndjekin parimet te dokumenti Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit dhe kapitulli 17 i këtij manuali.

Mësuesit/et e Shkollës të së Dielës marrin pjesë në mbledhjet tremujore të këshillit të mësuesve (shihni 17.4).

13.3

Klasat e Shkollës të së Dielës

Klasat e Shkollës të së Dielës mbahen në të dielat e para dhe të treta të muajit. Ato zgjatin 50 minuta.

Me miratimin e peshkopatës, presidenti i Shkollës të së Dielës organizon klasa për të rriturit dhe rininë. Nëse ka këshilltarë, ata e ndihmojnë atë.

Numri i klasave varet nga 1) sa anëtarë ka në lagje dhe 2) numri dhe madhësia e dhomave që janë në dispozicion. Zakonisht, klasat më të vogla e bëjnë më të lehtë që më shumë njerëz të marrin pjesë aktivisht dhe të mësojnë. Këshilli i lagjes mund ta ndihmojë presidentin e Shkollës të së Dielës që të vendosë se sa klasa të Shkollës të së Dielës të organizojë.

Të rinjtë dhe të rejat zakonisht fillojnë ta frekuentojnë një klasë të Shkollës të së Dielës për rininë në fillim të vitit kur mbushin 12 vjeç. Ata mund të fillojnë ta frekuentojnë një klasë të rriturish kur mbushin 18 vjeç.

Presidenti i Shkollës të së Dielës organizon aq shumë klasa për rininë sa të jetë e nevojshme. Të rinjtë dhe të rejat duhet të caktohen në klasa sipas moshës së tyre. Nëse ka pak të rinj e të reja në një grupmoshë, ata mund të ndërthuren me një klasë me një grupmoshë të ngjashme. Ata qëndrojnë në po atë klasë deri në janarin e vitit të ardhshëm.

Të paktën dy persona të përgjegjshëm në moshë madhore duhet të jenë të pranishëm në secilën klasë për rininë. Personat në moshë madhore mund të jenë dy burra, dy gra ose një çift i martuar. Për ta plotësuar këtë kërkesë, mund të jetë e nevojshme që klasat të ndërthuren.

Të gjithë personat në moshë madhore që punojnë me rininë, duhet ta kryejnë trajnimin për mbrojtjen e fëmijëve dhe rinisë brenda një muaji nga dita e mbështetjes (ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org). Ata e përsëritin trajnimin çdo tre vjet pas kësaj.

klasë e Shkollës të së Dielës për rininë

13.3.1

Degët e Vogla

Në një degë të vogël, presidenti i Shkollës të së Dielës mund të jetë i vetmi udhëheqës dhe mësues i Shkollës të së Dielës. Ai jep mësim në një klasë të Shkollës të së Dielës për të gjithë rininë dhe personat në moshë madhore në degë.

13.3.2

Klasat e Shkollës të së Dielës për Grupe të Veçanta

Sipas nevojës, presidenti i Shkollës të së Dielës mund të organizojë klasa të Shkollës të së Dielës për grupe të veçanta. Programi mësimor për këto klasa është te manuali Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës.

Grupet që mund të përfitojnë nga klasa e tyre e Shkollës të së Dielës, përfshijnë:

  • Të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë.

  • Anëtarët që nuk e flasin gjuhën kryesore të lagjes.

  • Anëtarët e rinj, anëtarët që po kthehen në aktivitet dhe njerëzit që po mësojnë për Kishën.

  • Grupe të tjera, siç udhëzohen nga peshkopi.

13.4

Përmirësimi i të Mësuarit dhe Mësimdhënies në Lagje

Udhëheqësit e lagjes janë përgjegjës për të përmirësuar të mësuarit dhe mësimdhënien në organizatat e tyre. Kjo përfshin orientimin e mësuesve të sapothirrur (shihni Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 38). Ata mund t’i kërkojnë ndihmë presidentit të Shkollës të së Dielës së lagjes, nëse nevojitet.

Mbledhjet e këshillit të mësuesve mbahen çdo tre muaj gjatë orës mësimore 50‑minutëshe të dielën (shihni 17.4). Qëllimi i tyre është të ndihmojnë për ta përmirësuar të mësuarit dhe mësimdhënien. Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit është burimi kryesor për këto mbledhje.

Këshilli i lagjes mbikëqyr dhe cakton orarin për mbledhjet e këshillit të mësuesve. Mbledhjet i drejton zakonisht Presidenti i Shkollës të së Dielës. Megjithatë, peshkopata mund t’i kërkojë një anëtari tjetër që t’i drejtojë ato.

Për më shumë informacion, shihni Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 3, ose teaching.ChurchofJesusChrist.org.

13.5

Përmirësimi i të Mësuarit dhe Mësimdhënies në Shtëpi

Prindërit janë përgjegjës që t’ua mësojnë ungjillin fëmijëve të tyre. Ata mund t’i kërkojnë presidentit të Shkollës të së Dielës që t’i ndihmojë të përmirësohen si mësues.

Këshilli i lagjes mund të organizojë mbledhje të këshillit të mësuesve për prindërit që t’i ndihmojë për ta përmirësuar mësimdhënien e ungjillit në shtëpi. Ashtu si edhe mbledhjet e tjera të këshillit të mësuesve, këto mbahen gjatë orës mësimore 50‑minutëshe të dielën. Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit është burimi kryesor për këto mbledhje.

klasë e Shkollës të së Dielës për të rriturit

13.6

Udhëheqësit e Shkollës të së Dielës në Kunj

Presidenti i kunjit cakton njërin nga këshilltarët e tij që të mbikëqyrë Shkollën e së Dielës në kunj. Ai gjithashtu cakton dhe veçon një këshilltar të lartë që të jetë presidenti i Shkollës të së Dielës në kunj.

Përgjegjësitë e presidentit të Shkollës të së Dielës në kunj përvijohen te 6.7.1 dhe 6.7.3. Nëse thirren këshilltarë, ata e ndihmojnë atë.

13.7

Orientime Shtesë

13.7.1

Anëtarët me Aftësi të Kufizuara

Mësuesit/et e Shkollës të së Dielës u kushtojnë kujdes të veçantë anëtarëve të klasës që kanë aftësi të kufizuara. Për informacion rreth mësimdhënies ndaj anëtarëve që kanë aftësi të kufizuara, shihni disability.ChurchofJesusChrist.org; shihni edhe 38.8.26 në këtë manual.

13.7.2

Qendra Burimore

Disa shtëpi mbledhjesh kanë një qendër burimore (bibliotekë) për t’i ndihmuar anëtarët që ta mësojnë dhe japin mësim ungjillin. Presidenti i Shkollës të së Dielës së lagjes e mbikëqyr qendrën burimore. Lagjet që përdorin së bashku një shtëpi mbledhjesh, përdorin gjithashtu së bashku qendrën burimore. Klasat e seminarit e të institutit dhe qendrat e historisë familjare e përdorin qendrën burimore së bashku me lagjet.

Në shtëpitë e mbledhjeve që kanë një qendër burimore, peshkopata thërret një specialist/e të qendrës burimore. Presidenti i Shkollës të së Dielës mund të rekomandojë dikë që të thirret. Ose peshkopata mund t’i kërkojë një anëtari të presidencës së Shkollës të së Dielës që të jetë specialisti. Ky person:

  • Organizon dhe kujdeset për burimet.

  • I ndihmon udhëheqësit/et, mësuesit/et dhe anëtarë të tjerë që t’i marrin e përdorin këto burime.

Presidenti i Shkollës të së Dielës këshillohet me specialistin/en e qendrës burimore për të përcaktuar nëse nevojitet një buxhet vjetor për qendrën burimore. Më pas ai i bën rekomandim peshkopatës.

Specialisti/ja i/e qendrës burimore duhet t’i frekuentojë mbledhjet e sakramentit çdo javë dhe mbledhjet e tjera të së dielës rregullisht. Nëse është e nevojshme, peshkopata mund të thërrasë një ndihmës/e për specialistin/en.

Për më shumë informacion, shihni “Qendrat Burimore” te ChurchofJesusChrist.org.