“Të Jetuarit e Ungjillit të Jezu Krishtit”, Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (2020).
“Të Jetuarit e Ungjillit të Jezu Krishtit”, Manuali i Përgjithshëm.
16.
Të Jetuarit e Ungjillit të Jezu Krishtit
Vepra e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin përqendrohet mbi katër përgjegjësi të caktuara në mënyrë hyjnore (shih 1.2). E para nga këto është të jetuarit e ungjillit të Jezu Krishtit. Ne e jetojmë ungjillin kur:
-
Ushtrojmë besim te Jezu Krishti.
-
Pendohemi çdo ditë.
-
Bëjmë besëlidhje me Perëndinë ndërkohë që marrin ordinancat e shpëtimit dhe të ekzaltimit.
-
Durojmë deri në fund duke i mbajtur këto besëlidhje.
Kur e jetojmë ungjillin dhe përjetojmë ndikimin e Frymës së Shenjtë, ne dëshirojmë t’i ndihmojmë pjesëtarët e familjes dhe njerëz të tjerë që të marrin bekimet e Perëndisë (shihni te 1 Nefi 8:10–12). Ne e mësojmë dhe e japim mësim ungjillin e Jezu Krishtit në shtëpi dhe në kishë. Gjithashtu synojmë që të bëhemi të mbështetur te vetja për të siguruar për veten tonë dhe familjet tona, si shpirtërisht edhe materialisht.
Të jetuarit e ungjillit përfshin edhe aspekte të tjera të veprës së shpëtimit dhe të ekzaltimit. Këto aspekte përfshijnë përkujdesjen për njerëzit nevojtarë, ftesën ndaj gjithë njerëzve për ta pranuar ungjillin dhe bashkimin e familjeve për përjetësinë.