“15. Seminaret dhe Institutet e Fesë”, Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (2020).
“15. Seminaret dhe Institutet e Fesë”, Manuali i Përgjithshëm.
15.
Seminaret dhe Institutet e Fesë
15.0
Parathënia
Seminaret dhe Institutet e Fesë (SeI) u japin ndihmë prindërve dhe udhëheqësve të Kishës që t’i ndihmojnë rininë dhe të rinjtë e të rejat në moshë madhore për ta rritur besimin e tyre te Jezu Krishti dhe tek ungjilli i Tij i rivendosur. Kjo bëhet nëpërmjet studimit të përqendruar te shtëpia të shkrimeve të shenjta dhe të fjalëve të profetëve të gjallë e të udhëheqësve të tjerë të Kishës.
Programet e seminarit dhe të institutit qeverisen nga rregulloret e themeluara nga Bordi i Kishës për Arsimimin, i cili drejtohet nga Presidenti i Kishës. Presidenca e kunjit i vë në zbatim këto programe në kunjin dhe lagjet. Udhëheqësit e kunjit dhe të lagjeve e shqyrtojnë rregullisht pjesëmarrjen e rinisë së tyre në programet e seminarit dhe të institutit.
Një përfaqësues i SeI‑së caktohet për çdo kunj që t’i ndihmojë udhëheqësit për të administruar programet e SeI‑së.
15.1
Seminari
Seminari është një program katërvjeçar në të cilin rinia studion ungjillin e Jezu Krishtit, siç gjendet në shkrimet e shenjta dhe në mësimet e profetëve të ditëve të mëvonshme. Nxënësit e seminarit janë në përgjithësi të moshës 14–18 vjeç.
Peshkopata, udhëheqësit/et e rinisë dhe presidencat e kuorumeve dhe të klasave e nxitin çdo të ri e të re të marrë pjesë tërësisht në seminar. Peshkopata i nxit prindërit që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre çdo vit përpara se të fillojnë klasat e seminarit. Për më shumë informacion, shihni Regjistrimi në Seminar te ChurchofJesusChrist.org.
15.1.1
Mësuesit/et
Mësuesit/et e seminarit duhet të jenë anëtarë të Kishës që kanë besim te Zoti Jezu Krisht dhe dëshmi për ungjillin e Tij të rivendosur. Duhet t’i jetojnë parimet të cilat i japin mësim, si dhe të punojnë mirë me rininë. Kur është e mundur, mësuesit/et duhet të jenë të denjë për një rekomandim tempulli.
Një anëtar i presidencës së kunjit këshillohet me peshkopin, mbikëqyrësin në kunj dhe përfaqësuesin e SeI‑së rreth mësuesve të mundshëm në seminar. Një anëtar i presidencës së kunjit ose një këshilltar i lartë i caktuar i thërret, veçon dhe liron nga thirrja mësuesit e seminarit në kunj dhe mbikëqyrësit/et e seminarit për kunjin. Pasi personi të thirret e veçohet, përfaqësuesi i SeI‑së e trajnon dhe e përkrah atë.
Për t’i mbrojtur mësuesit/et e seminarit dhe nxënësit e seminarit, dy persona në moshë madhore duhet të jenë të pranishëm në ndërtesën ose shtëpinë ku jepet mësim një klasë seminari. Mund të thirret një dyshe mësuesish ose mund të caktohet që të jetë i pranishëm një person tjetër i përgjegjshëm në moshë madhore. Personi i dytë në moshë madhore mund të jetë bashkëshortja/i e/i mësuesit/es ose prindi i një anëtari të klasës. Ai ose ajo duhet të jetë i së njëjtës gjini me mësuesin/en, në qoftë se ai person nuk është një pjesëtar në moshë madhore i familjes së mësuesit/es. Një mësues/e nuk duhet të jetë kurrë vetëm në klasë, në ndërtesë apo në makinë me një nxënës/e seminari, në qoftë se nxënësi/ja e seminarit nuk është fëmija i mësuesit/es.
15.1.2
Mundësitë për Seminar
Seminari është më i dobishëm kur nxënësit e seminarit mund të takohen me një mësues/e seminari çdo ditë të javës. Sidoqoftë, kjo mund të mos jetë e mundur për shkak të çështjeve të sigurisë, largësisë së udhëtimit dhe faktorëve të tjerë. Udhëheqësit vendorë kanë mundësitë vijuese për zhvillimin e seminarit.
Mundësia |
Numri i Mësimeve të Përjavshme në Klasë |
Numri i Mësimeve të Përjavshme të Studimit në Shtëpi ose në Internet |
---|---|---|
Mundësia A | Numri i Mësimeve të Përjavshme në Klasë 5 (50 minuta) | Numri i Mësimeve të Përjavshme të Studimit në Shtëpi ose në Internet Asnjë |
Mundësia B | Numri i Mësimeve të Përjavshme në Klasë 4 (60 minuta) | Numri i Mësimeve të Përjavshme të Studimit në Shtëpi ose në Internet Asnjë |
Mundësia C | Numri i Mësimeve të Përjavshme në Klasë 4 (50 minuta) | Numri i Mësimeve të Përjavshme të Studimit në Shtëpi ose në Internet 1 |
Mundësia D | Numri i Mësimeve të Përjavshme në Klasë 3 (50 minuta) | Numri i Mësimeve të Përjavshme të Studimit në Shtëpi ose në Internet 2 |
Mundësia E | Numri i Mësimeve të Përjavshme në Klasë 2 (90 minuta) | Numri i Mësimeve të Përjavshme të Studimit në Shtëpi ose në Internet 1 |
Mundësia F | Numri i Mësimeve të Përjavshme në Klasë 2 (50 minuta) | Numri i Mësimeve të Përjavshme të Studimit në Shtëpi ose në Internet 3 |
Mundësia G | Numri i Mësimeve të Përjavshme në Klasë 1 (50 minuta) | Numri i Mësimeve të Përjavshme të Studimit në Shtëpi ose në Internet 4 |
Udhëheqësit e Kishës këshillohen me përfaqësuesin e SeI‑së për të vendosur se cila mundësi:
-
Do t’i ndihmojë nxënësit e seminarit më mirë që ta mësojnë ungjillin dhe të rriten shpirtërisht.
-
Do t’i mbajë nxënësit e seminarit të sigurt.
-
Nuk do të bëhet një barrë e panevojshme për familjet.
Nëse takimi me një mësues seminari gjatë javës është i vështirë, mund të merret parasysh përdorimi i teknologjisë për mbledhjet virtuale.
Klasat nuk duhet të zhvillohet të dielën. Përjashtimet kërkojnë miratim nga Bordi i Kishës për Arsimimin. Një president kunji mund t’i rekomandojë përfaqësuesit vendor të SeI‑së ndryshimet që përdor kunji për mundësitë për klasa seminari. Përfaqësuesi i SeI‑së ia çon rekomandimin administratës për Seminaret dhe Institutet e Fesë. Miratimi nga administrata është e nevojshme përpara se ndryshimi të vihet në zbatim.
Mund të krijohet një bord vendor për arsimin ku disa kunje me klasa seminari, klasa të studimit në shtëpi ose të dyja, janë në afërsi dhe kanë shqetësime e sfida të përbashkëta (shihni te seminary.ChurchofJesusChrist.org).
15.1.3
Ndërtesat, Pajisjet dhe Materialet
Udhëheqësit e kunjeve dhe të lagjeve sigurojnë që vendndodhje të tilla si shtëpitë e mbledhjeve ose shtëpitë e anëtarëve të jenë në dispozicion për klasat e seminarit. Nuk duhet të merren me qira ndërtesa ose dhoma për klasat e seminarit. Nëse klasat mblidhen në një shtëpi mbledhjesh, mësuesit duhet të kenë mundësi përdorimi të pajisjeve në qendrën e burimeve.
Përfaqësuesi i SeI‑së siguron materiale për mësuesit dhe nxënësit e seminarit për secilën klasë. Nxënësit e seminarit duhet të sjellin me vete shkrimet e tyre të shenjta, të shtypura ose në formë dixhitale.
15.1.4
Drejtuesit dhe Aktivitetet e Klasave
Një mësues/e seminari mund zgjedhë drejtues/e klase, të tillë si një president/e, zëvendëspresidentë/e dhe një sekretar/e. Mësuesi i seminarit fillimisht vihet në kontakt me prindërit dhe peshkopin e secilit nxënës/e seminari për miratim. Drejtuesit e klasës nuk mbështeten ose veçohen. Ata mund ta ndihmojnë mësuesin/en për detyrat rutinë në klasë dhe t’i nxitin nxënësit e tjerë të seminarit që të frekuentojnë e të marrin pjesë.
Mësuesit e seminarit nuk duhet të bëjnë aktivitete jashtë orës së zakonshme të mësimit ose larg vendit të klasës. Përjashtimet kërkojnë miratim nga udhëheqësit vendorë të priftërisë.
15.1.5
Kreditet dhe Diplomimi
Nxënësit e seminarit mund të mësojnë më me efektshmëri dhe ta thellojnë kthimin e tyre në besim nëse ndjekin rregullisht orën mësimore, marrin pjesë në të dhe i studiojnë shkrimet e shenjta jashtë orës mësimore. Teksa i bëjnë këto gjëra, ata gjithashtu fitojnë kredite seminari çdo vit dhe mund të diplomohen në seminar.
Disa nxënës/e seminari mund ta kenë të vështirë të fitojnë kredite seminari për shkak të sfidave me leximin apo për arsye të tjera. Mësuesi/ja mund t’i përshtatë kërkesat sipas nevojave të këtyre nxënësve. Përshtatjet për një program të tërë mund të kërkohen nga përfaqësuesi i SeI‑së. Këto përshtatje kërkojnë miratim nga Zyra Qendrore e SeI‑së.
Që të diplomohet në seminar, një nxënës/e seminari duhet të fitojë kredite për katër vite dhe të marrë një miratim kishtar nga një anëtar i peshkopatës. Ky miratim vërteton se një nxënës/e seminari është i/e denjë dhe i/e zotuar për t’i jetuar standardet e ungjillit.
Çdo vit kunji mban një ceremoni diplomimi në seminar. Kjo ngjarje planifikohet nga një anëtar i presidencës së kunjit ose një këshilltar i lartë. Mund të ndihmojë përfaqësuesi i SeI‑së. Për më shumë informacion, shihni Udhëzues për Ceremonitë e Diplomimit në Seminar dhe Institut.
15.1.6
Seminari në Orët e Lira
Në disa zona të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, ligjet vendore i lejojnë nxënësit e seminarit të largohen nga shkolla dhe ta frekuentojnë seminarin gjatë orarit të shkollës. Bordi i Kishës për Arsimimin miraton se ku përdoret ky lloj seminari. Për më shumë informacion mbi seminarin në orët e lira, shihni Seminari në Orët e Lira te ChurchofJesusChrist.org.
15.2
Instituti
Instituti jep klasa studimi të ungjillit gjatë ditëve të javës që e forcojnë besimin dhe dëshminë te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij i rivendosur. Të gjithë të rinjtë në moshë madhore beqarë, të moshës 18–30 vjeç duhet të nxiten që të marrin pjesë në klasa instituti, pavarësisht nëse po ndjekin shkollën apo jo.
Klasat e institutit me bazë në komplekset universitare nuk janë në dispozicion në shumë zona. Në këto raste, presidentët e kunjit mund të krijojnë klasa instituti me bazë në kunj. Udhëheqësit e priftërisë dhe personeli i SeI‑së i bashkërendojnë përgatitjet.
Orientime shtesë për krijimin dhe funksionimin e klasave të institutit me bazë në kunj, planifikimin për godinat, thirrjen e mësuesve, dhe njohjen e arritjeve të studentëve janë në dispozicion te Stake Institute [Instituti i Kunjit] në ChurchofJesusChrist.org.
15.2.1
Klasa të Tjera Fetare
Presidencat e kunjeve mund të dëshirojnë që të sigurojnë klasa fetare për personat në moshë madhore 31 vjeç e lart. Këto klasa nuk janë një funksion i SeI‑së dhe nuk quhen klasa instituti. Gjithsesi, materialet e programit mësimor të institutit mund të përdoren për klasat.
15.3
Shkollat e Kishës
Për informacion mbi shkollat fillore dhe të mesme të Kishës, për programin UBJ–Pathway Mbarëbotëror dhe institucionet e arsimit të lartë, shihni te CES.ChurchofJesusChrist.org. Gjithashtu atje sigurohet informacion rreth miratimeve kishtare për t’i frekuentuar këto shkolla.