Manualet dhe Thirrjet
18. Kryerja e Ordinancave dhe Bekimeve të Priftërisë


“18. Kryerja e Ordinancave dhe Bekimeve të Priftërisë”, Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (2020).

“18. Kryerja e Ordinancave dhe Bekimeve të Priftërisë”, Manuali i Përgjithshëm.

familje duke ecur pranë tempullit

18.

Kryerja e Ordinancave dhe Bekimeve të Priftërisë

18.0

Parathënia

Ordinancat dhe bekimet janë veprime të shenjta, të kryera me anë të autoritetit të priftërisë dhe në emrin e Jezu Krishtit. Kur mbajtësit e priftërisë kryejnë ordinanca dhe bekime, ata ndjekin shembullin e Shpëtimtarit për bekimin e të tjerëve. Ordinancat dhe bekimet e priftërisë sigurojnë të drejtë përdorimi për fuqinë e Perëndisë (shihni te Doktrina e Besëlidhje 84:20).

Ordinancat dhe bekimet duhet të kryhen me besim tek Ati Qiellor e Jezu Krishti dhe në përputhje me udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë. Udhëheqësit sigurojnë që ato kryhen me miratimin e duhur (ku është e nevojshme), me autoritetin e kërkuar të priftërisë, në mënyrën e duhur dhe nga pjesëmarrës të denjë (shihni 18.3).

Për rregulloren mbi ordinancat dhe bekimet e priftërisë, shihni 38.2.

18.1

Ordinancat e Shpëtimit dhe të Ekzaltimit

Priftëria përfshin autoritetin për të administruar ordinancat e ungjillit që janë të domosdoshme për shpëtimin dhe ekzaltimin. Njerëzit bëjnë besëlidhje të shenjta me Perëndinë kur i marrin këto ordinanca. Ordinancat e shpëtimit dhe të ekzaltimit renditen si vijojnë:

  • Pagëzimi

  • Konfirmimi dhe dhurata e Frymës së Shenjtë

  • Dhënia e Priftërisë Melkizedeke dhe shugurimi në një detyrë (për burrat)

  • Dhurimi në tempull

  • Vulosja në tempull

Për informacion rreth kryerjes së këtyre ordinancave për njerëz me aftësi të kufizuara intelektuale, shihni sa vijojnë:

  • Për pagëzimin dhe konfirmimin (38.2.8.1)

  • Për shugurimin në një detyrë në Priftërinë Melkizedeke (38.2.9.7)

  • Për dhurimin dhe vulosjen në tempull (27.2.1.3 dhe 27.3.1.2)

Nëse një fëmijë që u lind në besëlidhje, vdes përpara moshës 8 vjeç, asnjë ordinancë nuk nevojitet ose kryhet. Nëse fëmija nuk u lind në besëlidhje, e vetmja ordinancë që i nevojitet atij ose asaj është që të vuloset te prindërit. Për shkak të Shlyerjes së Shpëtimtarit, të gjithë fëmijët që vdesin përpara moshës 8 vjeç “shpëtohen në mbretërinë çelestiale të qiellit” (Doktrina e Besëlidhje 137:10; shihni edhe te Moroni 8:8–12).

18.2

Ordinanca dhe Bekime të Tjera

Ordinanca dhe bekime të tjera bëjnë të mundur që fëmijët e Perëndisë të marrin fuqinë, shërimin, ngushëllimin dhe udhërrëfimin e Tij. Këto ordinanca dhe bekime renditen si vijon:

  • Vënia e emrit dhe bekimi i fëmijëve

  • Sakramenti

  • Dhënia e Priftërisë Aarone dhe shugurimi në një detyrë (për të rinjtë dhe burrat)

  • Veçimi i anëtarëve që të shërbejnë në thirrjet

  • Përkushtimi i vajit

  • Administrimi ndaj të sëmurëve

  • Bekimet e ngushëllimit dhe të këshillimit, përfshirë bekimet e atit

  • Përkushtimi i shtëpive

  • Përkushtimi i varreve

  • Bekimet patriarkale nga patriarkë të shuguruar

foshnjë duke u bekuar

18.3

Pjesëmarrja në një Ordinancë apo Bekim

Ata që kryejnë ose marrin pjesë në një ordinancë ose bekim, duhet të kenë autoritetin e nevojshëm të priftërisë dhe të jenë të denjë. Në përgjithësi, standardi i denjësisë është ai që shoqërohet me mbajtjen e një rekomandimi tempulli. Megjithatë, siç udhërrëfehen nga Shpirti dhe udhëzimet në këtë kapitull, peshkopët dhe presidentët e kunjeve mund t’i lejojnë etërit dhe bashkëshortët, të cilët mbajnë detyrën e nevojshme të priftërisë, që të kryejnë apo të marrin pjesë në disa ordinanca dhe bekime, edhe në qoftë se ata nuk janë tërësisht të denjë për [të hyrë] në tempull. Një mbajtës i priftërisë, i cili nuk i ka zgjidhur mëkatet e rënda, nuk duhet të marrë pjesë.

Në përgjithësi, vetëm udhëheqësit e priftërisë dhe mbajtës të tjerë të priftërisë, të cilët janë pjesëtarë të familjes dhe miq të afërt, marrin pjesë në një ordinancë ose bekim.

Personi që merr ordinancën, pjesëtarë të familjes dhe udhëheqës të priftërisë këshillohen së bashku për të vendosur se kush dhe sa veta do të marrin pjesë. Ky vendim duhet të bëhet shumë përpara se të kryhet ordinanca.

Kur marrin pjesë vetëm një ose dy mbajtës të priftërisë, secili prej tyre i vendos të dy duart lehtë mbi kokën e personit. Kur marrin pjesë disa veta, ata qëndrojnë në një rreth përqark personit që po e merr ordinancën ose bekimin. Secili e vendos dorën e djathtë lehtë mbi kokën e personit (ose nën foshnjën) dhe dorën e vet të majtë mbi supin e vëllait në të majtën e tij. Njëri vepron si zëri për ta kryer ordinancën ose për të dhënë bekimin.

Kryerja ose marrja e disa ordinancave dhe bekimeve kërkon miratim nga një udhëheqës kryesues i cili mban çelësat e nevojshëm të priftërisë (shihni 3.4.1). Sipas nevojës, miratimi mund të jepet nga një këshilltar që ai e autorizon. Shihni tabelat vijuese. Përmendjet e presidentëve të kunjeve gjejnë zbatim edhe për presidentët e misioneve. Përmendjet e peshkopëve gjejnë zbatim edhe për presidentët e degëve.

Cilët Udhëheqës Mbajnë Çelësat që të Japin Miratimin për të Kryer ose Marrë Ordinancat e Shpëtimit dhe të Ekzaltimit?

Ordinanca

Ai që i Mban Çelësat

Ordinanca

Pagëzimi

Ai që i Mban Çelësat

Peshkopi (për fëmijët 8-vjeçarë dhe për anëtarët me dokument të moshës 9 vjeç e lart pagëzimi i të cilëve u vonua për shkak të aftësive të kufizuara intelektuale)

Presidenti i misionit (për të kthyerit në besim)

Ordinanca

Konfirmimi dhe dhurata e Frymës së Shenjtë

Ai që i Mban Çelësat

Peshkopi (për fëmijët 8-vjeçarë dhe për anëtarët me dokument të moshës 9 vjeç e lart pagëzimi i të cilëve u vonua për shkak të aftësive të kufizuara intelektuale)

Presidenti i misionit (për të kthyerit në besim)

Ordinanca

Dhënia e Priftërisë Melkizedeke dhe shugurimi në një detyrë (për burrat)

Ai që i Mban Çelësat

Presidenti i kunjit

Ordinanca

Dhurimi në tempull

Ai që i Mban Çelësat

Peshkopi dhe presidenti i kunjit

Ordinanca

Vulosja në tempull

Ai që i Mban Çelësat

Peshkopi dhe presidenti i kunjit

Cilët Udhëheqës Mbajnë Çelësat që të Japin Miratimin për të Kryer ose Marrë Ordinanca dhe Bekime të Tjera?

Ordinanca ose Bekimi

Ai që i Mban Çelësat

Ordinanca ose Bekimi

Vënia e emrit dhe bekimi i fëmijëve

Ai që i Mban Çelësat

Peshkopi

Ordinanca ose Bekimi

Sakramenti

Ai që i Mban Çelësat

Peshkopi

Ordinanca ose Bekimi

Dhënia e Priftërisë Aarone dhe shugurimi në një detyrë (për të rinjtë dhe burrat)

Ai që i Mban Çelësat

Peshkopi

Ordinanca ose Bekimi

Veçimi i anëtarëve që të shërbejnë në thirrje

Ai që i Mban Çelësat

Shihni 30.8

Ordinanca ose Bekimi

Përkushtimi i vajit

Ai që i Mban Çelësat

Nuk nevojitet miratim

Ordinanca ose Bekimi

Administrimi ndaj të sëmurëve

Ai që i Mban Çelësat

Nuk nevojitet miratim

Ordinanca ose Bekimi

Bekimet e ngushëllimit dhe të këshillimit, përfshirë bekimet e atit

Ai që i Mban Çelësat

Nuk nevojitet miratim

Ordinanca ose Bekimi

Përkushtimi i shtëpive

Ai që i Mban Çelësat

Nuk nevojitet miratim

Ordinanca ose Bekimi

Përkushtimi i varreve

Ai që i Mban Çelësat

Udhëheqësi i priftërisë që kryeson shërbesën

Ordinanca ose Bekimi

Bekimet patriarkale

Ai që i Mban Çelësat

Peshkopi

18.4

Ordinancat për Fëmijët e Mitur

Një fëmijë i mitur mund të bekohet, pagëzohet, konfirmohet, shugurohet në një detyrë të priftërisë ose veçohet në një thirrje vetëm me miratimin e 1) prindërve që kanë të drejtë ligjore për të marrë pjesë në vendimin, ose 2) kujdestarëve ligjorë. Për pyetje rreth të drejtave ligjore të prindërve që nuk kanë kujdestarinë ligjore, peshkopi ose presidenti i kunjit kërkon këshillë juridike nga Zyra e Kishës për Këshillim të Përgjithshëm ose nga zyra zonale (shihni 38.8.22).

Për orientime rreth pagëzimit dhe konfirmimit të fëmijëve të mitur, shihni 38.2.8.2.

18.5

Ordinancat e Kryera për Njerëz që Kanë Aftësi të Kufizuara dhe prej Njerëzve me Aftësi të Kufizuara

Shihni 38.2.4 dhe 38.2.5.

18.6

Vënia e Emrit dhe Bekimi i Fëmijëve

“Çdo anëtar i kishës së Krishtit që ka fëmijë duhet t’i sjellë ata te pleqtë përpara kishës, të cilët duhet të vënë duart e tyre mbi ta në emër të Jezu Krishtit dhe t’i bekojnë në emër të tij” (Doktrina e Besëlidhje 20:70).

Fëmijëve normalisht u vihet emri dhe bekohen gjatë mbledhjes së agjërimit dhe të dëshmisë në lagjen ku banojnë prindërit e tyre. Kjo është e vërtetë pavarësisht nëse prindërit e fëmijës janë të martuar apo jo. Nëse prindërit nuk banojnë së bashku, ordinanca zakonisht kryhen në lagjen ku do të jetojë kryesisht fëmija.

Përjashtimet nga koha dhe vendi tipik i bekimit të një fëmije duhet të miratohen nga peshkopi. Përjashtime të mundshme përfshijnë bekimet jo në të dielat e agjërimit, veçanërisht në lagjet me shumë foshnja të sapolindura dhe bekimet në një lagje tjetër ku jetojnë gjyshërit ose shumë pjesëtarë të familjes së fëmijës. Peshkopi gjithashtu mund t’i autorizojë mbajtësit e Priftërisë Melkizedeke që ta bekojnë fëmijën në shtëpi. Ai bekim drejtohet nga një anëtar i peshkopatës.

Për informacion rreth vënies së emrit dhe bekimit të fëmijëve në rrethana të veçanta, shihni 38.2.7.

18.6.1

Ai që e Jep Bekimin

Ordinanca e vënies së emrit dhe e bekimit të një fëmije kryhet nga mbajtës të Priftërisë Melkizedeke, në përputhje me vargun te Doktrina e Besëlidhje 20:70. Udhëheqësit e priftërisë i njoftojnë anëtarët për këtë përpara se fëmijëve të tyre t’u vihet emri dhe të bekohen. Udhëheqësit duhet të bëjnë çdo përpjekje që të shmangin sikletin ose lëndimin e individëve apo të familjeve.

Një person ose familje që dëshiron që një fëmijë të marrë një emër dhe një bekim, e bashkërendon kryerjen e ordinancës me peshkopin. Ai mban çelësat e priftërisë për vënien e emrit dhe bekimin e fëmijëve në lagje.

Një peshkop mund ta lejojë një baba, i cili mban Priftërinë Melkizedeke, që t’i vërë emrin dhe ta bekojë fëmijën e tij edhe nëse babai nuk është plotësisht i denjë për [të hyrë] në tempull (shihni 18.3). Peshkopët i nxitin etërit që të përgatiten për t’i bekuar vetë fëmijët e tyre.

Që të veprojë si zëri në bekimin e një fëmije, një njeri që është jashtë lagjes së tij vetjake, duhet t’i tregojë udhëheqësit kryesues një rekomandim aktual të tempullit. Ose ai mund të tregojë një Rekomandim për të Kryer një Ordinancë të nënshkruar nga një anëtar i peshkopatës së tij.

18.6.2

Udhëzime

Nën drejtimin e peshkopatës, mbajtësit e Priftërisë Melkizedeke mblidhen në një rreth për t’i vënë emrin dhe për ta bekuar një fëmijë. Ata i vendosin duart e tyre nën një foshnjë ose i vënë duart lehtë mbi kokën e një fëmije më të madh në moshë. Më pas ai që vepron si zëri:

  1. I drejtohet Atit Qiellor sikurse në lutje.

  2. Thotë se bekimi po kryhet me anë të autoritetit të Priftërisë Melkizedeke.

  3. I jep fëmijës një emër.

  4. I drejtohet fëmijës.

  5. I jep fëmijës një bekim siç udhërrëfehet nga Shpirti.

  6. E mbyll në emrin e Jezu Krishtit.

1:42

18.6.3

Formulari i Dokumentit të Fëmijës dhe Certifikata e Bekimit

Para se të bekohet një fëmijë, një nëpunës përdor sistemin Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit (BUN) [LCR] për të përgatitur një Formular të Dokumentit të Fëmijës. Pas bekimit, ai krijon një dokument anëtarësie në atë sistem dhe përgatit një Certifikatë Bekimi. Kjo certifikatë nënshkruhet nga peshkopi dhe u jepet prindërve ose kujdestarëve të fëmijës.

Emri në dokumentin e anëtarësisë dhe në certifikatë duhet të përputhet me certifikatën e lindjes, regjistrin civil të lindjeve ose emrin aktual zyrtar.

18.7

Pagëzimi

djalë duke u pagëzuar

Pagëzimi me anë të zhytjes në ujë nga dikush që ka autoritet, është i domosdoshëm që një person të bëhet anëtar i Kishës dhe të marrë Frymën e Shenjtë. Të gjithë ata që kërkojnë ekzaltim, duhet të ndjekin shembullin e Shpëtimtarit duke i marrë këto ordinanca. (Shihni te Mateu 3:13–17; Gjoni 3:3–7; Veprat e Apostujve 2:37–38; 2 Nefi 31:5–21.)

Për informacion rreth pagëzimit në rrethana të veçanta, shihni 38.2.8.

18.7.1

Miratimi për një Njeri që të Pagëzohet dhe Konfirmohet

18.7.1.1

Fëmijët që Janë Anëtarë me Dokument

Peshkopi mban çelësat e priftërisë për pagëzimin e anëtarëve me dokument të moshës 8‑vjeçare në një lagje. Këta fëmijë duhet të pagëzohen dhe konfirmohen në ditëlindjen e 8‑të ose sa më shpejt pas kësaj ditëlindjeje, si të jetë e arsyeshme (shihni te Doktrina e Besëlidhje 68:27). Këta janë fëmijë për të cilët ekzistojnë tashmë dokumente të anëtarësisë në Kishë (shihni 33.6.2). Kur ata mbushin moshën 8 vjeç, peshkopi sigurohet që ata të kenë çdo mundësi për ta pranuar ungjillin dhe për t’u pagëzuar e konfirmuar.

Për informacion mbi pagëzimin dhe konfirmimin e një personi që ka një aftësi të kufizuar intelektuale, shihni 38.2.4 dhe 38.2.8.1.

Peshkopi ose një këshilltar i caktuar i interviston fëmijët me dokument për pagëzim dhe konfirmim. Udhëzimet janë te 31.2.3.1.

Për informacion rreth plotësimit të Dokumentit të Pagëzimit dhe Konfirmimit, shihni 18.8.3.

Peshkopi u kushton vëmendje të veçantë fëmijëve 7‑vjeçarë në lagje, duke u siguruar që prindërit e tyre, udhëheqëset dhe mësuesit/et e Fillores dhe ata që u japin shërbesë familjeve të tyre, t’i ndihmojnë të përgatiten për pagëzim dhe konfirmim. Udhëheqësit e kuorumit të pleqve dhe udhëheqëset e Shoqatës së Ndihmës gjithashtu i nxitin prindërit që t’i përgatitin fëmijët e tyre për këto ordinanca.

18.7.1.2

Të Kthyerit në Besim

Presidenti i misionit mban çelësat e priftërisë për pagëzimin e të kthyerve në besim brenda një misioni. Për këtë arsye, misionarët kohëplotë i intervistojnë të kthyerit në besim për pagëzimin dhe konfirmimin. Udhëzimet janë te 31.2.3.2.

Për informacion rreth plotësimit të Dokumentit të Pagëzimit dhe Konfirmimit, shihni 18.8.3.

18.7.2

Shërbesat e Pagëzimit

Një shërbesë pagëzimi duhet të jetë e thjeshtë, e shkurtër dhe lartësuese nga ana shpirtërore. Ajo mund të përfshijë sa vijojnë:

  1. Muzikën para hapjes

  2. Një mirëseardhje të shkurtër nga vëllai që po kryeson shërbesën

  3. Një himn dhe lutje të hapjes

  4. Një ose dy mesazhe të shkurtra mbi tema të ungjillit, të tilla si pagëzimi dhe dhurata e Frymës së Shenjtë

  5. Një përzgjedhje muzikore

  6. Pagëzimin

  7. Një kohë nderimi ndërkohë që njerëzit të cilët morën pjesë në pagëzim, veshin rroba të thata (himne ose këngë Filloreje mund të luhen ose këndohen gjatë kësaj kohe)

  8. Konfirmimin e anëtarëve me dokument të moshës 8‑vjeçare; konfirmimin e të kthyerve në besim nëse vendoset nga peshkopi (shihni 18.8)

  9. Dhënien e dëshmive prej të kthyerve të rinj në besim, nëse dëshirohet

  10. Një himn dhe lutje mbylljeje

  11. Muzikën pas mbylljes

Kur një shërbesë pagëzimi për fëmijët e moshës 8 vjeç të cilët janë anëtarë me dokument, përfshin vetëm një lagje, një anëtar i peshkopatës e planifikon dhe e drejton atë. Ai mund t’u kërkojë udhëheqëseve të Fillores që të ndihmojnë për planifikimin.

Kur një shërbesë pagëzimi për këta fëmijë përfshin më shumë se një lagje, një anëtar i presidencës së kunjit ose një këshilltar i lartë i caktuar e planifikon dhe drejton atë. Ai mund t’u kërkojë udhëheqëseve të Fillores që të ndihmojnë për planifikimin. Duhet të marrë pjesë një anëtar i peshkopatës nga secila lagje me një fëmijë që po pagëzohet.

Anëtarët nuk duhet të kërkojnë kohë individuale për pagëzimin e një fëmije. Ata as nuk duhet të bëjnë kërkesa lidhur me përmbajtjen e shërbesës.

Shërbesat e pagëzimit për të kthyerit në besim duhet të organizohen sapo ata t’i kenë plotësuar kualifikimet te 31.2.3.2. Pagëzimi i një pjesëtari të familjes nuk duhet të vonohet derisa një baba të mund të marrë priftërinë dhe ta kryejë vetë pagëzimin.

Nën udhëzimin e peshkopatës, udhëheqësi i misionit të lagjes (nëse është thirrur një udhëheqës) ose anëtari i presidencës së kuorumit të pleqve që udhëheq punën misionare në lagje, planifikon dhe drejton shërbesat e pagëzimit për të kthyerit në besim. Ata bashkërendojnë me misionarët kohëplotë.

18.7.3

Ai që e Kryen Ordinancën

Ordinanca e pagëzimit kryhet nga një prift ose një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke. Personi që e kryen një pagëzim, duhet të miratohet nga peshkopi (ose nga presidenti i misionit nëse një misionar kohëplotë po kryen pagëzimin).

Një peshkop mund ta lejojë një baba, i cili është një prift ose një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke, që të pagëzojë fëmijën e tij edhe nëse babai nuk është plotësisht i denjë për [të hyrë] në tempull (shihni 18.3). Peshkopët i nxitin etërit që të përgatiten për t’i pagëzuar vetë fëmijët e tyre.

Për të kryer një pagëzim, një njeri që është jashtë lagjes së vet, duhet t’i tregojë udhëheqësit kryesues një rekomandim aktual tempulli. Ose ai mund të tregojë një Rekomandim për të Kryer një Ordinancë të nënshkruar nga një anëtar i peshkopatës së tij.

18.7.4

Ku të Kryhet Ordinanca

Pagëzimet duhet të kryhen në një vaskë pagëzimi nëse një e tillë është në dispozicion. Nëse nuk ka një vaskë, mund të përdoret një vend i sigurt me ujë. Duhet të jetë aq i madh sa personi që kryen ordinancën dhe personi që po pagëzohet, të qëndrojnë brenda tij. Uji nuk përkushtohet për pagëzime.

Nëse përdoret një vaskë, orari për pagëzimin planifikohet nëpërmjet një anëtari të caktuar në lagjen e peshkopit veprues.

Për siguri, një njeri i përgjegjshëm në moshë madhore duhet të jetë i pranishëm, ndërkohë që mbushet vaska e pagëzimit dhe duhet të qëndrojë derisa ajo të zbrazet, pastrohet dhe sigurohet. Vaska duhet të thahet menjëherë pas çdo shërbese pagëzimi. Dyert e vaskës duhet të mbyllen me çelës kur ajo nuk është në përdorim.

18.7.5

Veshjet

Personi që kryen një pagëzim dhe personi që po pagëzohet, veshin rroba të bardha që nuk janë të tejdukshme kur lagen. Një person që e ka marrë dhurimin në tempull, vesh veshjen e brendshme të tempullit nën këtë veshje kur kryen një pagëzim. Njësitë vendore blejnë veshje pagëzimi me fondet e buxhetit dhe nuk vënë tarifë për përdorimin e tyre.

18.7.6

Dëshmitarët

Dy dëshmitarë, të miratuar nga udhëheqësi kryesues, e shohin secilin pagëzim për t’u siguruar që ai kryhet siç duhet. Anëtarët dhe anëtaret e pagëzuara të Kishës, përfshirë fëmijët, të rinjtë e të rejat, mund të shërbejnë si dëshmitarë.

Një pagëzim duhet të përsëritet nëse fjalët nuk thuhen saktësisht siç janë dhënë te Doktrina e Besëlidhje 20:73. Ai gjithashtu duhet të përsëritet nëse një pjesë e trupit, flokëve ose veshjes së personit nuk zhytet plotësisht.

18.7.7

Udhëzime

Për të kryer ordinancën e pagëzimit, një prift ose mbajtës i Priftërisë Melkizedeke:

  1. Qëndron në këmbë në ujë bashkë me personin që po pagëzohet.

  2. Mban kyçin e dorës së djathtë të personit me dorën e vet të majtë (për lehtësi dhe siguri). Personi që po pagëzohet, mban kyçin e dorës së majtë të mbajtësit të priftërisë me dorën e tij ose të saj të majtë.

  3. Ngre krahun e djathtë në formën e skuadrës.

  4. Shqipton emrin e plotë të personit dhe thotë: “Duke qenë i autorizuar nga Jezu Krishti, unë të pagëzoj në emër të Atit dhe të Birit, dhe të Frymës së Shenjtë. Amen” (Doktrina e Besëlidhje 20:73).

  5. E lejon personin të mbyllë hundën me dorën e djathtë (për lehtësi); më pas vë dorën tij të djathtë në pjesën e sipërme të shpinës së personit dhe e zhyt atë plotësisht, përfshirë edhe veshjen. Zhytja është më e lehtë nëse personi i përkul gjunjët.

  6. E ndihmon personin të dalë nga uji.

3:16

18.7.8

Dokumenti i Pagëzimit

Për informacion rreth bërjes së një dokumenti të një pagëzimi, shihni 18.8.3.

18.8

Konfirmimi dhe Dhurata e Frymës së Shenjtë

Pasi një person pagëzohet, ai ose ajo konfirmohet anëtar ose anëtare e Kishës dhe merr Frymën e Shenjtë me anë të vënies së duarve (shihni te Doktrina e Besëlidhje 20:41; Veprat e Apostujve 19:1–6). Personi bëhet anëtar i Kishës pasi të dyja këto ordinanca kryhen dhe regjistrohen siç duhet (shihni te Gjoni 3:5; Doktrina e Besëlidhje 33:11; 3 Nefi 27:20).

Për informacion rreth konfirmimit në rrethana të veçanta, shihni 38.2.8.

Peshkopi mban çelësat e priftërisë për konfirmimin e anëtarëve me dokument të moshës 8‑vjeçare në lagjen e tij. Presidenti i misionit mban çelësat për konfirmimin e të kthyerve në besim (për një përkufizim të pagëzimit për një të kthyer në besim, shihni 31.2.3.2).

Peshkopi mbikëqyr kryerjen e konfirmimeve. Fëmijët tetëvjeçarë zakonisht konfirmohen në ditën që pagëzohen. Të kthyerit në besim normalisht konfirmohen në një mbledhje sakramenti në lagjen ku banojnë, parapëlqehet të dielën pas pagëzimit të tyre. Megjithatë, peshkopi mund ta lejojë konfirmimin që të ndodhë në shërbesën e pagëzimit si një përjashtim.

Një anëtar i peshkopatës ndjek orientimet te 29.2.1.1 kur prezantohen anëtarë të rinj.

e re duke u konfirmuar

18.8.1

Ai që e Kryen Ordinancën

Ordinanca e konfirmimit kryhet nga mbajtës të Priftërisë Melkizedeke. Personi që vepron si zëri, duhet të miratohet nga peshkopi (ose nga presidenti i misionit nëse një misionar kohëplotë po e kryen konfirmimin).

Vetëm një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke që është i denjë për [të hyrë] në tempull, mund të veprojë si zëri për një konfirmim. Sidoqoftë, një peshkop mund ta lejojë një baba i cili mban Priftërinë Melkizedeke, që të qëndrojë në rreth për konfirmimin e fëmijës së tij edhe nëse babai nuk është plotësisht i denjë për [të hyrë] në tempull (shihni 18.3).

Së paku një anëtar i peshkopatës merr pjesë në këtë ordinancë. Kur pleqtë [eldërat] misionarë i kanë dhënë mësim një të kthyeri në besim, peshkopi i fton të jenë të pranishëm.

Që të veprojë si zëri në këtë ordinancë, një person që është jashtë lagjes së tij vetjake, duhet t’i tregojë udhëheqësit kryesues një rekomandim aktual tempulli. Ose ai mund të tregojë një Rekomandim për të Kryer një Ordinancë të nënshkruar nga një anëtar i peshkopatës së tij.

18.8.2

Udhëzime

Nën drejtimin e peshkopatës, një ose më shumë mbajtës të Priftërisë Melkizedeke mund të marrin pjesë në një konfirmim. Ata i vënë duart e tyre lehtë mbi kokën e personit. Më pas ai që vepron si zëri:

  1. E thërret personin me emrin e tij ose të saj të plotë.

  2. Thotë se ordinanca po kryhet me anë të autoritetit të Priftërisë Melkizedeke.

  3. E konfirmon personin një anëtar të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

  4. Thotë “merre Frymën e Shenjtë” (jo “merre dhuratën e Frymës së Shenjtë”).

  5. Jep fjalë bekimi siç udhërrëfehet nga Shpirti.

  6. E mbyll në emrin e Jezu Krishtit.

1:55

18.8.3

Dokumenti dhe Certifikata e Pagëzimit dhe e Konfirmimit

Para se një fëmijë që është një anëtar prej dokumentit, të intervistohet për pagëzimin, një nëpunës përdor sistemin BUN [LCR] që të përgatitë një Formular të Pagëzimit dhe të Konfirmimit. Peshkopi ose një këshilltar i caktuar kryen intervistën dhe e nënshkruan formularin. Pas pagëzimit dhe konfirmimit, një nëpunës e përdor këtë formular për të përditësuar dokumentin e anëtarësisë së fëmijës në sistemin BUN.

Kur një misionar kohëplotë e interviston një të kthyer në besim për pagëzimin, ai plotëson Dokumentin e Pagëzimit dhe të Konfirmimit duke përdorur programin Libri i Planifikimit Zonal (LPZ). Pas pagëzimit dhe konfirmimit, misionarët e shënojnë informacionin në programin LPZ dhe ia dorëzojnë atë elektronikisht nëpunësit të lagjes. Nëpunësi i lagjes e shqyrton informacionin në sistemin BUN dhe krijon dokumentin e anëtarësisë.

Pasi krijohet dokumenti i anëtarësisë, një nëpunës përgatit një Certifikatë Pagëzimi dhe Konfirmimi. Kjo certifikatë nënshkruhet nga peshkopi dhe i jepet personit.

Emri në dokumentin e anëtarësisë dhe në certifikatë duhet të përputhet me certifikatën e lindjes, regjistrin civil të lindjeve ose emrin aktual zyrtar.

18.9

Sakramenti

Anëtarët e Kishës mblidhen në ditën e Shabatit për të adhuruar Perëndinë dhe për të marrë sakramentin (shihni te Doktrina e Besëlidhje 20:75; 59:9; Moroni 6:5–6). Gjatë kësaj ordinance, ata marrin nga buka dhe uji për të kujtuar flijimin nga ana e Shpëtimtarit të mishit dhe të gjakut të Tij dhe për të përtërirë besëlidhjet e tyre të shenjta (shihni te Mateu 26:26–28; Përkthimi prej Joseph Smith-it, Marku 14:20–25; Lluka 22:15–20; 3 Nefi 18; Moroni 6:6). Çdo njeri duhet të jetë nderues gjatë bekimit dhe shpërndarjes së sakramentit.

18.9.1

Miratimi për të Administruar Sakramentin

Peshkopi mban çelësat e priftërisë për administrimin e sakramentit në lagje. Të gjithë ata që marrin pjesë në përgatitjen, bekimin dhe shpërndarjen e sakramentit, duhet të marrin miratim nga ai ose dikush nën drejtimin e tij.

Nëse anëtarët e lagjes së tij nuk janë në gjendje të marrin pjesë në sakrament ngaqë nuk janë në gjendje të dalin nga shtëpia, ngaqë janë në një qendër përkujdesi apo spital, peshkopi mund të autorizojë mbajtësit e priftërisë që t’ua administrojnë sakramentin atyre. Ai mund ta autorizojë këtë edhe nëse ata janë përkohësisht jashtë kufijve të lagjes së tij. Megjithatë, atij nuk i lejohet të autorizojë që sakramenti t’u jepet anëtarëve jashtë kufijve të lagjes së tij në rrethana të tjera.

Në rrethana të rralla, mbledhja e sakramentit mund të mos mbahet për një kohë të gjatë. Në këto situata, një peshkop mund të autorizojë mbajtës të denjë të priftërisë në lagjen e tij që të përgatitin dhe administrojnë sakramentin në shtëpitë e tyre çdo Shabat. Peshkopi gjithashtu mund t’i autorizojë ata që ta përgatitin dhe administrojnë sakramentin për anëtarët e lagjes që nuk kanë mbajtës të priftërisë në shtëpitë e tyre.

Kur peshkopi autorizon që sakramenti të përgatitet dhe administrohet jashtë shërbimeve standarde të Kishës, ende gjejnë zbatim udhëzimet te 18.9.2 rreth personit që kryen ordinancën.

18.9.2

Ai që e Kryen Ordinancën

  • Mësuesit, priftërinjtë dhe mbajtësit e Priftërisë Melkizedeke mund ta përgatitin sakramentin.

  • Priftërinjtë dhe mbajtësit e Priftërisë Melkizedeke mund ta bekojnë sakramentin.

  • Dhjakët, mësuesit, priftërinjtë dhe mbajtësit e Priftërisë Melkizedeke mund ta shpërndajnë sakramentin.

Kur ka mjaft mbajtës të Priftërisë Aarone, ata zakonisht i kryejnë këto detyra. Kur nuk ka mjaft dhjakë që ta shpërndajnë sakramentin, presidenti i kuorumit të dhjakëve këshillohet me peshkopin se cilët të ftojë për të ndihmuar. Në përgjithësi, ai u kërkon mësuesve dhe priftërinjve për të ndihmuar përpara se t’u kërkojë pleqve dhe priftërinjve të lartë.

18.9.3

Orientimet për Sakramentin

Për shkak të natyrës së shenjtë të sakramentit, udhëheqësit e priftërisë duhet të përgatiten me kujdes që ai të kryhet me rregull dhe nderim. Mbulesat e tryezës së sakramentit duhet të jenë të bardha, të pastra dhe të hekurosura. Tabakatë e sakramentit duhet të jenë të pastra. Tabakatë dhe gotat e sakramentit duhet të porositen shumë kohë më parë.

Ata që e administrojnë sakramentin, duhet ta bëjnë këtë gjë në mënyrë dinjitoze, duke e kuptuar se po përfaqësojnë Zotin. Peshkopata i inkurajon ata që të përsiatin për Shlyerjen e Shpëtimtarit teksa përgatitin, bekojnë dhe shpërndajnë sakramentin.

Ata që e administrojnë sakramentin, duhet të kenë paraqitje të hijshme dhe të pastër. Nuk duhet të veshin rroba ose bizhuteri që mund ta largojnë vëmendjen nga adhurimi dhe bërja e besëlidhjeve, të cilat janë qëllimi i sakramentit. Nëse peshkopi ka nevojë që ta këshillojë një mbajtës të priftërisë lidhur me çështje të tilla, ai e bën këtë gjë me dashuri. Ai gjithashtu merr parasysh pjekurinë e personit në Kishë.

Shpërndarja e sakramentit duhet të jetë e natyrshme dhe jo tepër formale. Për shembull, veprime të caktuara (të tilla si mbajtja e dorës së majtë prapa shpine) ose paraqitje të caktuara (si veshja të gjithë njësoj) nuk duhet të kërkohen.

Bashkësia këndon një himn sakramenti ndërkohë që copëtohet buka. Këngët solo ose muzika instrumentale nuk duhet ta zëvendësojnë këtë himn. Asnjë muzikë nuk duhet të luhet gjatë shpërndarjes së sakramentit ose menjëherë pas shpërndarjes.

Nëse anëtarët kanë alergji nga ushqimet ose nuk kanë tolerancë ndaj glutenit, ata e diskutojnë me një anëtar të peshkopatës se çfarë përshtatjesh të bëjnë për sakramentin. Sipas nevojës, peshkopata mund ta ndryshojë procedurën për administrimin e sakramentit për ta.

Në përgjithësi, buka duhet të copëtohet si pjesë e ordinancës së sakramentit. Gjithsesi, që të ruhet shëndeti dhe siguria e një anëtari të caktuar, ai anëtar mund ta sjellë vetë bukën pa alergjenë ose një tjetër zëvendësues të ngjashëm me bukën, të copëtuar dhe në një qese të mbyllur plastike ose në një gotë. Ata ia japin këtë një mbajtësi të priftërisë që ta vendosë në një tabaka më vete. Peshkopata i ndihmon ata që shpërndajnë sakramentin, për të njohur anëtarët të cilëve duhet t’u jepet artikulli pa alergjenë.

Shihni te disability.ChurchofJesusChrist.org për orientime rreth alergjive nga ushqimet.

Edhe pse sakramenti është vetëm për anëtarët e Kishës, nuk duhet të bëhet asgjë për t’i penguar njerëzit e tjerë që ta marrin atë.

i ri duke shpërndarë sakramentin

18.9.4

Udhëzime

  1. Ata që e përgatitin, bekojnë ose shpërndajnë sakramentin, fillimisht i lajnë duart me sapun ose pastrues të tjerë.

  2. Mësuesit, priftërinjtë ose mbajtësit e Priftërisë Melkizedeke sigurojnë që tabakatë e bukës me bukë të pacopëtuar, tabakatë e ujit me gota të mbushura me ujë të freskët dhe mbulesat e pastra të tryezës të jenë në vend përpara mbledhjes.

  3. Ndërsa anëtarët e lagjes këndojnë një himn sakramenti, ata që do ta bekojnë sakramentin, ngrihen në këmbë me nderim, heqin pëlhurën që mbulon tabakatë e bukës, dhe e ndajnë bukën në copa të vogla sa një kafshatë.

  4. Pas himnit, personi që bekon bukën, ulet në gjunjë dhe thotë lutjen e sakramentit për bukën (shihni te Doktrina e Besëlidhje 20:77).

  5. Peshkopi sigurohet që lutjet e sakramentit thuhen qartë, me saktësi dhe me dinjitet. Nëse dikush bën një gabim në fjalët dhe e korrigjon vetveten, nuk nevojitet korrigjim i mëtejshëm. Nëse personi nuk e korrigjon gabimin e tij, peshkopi me mirësi i kërkon atij që ta përsëritë lutjen. Peshkopi përdor maturi kur kërkon që të përsëritet lutja. Ai sigurohet që bërja e kësaj gjëje nuk shkakton siklet të panevojshëm ose heqje të vëmendjes nga ordinanca. Një person tjetër tek tavolina e sakramentit mund të ndihmojë sipas nevojës.

  6. Pas lutjes, mbajtësit e priftërisë me nderim ua shpërndajnë bukën anëtarëve. Udhëheqësi kryesues e merr atë fillimisht, pas të cilit nuk ka një rend të caktuar. Pasi një tabaka u kalohet anëtarëve, ata mund ta pasojnë nga njëri tek tjetri.

  7. Anëtarët marrin me dorën e tyre të djathtë kur është e mundur.

  8. Kur buka u është shpërndarë të gjithë anëtarëve, ata që e shpërndajnë sakramentin, i kthejnë tabakatë tek tryeza e sakramentit. Ata që e bekojnë sakramentin, vendosin një mbulesë mbi tabakatë e bukës dhe zbulojnë tabakatë e ujit.

  9. Personi që bekon ujin, ulet në gjunjë dhe thotë lutjen e sakramentit për ujin (shihni te Doktrina e Besëlidhje 20:79). Ai e zëvendëson fjalën verë me ujë.

  10. Pas lutjes, mbajtësit e priftërisë me nderim ua shpërndajnë ujin anëtarëve. Udhëheqësi kryesues e merr atë fillimisht, pas të cilit nuk ka një rend të caktuar.

  11. Kur uji u është shpërndarë të gjithë anëtarëve, ata që e shpërndajnë sakramentin, i kthejnë tabakatë tek tryeza e sakramentit. Ata që e bekuan sakramentin, vendosin një mbulesë mbi tabakatë dhe ata që e bekuan dhe shpërndanë sakramentin, me nderim zënë vendet e tyre.

  12. Pas mbledhjes, ata që e përgatitën sakramentin, pastrojnë, palosin mbulesat dhe heqin ndonjë bukë të papërdorur.

3:32

18.10

Dhënia e Priftërisë dhe Shugurimi në një Detyrë

Ka dy ndarje të priftërisë: Aarone dhe Melkizedeke (shihni 3.3; Doktrina e Besëlidhje 107:1, 6). Kur priftëria i jepet një personi, ai gjithashtu shugurohet në një detyrë në atë priftëri. Pasi të jetë dhënë ndonjëra nga këto priftëri, një mashkull ka nevojë vetëm të shugurohet në detyra të tjera në atë priftëri.

Për informacion rreth shugurimeve në priftëri në rrethana të veçanta, shihni 38.2.9.

18.10.1

Priftëria Melkizedeke

Presidenti i kunjit mban çelësat e priftërisë për dhënien e Priftërisë Melkizedeke dhe shugurimet në detyrat e plakut dhe të priftit të lartë. Sidoqoftë, zakonisht peshkopi jep rekomandime për këto shugurime.

18.10.1.1

Pleqtë

Vëllezërit e denjë mund ta marrin Priftërinë Melkizedeke dhe të shugurohen pleq kur janë 18 vjeç e lart. Nisur nga rrethanat individuale, peshkopi vendos nëse një i ri duhet të rekomandohet për t’u shuguruar si plak pak kohë pas ditëlindjes së 18‑të apo të qëndrojë më gjatë në kuorumin e priftërinjve. Këto rrethana të një të riu përfshijnë sa vijon:

  • Dëshminë dhe pjekurinë.

  • Diplomimin nga shkolla.

  • Dëshirën për të vazhduar me bashkëmoshatarët.

  • Frekuentimin e kolegjit.

Për ta marrë këtë vendim, peshkopi këshillohet së pari me të riun dhe prindërit ose kujdestarët e tij. Të rinjtë e denjë duhet të shugurohen pleq përpara se të mbushin moshën 19 vjeç ose përpara se të largohen nga shtëpia për të frekuentuar kolegjin, për të shërbyer në një mision kohëplotë, për të shërbyer në ushtri apo për të pranuar punësim kohëplotë.

Meshkujt e pagëzuar kohët e fundit, të moshave 18 vjeç e lart, shugurohen pleq pasi:

  • Ta kenë marrë Priftërinë Aarone dhe të kenë shërbyer si priftërinj.

  • Të kenë zhvilluar kuptueshmëri të mjaftueshme për ungjillin.

  • Ta kenë demonstruar denjësinë e tyre.

Nuk kërkohet një kohë e caktuar si anëtar i Kishës.

18.10.1.2

Priftërinjtë e Lartë

Burrat shugurohen si priftërinj të lartë kur thirren në një presidencë kunji, këshill të lartë ose peshkopatë. Ata gjithashtu mund të shugurohen në raste të tjera siç përcaktohen nga presidenti i kunjit nëpërmjet marrjes në konsideratë dhe frymëzimit plot lutje.

18.10.1.3

Kryerja e Intervistave dhe Mbështetja

Me miratimin e presidencës së kunjit, peshkopi e interviston vëllanë sikurse udhëzohet në Dokumentin e Shugurimit në Priftërinë Melkizedeke. Më pas edhe një anëtar i presidencës së kunjit e interviston atë. Me miratim nga presidenti i misionit, presidenti i distriktit mund të intervistojë një vëlla që të shugurohet si plak (shihni 6.3). Për udhëzime rreth këtyre intervistave, shihni 31.2.6.

Pas intervistës, presidenca e kunjit i kërkon këshillit të lartë të mbështetë vendimin për ta shuguruar vëllanë. Një anëtar i presidencës së kunjit e paraqet atë për mbështetje në sesionin e përgjithshëm të konferencës së kunjit (shihni 18.10.3). Me miratim nga presidenti i misionit, një president distrikti mund ta paraqesë një vëlla për mbështetje që të shugurohet si plak (shihni 6.3).

18.10.2

Priftëria Aarone

Peshkopi mban çelësat e priftërisë për dhënien e Priftërisë Aarone dhe shugurimin në detyrat e dhjakut, të mësuesit dhe të priftit. Vëllezër të denjë zakonisht shugurohen në këto detyra sipas moshave vijuese, por jo më herët:

  • Dhjakët në fillim të vitit kur mbushin 12 vjeç

  • Mësuesit në fillim të vitit kur mbushin 14 vjeç

  • Priftërinjtë në fillim të vitit kur mbushin 16 vjeç

Peshkopi ose një këshilltar i caktuar i interviston ata që duhet të shugurohen dhjakë ose mësues për të përcaktuar nëse janë të përgatitur shpirtërisht. Peshkopi i interviston vëllezërit që duhet të shugurohen në detyrën e priftit.

Përpara se të intervistojë një të ri për shugurimin në priftëri, një anëtar i peshkopatës merr leje nga prindërit ose kujdestarët ligjorë të të riut. Nëse prindërit janë shkurorëzuar, ai merr leje nga prindi ose prindërit që kanë kujdestarinë ligjore.

Nëse vëllai gjendet i denjë në intervistë, një anëtar i peshkopatës e paraqit atë për mbështetje në mbledhjen e sakramentit (shihni 18.10.3).

Për informacion rreth shugurimit të vëllezërve të pagëzuar kohët e fundit, shihni 38.2.9.1.

18.10.3

Paraqitja e një Anëtari për t’u Mbështetur përpara se Ai të Shugurohet

Pasi një vëlla është intervistuar dhe është gjetur i denjë që të shugurohet në një detyrë në priftëri, ai paraqitet për mbështetje (shihni te Doktrina e Besëlidhje 20:65, 67). Vëllezërit që po shugurohen si pleq ose priftërinj të lartë, paraqiten nga një anëtar i presidencës së kunjit në një sesion të përgjithshëm të konferencës së kunjit (shihni 6.3 për udhëzime për presidentët e distrikteve). Vëllezërit që po shugurohen si dhjakë, mësues ose priftërinj, paraqiten nga një anëtar i peshkopatës në mbledhjen e sakramentit.

Personi që e drejton mbështetjen, i kërkon vëllait të ngrihet në këmbë. Ai njofton propozimin për t’i dhënë vëllait Priftërinë Aarone ose Melkizedeke (nëse nevojitet) dhe për ta shuguruar atë në detyrën e priftërisë. Më pas i fton anëtarët që ta mbështetin propozimin. Për shembull, për ta paraqitur një vëlla që të shugurohet si plak, ai mund të përdorë fjalë si këto:

“Ne propozojmë që [emri] të marrë Priftërinë Melkizedeke dhe të shugurohet një plak. Ata që janë dakord, mund ta tregojnë këtë me dorën të ngritur lart. [Ndalon shkurtimisht.] Ata që janë kundër, nëse ka, gjithashtu mund ta tregojnë atë. [Ndalon shkurtimisht.]”

Personi që po paraqitet, duhet të marrë pjesë në mbështetjen. Nëse po paraqitet më shumë se një person, ata mund të mbështeten si grup.

Nëse një anëtar me status të mirë e kundërshton shugurimin, një udhëheqës kryesues ose një udhëheqës tjetër i caktuar i priftërisë takohet me të në privatësi pas mbledhjes. Udhëheqësi përpiqet të kuptojë përse anëtari është në kundërshtim. Ai mëson nëse anëtari di për ndonjë sjellje që mund ta shkualifikojë personin nga të shuguruarit në detyrën e priftërisë.

Vetëm anëtarët me status të mirë mund të marrin pjesë në mbështetjen. Sidoqoftë, nëse një anëtar jo me status të mirë ose një person që nuk është anëtar, e kundërshton veprimin, peshkopi ose presidenti i kunjit mund ta dëgjojë shqetësimin e tij ose të saj në privatësi pas mbledhjes.

Në disa raste, një vëlla mund të kenë nevojë të shugurohet një plak ose prift i lartë përpara se të mund të paraqitet në një konferencë të kunjit. Kur ndodh kjo, ai paraqitet për mbështetje në mbledhjen e sakramentit të lagjes së tij. Ai më pas paraqitet në mbledhjen e ardhshme të konferencës së kunjit për ta ratifikuar shugurimin (duke e përshtatur procesin për mbështetjen, të përshkruar më lart). Kjo përfshin që anëtarëve të kunjit t’u jepet mundësi për ta mbështetur ose kundërshtuar veprimin.

burrë që po shugurohet

18.10.4

Ai që e Kryen Ordinancën

Presidenti i kunjit ose një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke nën drejtimin e tij mund të shugurojë një burrë në detyrën e plakut. Me miratim nga presidenti i misionit, presidenti i distriktit ose dikush nën drejtimin e tij mund ta kryejë shugurimin (shihni 6.3). Vetëm mbajtësit e Priftërisë Melkizedeke mund të qëndrojnë në rreth.

Presidenti i kunjit ose një prift i lartë nën drejtimin e tij mund ta shugurojë një burrë në detyrën e priftit të lartë. Vetëm priftërinjtë e lartë mund të qëndrojnë në rreth.

Një person i cili shuguron një burrë në një detyrë të Priftërisë Melkizedeke, duhet të jetë i denjë për [të hyrë] në tempull. Presidenti i kunjit ose dikush që ai e cakton, duhet të jetë i pranishëm.

Një prift ose një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke mund ta shugurojë një vëlla në detyrën e dhjakut, të mësuesit ose priftit. Ai duhet të autorizohet nga peshkopi. Peshkopi ose dikush që ai e cakton, duhet të jetë i pranishëm.

Për të marrë pjesë në një shugurim në Priftërinë Aarone, një person duhet të jetë një prift ose mbajtës i Priftërisë Melkizedeke.

Një peshkop mund ta lejojë një baba i cili është një prift ose një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke, që të shugurojë birin e tij në detyrën e dhjakut, mësuesit ose priftit edhe nëse babai nuk është plotësisht i denjë për [të hyrë] në tempull (shihni 18.3). Peshkopët i nxitin etërit që të përgatiten për t’i shuguruar vetë bijtë e tyre.

Që të veprojë si zëri në këtë ordinancë, një person që është jashtë lagjes së tij vetjake, duhet t’i tregojë udhëheqësit kryesues një rekomandim aktual tempulli. Ose ai mund të tregojë një Rekomandim për të Kryer një Ordinancë të nënshkruar nga një anëtar i peshkopatës së tij.

18.10.5

Udhëzime

Për të dhënë priftërinë dhe për ta shuguruar një person në një detyrë në priftëri, një ose më shumë mbajtës të autorizuar të priftërisë i vendosin duart e tyre lehtë mbi kokën e personit. Më pas ai që vepron si zëri:

  1. E thërret personin me emrin e tij të plotë.

  2. Shpall autoritetin që ai mban për të kryer ordinancën (Priftërinë Aarone ose Melkizedeke).

  3. Jep Priftërinë Aarone ose Melkizedeke, nëse nuk është dhënë ende.

  4. E shuguron personin në një detyrë në Priftërinë Aarone ose Melkizedeke dhe i jep të drejtat, fuqitë dhe autoritetin e asaj detyre. (Çelësat e priftërisë nuk dhurohen kur jepet priftëria ose bëhet shugurimi në një detyrë, përveçse kur shugurohet një peshkop.)

  5. Jep fjalë bekimi siç udhërrëfehet nga Shpirti.

  6. E mbyll në emrin e Jezu Krishtit.

Për ta shuguruar një person në një detyrë të priftërisë pasi ai e ka pasur tashmë të dhënë mbi të priftërinë e duhur, personi që kryen ordinancën e lë pa kryer hapin 3.

Një shugurim është një mundësi për të dhënë një bekim. Këshillë dhe udhëzim i hollësishëm rreth detyrave të një personi jepen përpara dhe pas shugurimit. Ato nuk duhet të jenë përqendrimi i bekimit. Nuk është e nevojshme të ketë lutje, dëshmi ose udhëzime kur dikush shugurohet.

1:59

18.10.6

Dokumenti dhe Certifikata e Shugurimit

Para se një burrë të intervistohet për t’u shuguruar në një detyrë në Priftërinë Melkizedeke, një nëpunës përdor sistemin BUN [LCR] që të përgatitë një Dokument të Shugurimit në Priftërinë Melkizedeke. Presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar kryen intervistën dhe nënshkruan formularin nëse plotësohen të gjitha kushtet e denjësisë.

Pas shugurimit, presidenti i kunjit ose përfaqësuesi i tij i caktuar e plotëson formularin dhe ia jep një nëpunësi. Ai e shënon shugurimin në sistemin BUN [LCR] dhe përgatit një certifikatë shugurimi. Kjo certifikatë nënshkruhet nga presidenti i kunjit dhe i jepet personit.

Përpara se një vëlla të intervistohet për t’u shuguruar në një detyrë në Priftërinë Aarone, një nëpunës përdor sistemin BUN [LCR] që të përgatitë një Dokument të Shugurimit në Priftërinë Aarone. Peshkopi ose një këshilltar i caktuar kryen intervistën dhe nënshkruan formularin nëse plotësohen të gjitha kushtet e denjësisë.

Pas shugurimit, peshkopi ose një këshilltar i caktuar e plotëson formularin dhe ia jep një nëpunësi. Ai e shënon shugurimin në sistemin BUN [LCR] dhe përgatit një certifikatë shugurimi.

Emri aktual zyrtar i një personi duhet të përdoret në dokumentin dhe certifikatën e shugurimit.

18.11

Veçimi i Anëtarëve që të Shërbejnë në Thirrje

Anëtarët që thirren dhe mbështeten në shumicën e pozicioneve në Kishë, duhet të veçohen për të shërbyer në atë pozicion (shihni te Gjoni 15:16; Doktrina e Besëlidhje 42:11; shihni edhe 3.4.3.1 në këtë manual). Gjatë veçimit, personit i jepet 1) autoriteti për të vepruar në atë thirrje dhe 2) fjalët e bekimit siç udhërrëfehen nga Shpirti.

Presidentët e kunjeve, peshkopët dhe presidentët e kuorumeve i marrin çelësat e presidencës kur veçohen (shihni 3.4.1.1). Gjithsesi, fjala çelësa nuk duhet të përdoret kur anëtarët veçohen për të shërbyer në thirrje të tjera, përfshirë këshilltarët në presidencat.

Për informacion rreth thirrjes, shugurimit dhe veçimit të peshkopëve, shihni 30.7.

18.11.1

Ai që e Kryen Veçimin

Veçimi kryhet nga një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke. Ai duhet të marrë miratim nga udhëheqësi i cili mban çelësat e duhur të priftërisë. Ata që autorizohen për të kryer një veçim, përmenden te 30.8. Një plak nuk duhet të veprojë si zëri ose të qëndrojë në rreth kur një burrë veçohet në një detyrë që kërkon që ai të jetë prift i lartë.

Nën drejtimin e udhëheqësit kryesues, një ose më shumë mbajtës të Priftërisë Melkizedeke mund të marrin pjesë në një veçim. Presidentët veçohen përpara këshilltarëve të tyre.

Një udhëheqës kryesues mund ta lejojë një bashkëshort ose baba, i cili mban Priftërinë Melkizedeke, që të qëndrojë në rrethin për veçimin e bashkëshortes ose fëmijëve të tij, edhe nëse ai nuk është plotësisht i denjë për [të hyrë] në tempull (shihni 18.3).

18.11.2

Udhëzime

Një ose më shumë mbajtës të autorizuar të Priftërisë Melkizedeke i vendosin duart e tyre lehtë mbi kokën e personit. Më pas ai që vepron si zëri:

  1. E thërret personin me emrin e tij ose të saj të plotë.

  2. Thotë se ai po vepron me anë të autoritetit të Priftërisë Melkizedeke.

  3. E veçon personin në thirrjen në kunj, lagje, kuorum ose klasë.

  4. Jep çelësa nëse personi duhet t’i marrë ata.

  5. Jep fjalë bekimi siç udhërrëfehet nga Shpirti.

  6. E mbyll në emrin e Jezu Krishtit.

Një veçim nuk është një mbledhje formale me lutje ose dëshmi. As nuk është një kohë për të dhënë udhëzime të hollësishme. Ato jepen gjatë trajnimit, jo si pjesë e bekimit.

18.12

Përkushtimi i Vajit

Mbajtësit e Priftërisë Melkizedeke duhet ta përkushtojnë vajin e ullirit përpara se të përdoret për të vajosur të sëmurët ose të munduarit (shihni te Jakob [Bibël] 5:14). Nuk mund të përdoret asnjë vaj tjetër.

Anëtarët nuk duhet ta pinë vajin e përkushtuar ose ta vënë në pjesë të sëmura të trupit.

18.12.1

Ai që e Kryen Ordinancën

Një ose më shumë mbajtës të Priftërisë Melkizedeke mund ta përkushtojnë vajin. Ata nuk kanë nevojë të kërkojnë miratim nga një udhëheqës i priftërisë.

18.12.2

Udhëzime

Për ta përkushtuar vajin, një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke:

  1. Mban një enë të hapur me vaj ulliri.

  2. I drejtohet Atit Qiellor sikurse në lutje.

  3. Thotë se ai po vepron me anë të autoritetit të Priftërisë Melkizedeke.

  4. E përkushton vajin (jo enën) dhe e veçon për vajosjen dhe bekimin e të sëmurëve dhe të munduarve.

  5. E mbyll në emrin e Jezu Krishtit.

1:13

18.13

Administrimi ndaj të Sëmurëve

Zakonisht administrimi ndaj të sëmurëve duhet të bëhet me kërkesën e personit që e merr bekimin ose me kërkesën e të tjerëve që shqetësohen, me qëllim që bekimi të jetë sipas besimit të tyre (shihni te Jakob [Bibël] 5:14; Doktrina e Besëlidhje 24:13–14; 42:43–44, 48–52).

Administrimi ndaj të sëmurëve “me anë të vënies së duarve” ka dy pjesë: vajosjen me vaj dhe vulosjen e vajosjes me një bekim. Nëse nuk ka vaj të përkushtuar në dispozicion, një bekim mund të jepet me anë të autoritetit të Priftërisë Melkizedeke pa një vajosje.

Nëse një person kërkon më shumë se një bekim për të njëjtën sëmundje, një vajosje tjetër nuk është e nevojshme. Një mbajtës i priftërisë mund të japë një bekim tjetër me anë të vënies së duarve dhe të autoritetit të Priftërisë Melkizedeke. Megjithatë, mund të bëhet edhe një vajosje tjetër.

Mbajtësit e Priftërisë që vizitojnë spitale, nuk duhet të kërkojnë mundësi për të administruar ndaj të sëmurëve.

grua duke marrë një bekim priftërie

18.13.1

Ai që e Jep Bekimin

Vetëm mbajtësit e denjë të Priftërisë Melkizedeke mund të administrojnë ndaj të sëmurëve ose të munduarve. Ata nuk kanë nevojë të kërkojnë miratim nga një udhëheqës i priftërisë. Nëse është e mundur, një baba që mban Priftërinë Melkizedeke, administron ndaj pjesëtarëve të sëmurë të familjes së tij.

Normalisht dy ose më shumë mbajtës të Priftërisë Melkizedeke administrojnë ndaj të sëmurit. Megjithatë, një person mund të kryejë si vajosjen edhe vulosjen.

18.13.2

Udhëzime

Administrimi ndaj të sëmurëve ka dy pjesë: vajosjen me vaj dhe vulosjen e vajosjes.

Vajosja me vaj bëhet nga një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke. Ai:

  1. Vendos një pikë vaji të shenjtëruar në kokën e personit.

  2. I vendos duart e tij lehtë mbi kokën e personit dhe e thërret personin me emrin e tij ose të saj të plotë.

  3. Thotë se ai po vepron me anë të autoritetit të Priftërisë Melkizedeke.

  4. Thotë se po vajos me vaj i cili është përkushtuar për vajosjen dhe bekimin e të sëmurëve dhe të munduarve.

  5. E mbyll në emrin e Jezu Krishtit.

Për të vulosur vajosjen, një ose më shumë mbajtës të Priftërisë Melkizedeke i vendosin duart e tyre lehtë mbi kokën e personit. Më pas ai që vulos vajosjen:

  1. E thërret personin me emrin e tij ose të saj të plotë.

  2. Thotë se ai po e vulos vajosjen me anë të autoritetit të Priftërisë Melkizedeke.

  3. Jep fjalë bekimi siç udhërrëfehet nga Shpirti.

  4. E mbyll në emrin e Jezu Krishtit.

2:4

18.14

Bekimet e Ngushëllimit dhe të Këshillimit, Përfshirë Bekimet e Atit

18.14.1

Ai që e Jep Bekimin

Mbajtësit e Priftërisë Melkizedeke mund t’u japin bekime ngushëllimi dhe këshille pjesëtarëve të familjes dhe njerëzve të tjerë që i kërkojnë ato. Këto bekime zakonisht jepen nga pjesëtarë të familjes, vëllezër shërbestarë ose udhëheqës të priftërisë.

Një baba që mban Priftërinë Melkizedeke, mund t’u japë bekimet e atit fëmijëve të tij. Këto bekime mund të jenë veçanërisht të dobishme kur fëmijët fillojnë vitin shkollor, shkojnë në mision, martohen, hyjnë në shërbimin ushtarak ose përballen me sfida të veçanta. Prindërit i nxitin fëmijët e tyre që të kërkojnë bekimet e atit në kohë nevoje. Bekimet e atit mund të mbahen shënim për përdorim vetjak.

Një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke nuk ka nevojë të kërkojë miratim nga një udhëheqës i priftërisë për të dhënë një bekim ngushëllimi e këshillimi ose një bekim të atit.

18.14.2

Udhëzime

Për të dhënë një bekim ngushëllimi e këshille ose një bekim të atit, një ose më shumë mbajtës të Priftërisë Melkizedeke i vendosin duart lehtë mbi kokën e personit. Më pas ai që vepron si zëri:

  1. E thërret personin me emrin e tij ose të saj të plotë.

  2. Thotë se bekimi po kryhet me anë të autoritetit të Priftërisë Melkizedeke.

  3. Jep fjalë bekimi, ngushëllimi dhe këshillimi, siç udhërrëfehet nga Shpirti.

  4. E mbyll në emrin e Jezu Krishtit.

misionarë duke i dhënë një bekim një gruaje

18.15

Përkushtimi i Shtëpive

Anëtarëve të Kishës mund t’u përkushtohen shtëpitë me anë të autoritetit të Priftërisë Melkizedeke. Shtëpitë nuk nevojitet të jenë pronë e anëtarëve apo që të mos jenë peng kredie/borxhi që të përkushtohen. Ndryshe nga ndërtesat e Kishës, shtëpitë nuk i përkushtohen Zotit.

18.15.1

Ai që e Kryen Përkushtimin

Një shtëpi përkushtohet nga një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke. Nëse nuk ka një mbajtës të Priftërisë Melkizedeke në shtëpi:

  • Për të përkushtuar shtëpinë, një familje mund të ftojë një shok të ngushtë, një të afërm ose një vëlla shërbestar i cili mban Priftërinë Melkizedeke. Ata nuk kanë nevojë të kërkojnë miratim nga një udhëheqës i priftërisë.

  • Një familje mund të mblidhet dhe ofrojë një lutje siç udhërrëfehet nga Shpirti. Lutja mund të përfshijë elementet e përmendura tek 18.15.2, numri 3.

18.15.2

Udhëzime

Për të përkushtuar një shtëpi, një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke:

  1. I drejtohet Atit Qiellor sikurse në lutje.

  2. Thotë se ai po vepron me anë të autoritetit të Priftërisë Melkizedeke.

  3. Përkushton shtëpinë si një vend të shenjtë ku Shpirti i Shenjtë mund të banojë dhe jep fjalë të tjera siç udhërrëfehet nga Shpirti. Për shembull, ai mund ta bekojë shtëpinë që të jetë një vend ku pjesëtarët e familjes mund të adhurojnë, gjejnë siguri nga bota, rriten shpirtërisht dhe përgatiten për marrëdhënie familjare të përjetshme.

  4. E mbyll në emrin e Jezu Krishtit.

18.16

Përkushtimi i Varreve

18.16.1

Ai që e Përkushton Varrin

Një person që përkushton një varr, duhet të mbajë Priftërinë Melkizedeke dhe të autorizohet nga udhëheqësi i priftërisë që drejton shërbesën.

Nëse familja e parapëlqen, një lutje pranë varrit mund të ofrohet në vend të një lutjeje përkushtimi. Mund të jepet nga cilido që e zgjedh familja.

Për të vepruar si zëri në përkushtimin e një varri, një njeri që është jashtë lagjes së vet, duhet t’i tregojë një rekomandim aktual tempulli udhëheqësit të priftërisë që e kryeson shërbesën. Ose ai mund të tregojë një Rekomandim për të Kryer një Ordinancë të nënshkruar nga një anëtar i peshkopatës së tij.

18.16.2

Udhëzime

Për të përkushtuar një varr, një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke:

  1. I drejtohet Atit Qiellor sikurse në lutje.

  2. Thotë se ai po vepron me anë të autoritetit të Priftërisë Melkizedeke.

  3. E përkushton dhe e shenjtëron vendin e varrit si vendin e prehjes për trupin e të ndjerit/ës.

  4. Lutet që vendi të jetë i shenjtë dhe i mbrojtur deri në Ringjalljen (atje ku është e përshtatshme).

  5. I kërkon Atit Qiellor që ta ngushëllojë familjen dhe i shpreh mendimet siç udhërrëfehet nga Shpirti.

  6. E mbyll në emrin e Jezu Krishtit.

Nëse trupi i një anëtari të Kishës digjet, udhëheqësi kryesues përdor gjykimin e tij për të vendosur nëse do ta përkushtojë vendin ku mbahet hiri. Ai merr parasysh dëshirat e familjes, zakonet dhe ligjet vendore. Vëllai që vepron si zëri, i përshtat udhëzimet për përkushtimin e një varri.

1:58

18.17

Bekimet Patriarkale

Çdo anëtar i denjë dhe i pagëzuar ka të drejtën të marrë një bekim patriarkal, i cili jep një drejtim të frymëzuar nga Ati Qiellor (shihni te Zanafilla 48:14–1649; 2 Nefi 4:3–11). Prindërit dhe udhëheqësit e Kishës i nxitin anëtarët të përgatiten shpirtërisht për të marrë bekimet e tyre patriarkale.

Peshkopi ose një këshilltar i caktuar i interviston anëtarët që dëshirojnë të marrin një bekim patriarkal. Nëse anëtari është i denjë, intervistuesi përgatit një Rekomandim për Bekimin Patriarkal. Ai e dorëzon atë nëpërmjet Sistemit të Bekimeve Patriarkale te ChurchofJesusChrist.org.

Personi që lëshon një Rekomandim për Bekimin Patriarkal, sigurohet që anëtari/ja është mjaft i/e pjekur për të kuptuar rëndësinë dhe natyrën e shenjtë të bekimit. Në mënyrë ideale, anëtari/ja duhet të jetë në moshë mjaft të re që shumë vendime të rëndësishme në jetë të jenë ende në të ardhmen. Gjithsesi, edhe personat në moshë më të madhe nxiten që të marrin bekimet e tyre patriarkale. Udhëheqësit e priftërisë nuk duhet të vendosin një moshë minimale për një anëtar që të marrë një bekim patriarkal.

Një i sapokthyer në besim duhet ta kuptojë doktrinën bazë të ungjillit përpara se të marrë një bekim patriarkal.

Për informacion rreth bekimeve patriarkale në rrethana të veçanta, shihni 38.2.10.

18.17.1

Marrja e Bekimit Patriarkal

Pasi e merr një rekomandim, anëtari lidhet me patriarkun që të caktojë një takim për të marrë një bekim patriarkal. Në ditën e takimit, anëtari duhet të shkojë te patriarku me një qëndrim plot lutje dhe me veshjen e së dielës. Anëtarët mund të agjërojnë, por agjërimi nuk kërkohet.

Çdo bekim patriarkal është i shenjtë, konfidencial dhe vetjak. Prandaj, ai jepet privatisht, përveç një numri të kufizuar të pjesëtarëve të familjes që mund të jenë të pranishëm.

Një person që merr një bekim patriarkal, duhet t’i ruajë si thesar fjalët e tij, t’i përsiatë ato dhe të jetojë që të jetë i denjë për t’i marrë bekimet e premtuara në këtë jetë dhe në përjetësi.

Anëtarët e Kishës nuk duhet t’i krahasojnë bekimet dhe nuk duhet t’ua tregojnë ato të tjerëve përveç pjesëtarëve më të afërt të familjes. Bekimet patriarkale nuk duhet të lexohen në mbledhjet e Kishës ose në grumbullime të tjera publike.

Nëse një bekim patriarkal nuk përfshin një deklaratë të prejardhjes, patriarku mund të japë më vonë një shtojcë për të deklaruar prejardhjen.

18.17.2

Marrja e Kopjeve të Bekimeve Patriarkale

Një person i cili ka marrë një bekim patriarkal, duhet ta ruajë me kujdes kopjen e shtypur. Megjithatë, nëse kjo kopje ka humbur ose është shkatërruar, personi mund të kërkojë një kopje të re. Ai ose ajo mund ta bëjë këtë kërkesë te Patriarchal Blessings [Bekimet Patriarkale]ChurchofJesusChrist.org. Nëse nuk është e mundur, personi lidhet me peshkopin e tij ose të saj për ndihmë.

18.17.3

Më Shumë Informacion

Për më shumë informacion rreth bekimeve patriarkale, shihni 38.2.10 dhe “Bekimet Patriarkale”.

18.18

Dhurimi dhe Vulosja në Tempull

Për informacion mbi ordinancat e dhurimit dhe të vulosjes në tempull, shih te kapitulli 27.

grua duke marrë një bekim priftërie

18.19

Tabela e Ordinancave

Detyra

Rekomanduar nga

Miratuar nga

Mbështetur nga

Intervistuar dhe shuguruar nga

Detyra

Patriark

Rekomanduar nga

Presidenca e kunjit

Miratuar nga

Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve

Mbështetur nga

Anëtarët në konferencën e kunjit

Intervistuar dhe shuguruar nga

Presidenti i kunjit pasi merr miratimin nga Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve; ose një anëtar i Presidencës së Parë ose i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

Detyra

Prift i lartë

Rekomanduar nga

Peshkopi dhe presidenca e kunjit

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë

Mbështetur nga

Anëtarët në konferencën e kunjit

Intervistuar dhe shuguruar nga

Intervistuar nga peshkopi dhe nga presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar; shuguruar nën drejtimin e presidentit të kunjit

Detyra

Plak

Rekomanduar nga

Peshkopi

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë

Mbështetur nga

Anëtarët në konferencën e kunjit ose konferencën e distriktit

Intervistuar dhe shuguruar nga

Intervistuar nga peshkopi dhe nga presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar (në një distrikt, i intervistuar nga një anëtar i presidencës së misionit ose nga presidenti i distriktit nëse caktohet; shihni 6.3)

Shuguruar nën drejtimin e presidentit të kunjit (në një distrikt, i shuguruar nën drejtimin e presidentit të misionit ose presidentit të distriktit nëse caktohet)

Detyra

Peshkop

Rekomanduar nga

Presidenca e kunjit, duke përdorur sistemin BUN [LCR]

Miratuar nga

Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve

Mbështetur nga

Anëtarët në mbledhjen e sakramentit

Intervistuar dhe shuguruar nga

Presidenti i kunjit pasi merr miratim nga Presidenca e Parë (shihni 30.7)

Detyra

Prift

Rekomanduar nga

Peshkopi

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga

Anëtarët në mbledhjen e sakramentit

Intervistuar dhe shuguruar nga

Intervistuar nga peshkopi; shuguruar nën drejtimin e peshkopit

Detyra

Mësues ose dhjak

Rekomanduar nga

Peshkopi

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga

Anëtarët në mbledhjen e sakramentit

Intervistuar dhe shuguruar nga

Intervistuar nga peshkopi ose një këshilltar i caktuar; shuguruar nën drejtimin e peshkopit