Manualet dhe Thirrjet
24. Rekomandimet dhe Shërbimi Misionar


“24. Rekomandimet dhe Shërbimi Misionar”, Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (2020).

“24. Rekomandimet dhe Shërbimi Misionar”, Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

misionarë duke i dhënë mësim një gruaje

24.

Rekomandimet dhe Shërbimi Misionar

24.0

Parathënia

Në kohët e lashta, Zoti dha porosinë për ta mbledhur Izraelin mes “të gjithë popuj[ve] duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë” (Mateu 28:19; shihni edhe vargun 20). Zoti e ka përsëritur atë porosi në këto ditë të mëvonshme (shihni te Doktrina e Besëlidhje 39:11; 68:6–8; 112:28–30). Të gjithë anëtarët e Kishës besëlidhin në kohën e pagëzimit që të jenë dëshmitarë të Perëndisë dhe t’u japin shërbesë të tjerëve (shihni te Mosia 18:8–10).

T’i shërbesh Zotit si një misionar/e është një privilegj i shenjtë. I sjell bekime të përjetshme personit dhe atyre të cilëve ai ose ajo u shërben (shihni te Doktrina e Besëlidhje 18:14–16).

Thirrjet për mision përfshijnë një detyrë për të dhënë mësim ungjillin, për të përkrahur punën e sektorëve ose njësive të Kishës, apo për të shërbyer në komunitetin vendor. Zoti pret që çdo i ri i aftë të përgatitet për të shërbyer në mision (shihni te Doktrina e Besëlidhje 36:1, 4–7). Të rejat dhe anëtarët në moshë që dëshirojnë të shërbejnë, duhet të përgatiten gjithashtu. Një pjesë thelbësore e përgatitjes është përpjekja për t’u bërë të kthyer në besim te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij i rivendosur. Ata që dëshirojnë të shërbejnë, përgatiten gjithashtu fizikisht, mendërisht, emocionalisht dhe financiarisht.

24.1

Thirrja për të Shërbyer

Çdo misionar thirret që të ndihmojë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në veprën e Tyre. Misionarët përfaqësojnë Jezu Krishtin dhe Kishën e Tij të rivendosur. Ata i shërbejnë me vetëmohim Zotit në një punë dashurie mes fëmijëve të Tij. (Shihni te Mateu 16:25; 22:36–40.)

Thirrjet për mision u jepen anëtarëve që dëshirojnë të shërbejnë, që janë të denjë dhe të aftë. Këta anëtarë përpiqen fort t’i shërbejnë Zotit me gjithë “zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën” e tyre. Ata zhvillojnë “besim, shpres[ë], dashuri hyjnore dhe dashuri”. Ata e mbajnë “syrin drejtuar vetëm te lavdia e Perëndisë”. Ndërsa i bëjnë këto gjëra, Zoti do t’i kualifikojë ata për veprën. (Doktrina e Besëlidhje 4:2, 5; shihni vargjet 1–7.)

Misionarët përfaqësojnë Zotin dhe duhet të thirren nga autoriteti i duhur (shihni te Doktrina e Besëlidhje 42:11; Nenet e Besimit 1:5). Thirrja për të shërbyer në një mision përgjithësisht jepet nga Presidenti i Kishës. Për misionarët në moshë me shërbim, thirrja jepet nga presidenti i kunjit.

24.2

Caktimet për Misionarin/en

Thirrja për të shërbyer si një misionar/e përfshin një caktim të veçantë. Këto caktime ndryshojnë gjerësisht. Ato zakonisht përfshijnë:

  • Një formë shërbimi.

  • Një vendndodhje.

  • Një kohë shërbimi.

Çdo caktim udhëhiqet nga zbulesa në mënyrë që të përshtatet me misionarin/en dhe nevojat e fëmijëve të Perëndisë.

Një caktim mund të ndryshojë nga zbulesa e vazhdueshme teksa rrethanat ndryshojnë. Një caktim i veçantë është i rëndësishëm. Sidoqoftë, është dytësor për thirrjen që të shërbejë si misionar/e. (Shihni te Doktrina e Besëlidhje 80:3.)

24.2.1

Misionarët/et në Moshë të Re për Mësimdhënie

Shumica e misionarëve në moshë të re caktohen për ta dhënë mësim ungjillin larg shtëpisë. Këto caktime u jepen Apostujve me anë të zbulesës. Këta misionarë shërbejnë nën drejtimin e një presidenti misioni.

Burrat beqarë të moshës 18–25 vjeç mund të shërbejnë si misionarë për mësimdhënien. Ata zakonisht shërbejnë për 24 muaj.

Gratë beqare të moshës 19–29 vjeçe mund të shërbejnë si misionare për mësimdhënien. Ato zakonisht shërbejnë 18 muaj.

24.2.2

Misionarët/et në Moshë të Re me Shërbim

Disa misionarë të rinj caktohen që të shërbejnë në Kishë dhe në komunitet duke jetuar në shtëpi. Këto caktime u jepen Apostujve me anë të zbulesës dhe u jepen kandidatëve rrethanat e të cilëve përshtaten më mirë për një mision shërbimi (shihni 24.3.3).

Këta individë kanë të njëjtat standarde për përgatitjen dhe denjësinë si ata që janë caktuar në një mision për mësimdhënie. Të gjithë kandidatët për misionarë në moshë të re rekomandohen nëpërmjet të njëjtit proces.

Misionarët me shërbim shërbejnë në zonë nën drejtimin e presidentit të kunjit. Secili prej tyre merr caktime që janë të përshtatura për rrethanat e tyre dhe të bazuara në mundësitë për shërbim (shihni 24.7.1). Ata shërbejnë në masën e plotë të kapacitetit të tyre.

Burrat beqarë të moshës 18–25 vjeç mund të shërbejnë si misionarë me shërbim. Ata zakonisht shërbejnë për 6–24 muaj.

Gratë beqare të moshës 19–29 vjeçe mund të shërbejnë si misionare me shërbim. Ato zakonisht shërbejnë 6–18 muaj.

Misionet e shërbimit për misionarët në moshë të re nuk janë ende në dispozicion në të gjitha zonat e botës. Për një listë zonash kur misionet e shërbimit janë në dispozicion, shihni te ChurchofJesusChrist.org/service-missionary. Ai kënd interneti jep më shumë informacion mbi misionet e shërbimit. Aty ku misionet e shërbimit nuk janë në dispozicion, anëtarët në moshë të re mund të shërbejnë në programin për misionarët në moshë me shërbim (shihni 24.2.4).

24.2.3

Misionarët në Moshë

Anëtarët e martuar të moshës 40 e lart mund të thirren si misionarë në moshë si një çift nëse nuk kanë fëmijë në ngarkim.

Gratë beqare të moshës 40 e lart mund të thirren gjithashtu si misionare në moshë nëse nuk kanë fëmijë që jetojnë në shtëpi.

Burrave beqarë të moshës 40 e lart nuk u lejohet të shërbejnë si misionarë në moshë. Sidoqoftë, ata mund të shërbejnë si misionarë në moshë me shërbim. (Shihni 24.2.4.)

Të gjithë misionarët në moshë nxiten të gjejnë njerëz që t’u japin mësim dhe t’i ndihmojnë të përgatiten për t’u pagëzuar. Misionarët në moshë mund të caktohen gjithashtu për të përkrahur:

  • Anëtarët dhe udhëheqësit e zonës dhe vendorë.

  • Sektorët dhe godinat e Kishës.

  • Organizatat bamirëse.

Misionarët në moshë zakonisht shërbejnë larg shtëpisë për 6–23 muaj. Ata që shërbejnë jashtë atdheut të tyre zakonisht shërbejnë për të paktën 18 muaj.

Misionarëve në moshë nuk u kërkohet të punojnë me të njëjtat orare, të kryejnë të njëjtat veprimtari ose të përmbushin të njëjtat pritshmëri si misionarët në moshë të re. Megjithatë, shërbimi i tyre është kërkues. Për këtë arsye, ata duhet të jenë mjaft të shëndetshëm për të shërbyer. Ata duhet të plotësojnë kualifikimet financiare (shihni 24.3.4.2).

Peshkopët, presidentët e kunjeve dhe udhëheqësit e tjerë marrin parasysh me lutje se kush mund të shërbejë. Peshkopët ose presidentët e kunjeve mund t’i intervistojnë këta anëtarë për të përcaktuar se sa të disponueshëm janë dhe për t’i ftuar ata që të përgatiten për të shërbyer.

Caktimet për misionarët në moshë u jepen Apostujve me anë të zbulesës. Udhëheqësit mund të rekomandojnë lloje të veçanta caktimesh për misionarët në moshë. Sidoqoftë, udhëheqësit nuk duhet të zotohen për caktimet që këta [kandidatë] do të marrin. Kandidatët mund të shprehin një parapëlqim për një caktim, por duhet të jenë të gatshëm të pranojnë çdo caktim.

Për më shumë informacion, shihni te SeniorMissionary.ChurchofJesusChrist.org.

misionarë duke folur me një burrë

24.2.4

Misionarët në Moshë me Shërbim

Përveç thirrjeve në lagjen ose kunjin e tyre të vendbanimit, anëtarët mund t’i shërbejnë Zotit si misionarë në moshë me shërbim. Këta misionarë japin shërbim të vlefshëm në sektorët, godinat dhe misionet e Kishës (shihni 24.7.1). Ata jetojnë në shtëpi.

Burra dhe gra të moshës 26 e lart mund të thirren si misionarë në moshë me shërbim.

Përveç kësaj, të rinjtë e moshës 18–25 vjeç dhe të rejat e moshës 19–25 vjeçe mund të shërbejnë në programin për misionarët në moshë me shërbim, nëse jetojnë aty ku misionet e shërbimit për misionarët në moshë të re nuk janë në dispozicion. Ata mund të shërbejnë gjithashtu nëse janë të martuar ose kanë shërbyer tashmë si një misionar për mësimdhënie ose me shërbim në moshë të re.

Misionarët në moshë me shërbim thirren nga presidenti i kunjit. Ata shërbejnë nën drejtimin e tij. Sasia e kohës që ata shërbejnë çdo javë varet nga kapaciteti i tyre, mundësitë për shërbim në zonën e tyre dhe drejtimi nga Presidenca e Zonës.

Misionarëve në moshë me shërbim u jepen detyra nga presidenti i tyre i kunjit. Ai këshillohet me misionarin/en dhe të tjerët dhe kërkon plot lutje zbulesë për secilin caktim. Ai mund të shqyrtojë faqen SeniorMissionary.ChurchofJesusChrist.org kur përcakton caktimet.

Për më shumë informacion rreth misionarëve në moshë me shërbim, shihni 24.7.

24.2.5

Përmbledhja e Caktimeve për Misionarët

Tabela vijuese përmbledh llojet e caktimeve për misionarët.

Misionari/ja në Moshë të Re për Mësimdhënie
(shihni 24.2.1).

Misionari/ja në Moshë të Re me Shërbim
(shihni 24.2.2)

Misionari/ja në Moshë
(shihni 24.2.3)

Misionari/ja në Moshë me Shërbim
(shihni 24.2.4)

Thirret nga

Misionari/ja në Moshë të Re për Mësimdhënie
(shihni 24.2.1).

Presidenti i Kishës

Misionari/ja në Moshë të Re me Shërbim
(shihni 24.2.2)

Presidenti i Kishës

Misionari/ja në Moshë
(shihni 24.2.3)

Presidenti i Kishës

Misionari/ja në Moshë me Shërbim
(shihni 24.2.4)

Presidenti i kunjit

Caktohet nga

Misionari/ja në Moshë të Re për Mësimdhënie
(shihni 24.2.1).

Një Apostull

Misionari/ja në Moshë të Re me Shërbim
(shihni 24.2.2)

Një Apostull

Misionari/ja në Moshë
(shihni 24.2.3)

Një Apostull

Misionari/ja në Moshë me Shërbim
(shihni 24.2.4)

Presidenti i kunjit

Veçohet nga

Misionari/ja në Moshë të Re për Mësimdhënie
(shihni 24.2.1).

Presidenti i kunjit

Misionari/ja në Moshë të Re me Shërbim
(shihni 24.2.2)

Presidenti i kunjit

Misionari/ja në Moshë
(shihni 24.2.3)

Presidenti i kunjit

Misionari/ja në Moshë me Shërbim
(shihni 24.2.4)

Presidenti i kunjit ose këshilltari

Jeton

Misionari/ja në Moshë të Re për Mësimdhënie
(shihni 24.2.1).

Larg shtëpisë

Misionari/ja në Moshë të Re me Shërbim
(shihni 24.2.2)

Në shtëpi

Misionari/ja në Moshë
(shihni 24.2.3)

Larg shtëpisë ose në shtëpi

Misionari/ja në Moshë me Shërbim
(shihni 24.2.4)

Në shtëpi

Udhëheqësi kishtar

Misionari/ja në Moshë të Re për Mësimdhënie
(shihni 24.2.1).

Presidenti i misionit ose presidenti i vendit historik

Misionari/ja në Moshë të Re me Shërbim
(shihni 24.2.2)

Presidenti i kunjit

Misionari/ja në Moshë
(shihni 24.2.3)

Presidenti i misionit, tempullit apo vendit historik; ose Presidenti i Zonës

Misionari/ja në Moshë me Shërbim
(shihni 24.2.4)

Presidenti i kunjit

I raporton

Misionari/ja në Moshë të Re për Mësimdhënie
(shihni 24.2.1).

Presidentit të misionit ose presidentit të vendit historik

Misionari/ja në Moshë të Re me Shërbim
(shihni 24.2.2)

Udhëheqësit të misionit të shërbimit

Misionari/ja në Moshë
(shihni 24.2.3)

Presidentit të misionit, tempullit ose vendit historik; Presidentit të Zonës, drejtorit të qendrës së vizitorëve; ose përgjegjësit të një sektori të Kishës ose godinave

Misionari/ja në Moshë me Shërbim
(shihni 24.2.4)

Përgjegjësit për caktimet e shërbimit

Kriteret e moshës

Misionari/ja në Moshë të Re për Mësimdhënie
(shihni 24.2.1).

18–25 (burrat)
19–29 (gratë)

Misionari/ja në Moshë të Re me Shërbim
(shihni 24.2.2)

18–25 (burrat)
19–29 (gratë)

Misionari/ja në Moshë
(shihni 24.2.3)

40 vjeç e lart nëse është i martuar apo nëse është një motër beqare

Misionari/ja në Moshë me Shërbim
(shihni 24.2.4)

26 vjeç e lart

24.3

Përgatitja dhe Kualifikimi për të Shërbyer në Mision

Misionarët e ardhshëm nxiten të shërbejnë në një mision për shkak të dashurisë së tyre për Zotin dhe fëmijët e Tij. Ata duhet të njihen me pyetjet e intervistës për rekomandimet për misionarët.

24.3.1

Kthimi në Besimin te Jezu Krishti

Misionarët e ardhshëm përpiqen fort ta forcojnë kthimin e tyre në besim te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij i rivendosur. Ata:

  • Punojnë që ta forcojnë besimin e tyre tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

  • E forcojnë dëshminë e tyre për ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit (shihni tek Alma 5:45–47).

  • E jetojnë doktrinën e Krishtit duke “zgj[edhur] të pendohe[n] dhe të puno[jnë] me drejtësi” (Alma 13:10; shihni edhe 2 Nefi 31: 9–21).

  • Luten, i studiojnë shkrimet e shenjta (veçanërisht Librin e Mormonit) dhe mësimet e profetëve të gjallë dhe i zbatojnë urdhërimet (shihni tek Alma 17:2–3).

  • Marrin pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare (shihni te Doktrina e Besëlidhje 109:22).

  • Marrin pjesë në seminar ose institut (për rininë dhe të rinjtë në moshë madhore).

24.3.2

Plotësimi i Standardeve të Denjësisë

Misionarët e ardhshëm përpiqen fort të jenë të denjë për shoqërimin e Shpirtit. Kjo është e nevojshme për shërbim misionar të efektshëm (shihni te Doktrina e Besëlidhje 42:13–14). Kualifikimi për shoqërimin e Shpirtit përfshin të qenit i pastër nga mëkati (shihni te Helamani 4:24; Doktrina e Besëlidhje 38:42).

24.3.2.1

Pendimi

Pendimi dhe falja nga mëkati janë dhurata në dispozicion për të gjithë fëmijët e Perëndisë. Këto dhurata bëhen të mundura nëpërmjet fuqisë shëlbuese të Jezu Krishtit. Pendimi kërkon ushtrimin e besimit te Krishti, të pasurit e qëllimit të vërtetë dhe zbatimin e urdhërimeve. Përfshin rrëfimin dhe braktisjen e mëkatit. Për mëkate të rënda, pendimi kërkon rrëfimin te peshkopi ose presidenti i kunjit.

Një person që pendohet falet dhe bëhet i pastër nëpërmjet Shlyerjes dhe hirit të Jezu Krishtit. Zoti nuk e kujton më mëkatin. (Shihni tek Isaia 43:25; Jakobi [LiM] 6:5; Alma 34:15–17; Helamani 5:10–11; Doktrina e Besëlidhje 58:42–43. Shihni edhe 32.1 në këtë manual.)

Anëtarët që dëshirojnë të shërbejnë në një mision duhet t’i drejtohen Shpëtimtarit ndërsa pendohen dhe përgatiten të shërbejnë. Ata gjithashtu mund të kërkojnë ndihmën e dashur të pjesëtarëve të familjes dhe udhëheqësve vendorë të Kishës.

Një kandidat për misionar/e duhet të jetë penduar për mëkatin e rëndë përpara se presidenti i kunjit të mund të dorëzojë rekomandimin e tij ose të saj (shihni 32.6–32.8; shihni edhe 24.4.4). Procesi i pendimit përfshin kohë të mjaftueshme që personi të tregojë nëpërmjet jetesës së drejtë se ai ose ajo ka marrë shpirtin e Krishtit për heqjen e mëkateve.

24.3.2.2

Rrëfimet e Vonuara

Një person që merr një thirrje për mision ose fillon shërbimin misionar pa u penduar për mëkatin e rëndë, mund t’i duhet të qëndrojë në shtëpi ose të kthehet në shtëpi. Në varësi të rrethanave, ai ose ajo mund të shërbejë pasi të pendohet (shihni 24.6.3.2).

24.3.3

Shëndeti Fizik, Mendor dhe Emocional

Puna misionare është sfiduese. Kërkesat fizike, mendore dhe emocionale mund të jenë stresuese. Misionarët shpesh punojnë në kushte jo të njohura. Shëndeti mund të ndikohet nga një ndryshim në dietë, klimë ose kushtet e jetesës. Programi misionar është gjithashtu kërkues. (Shihni tek Alma 17:5; 26:27– 28, 30.) Misionarët/et në moshë të re për mësimdhënie duhet të jenë të zotuar dhe të aftë fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht për të punuar me programin e plotë misionar. (Shihni materialin Standardet Misionare për Dishepujt e Jezu Krishtit [2019], 2.4.)

Misionarët e ardhshëm përgatiten të shërbejnë duke forcuar shëndetin e tyre fizik, mendor dhe emocional. Ata gjithashtu punojnë për të zhvilluar aftësinë përtëritëse dhe mbështetjen te vetja.

Udhëheqësit mund të kenë nevojë të këshillohen me ndjeshmëri me një kandidat/e për sfidat e tij/saj shëndetësore përpara se të dorëzojnë një rekomandim. Disa kandidatë mund të kenë nevojë të marrin kujdes profesional për sfidat e tyre shëndetësore (shihni 31.3.6). Një kandidat/e të cilit/së cilës i është dhënë mjekim duhet të zotohet për ta marrë atë gjatë gjithë shërbimit të tij ose të saj, siç udhëzohet nga një profesionist i kujdesit shëndetësor.

misionarë duke i dhënë mësim një familjeje

24.3.4

Financat

Sakrifica financiare është pjesë e shërbimit misionar (shihni te Marku 1:17–18; Alma 15:16). Misionarët dhe familjet e tyre kanë përgjegjësinë kryesore për të kontribuar financiarisht në shërbimin misionar. Ata duhet të bëjnë përgatitjen dhe sakrificën e duhur. Ata duhet të jenë të mbështetur financiarisht te vetja për aq sa është e mundur në përmbushjen e zotimeve për të kontribuar.

24.3.4.1

Financimi i Misionarëve të Rinj në Moshë që Shërbejnë Larg Shtëpisë

Kandidatët e rinj që janë përgatitur sipas aftësive të tyre nuk duhet të vonojnë të shërbejnë për arsye financiare. Ata që kanë nevojë për ndihmë financiare për të përmbushur zotimet e pritshme për të kontribuar, mund ta marrin atë nga rrethi familjar dhe miqtë.

Nëse ka ende nevoja, peshkopi ose presidenti i kunjit mund t’u kërkojë anëtarëve në lagje ose kunj të kontribuojnë në fondin për misionarët e lagjes.

Nuk lejohet të përdoren buxhetet e njësive vendore dhe fondet e ofertave të agjërimit.

Zotimi mujor për të kontribuar. Misionarët/et në moshë të re për mësimdhënie dhe familjet e tyre kontribuojnë çdo muaj një shumë të caktuar për të ndihmuar në mbulimin e kostove të programit misionar. Shuma përcaktohet në një nga dy mënyrat:

  • Misionarë/e nga disa vende marrin pjesë në programin e kontributeve të barabarta. Kjo do të thotë se e njëjta shumë jepet kontribut për çdo misionar/e, pavarësisht se ku shërben ai ose ajo. Shuma përcaktohet në zyrat qendrore të Kishës. Udhëheqësit mund të vihen në kontakt me Sektorin e Misionarëve (shihni 24.9.3) ose zyrën zonale për një listë të vendeve në këtë program dhe shumën e barabartë.

  • Në vende të tjera, peshkopi, presidenti i kunjit, misionari dhe familja këshillohen së bashku për shumën e kontributit mujor. Peshkopi dhe presidenti i kunjit marrin parasysh udhëzimin nga Presidenca e Zonës. Ata nxitin sakrificën dhe mbështetjen financiare te vetja bazuar në rrethanat e misionarit/es dhe familjes së tij/saj. Ata bien dakord për një shumë kontributi dhe e regjistrojnë atë në rekomandimin e misionarit/es. Misionari/ja dhe familja e tij ose e saj zotohen ta përmbushin atë. Të tjerë mund të kontribuojnë gjithashtu në këtë shumë vetëm nëse jetojnë në atdheun e misionarit (shihni “Fondi për Misionarët e Lagjes” më poshtë në këtë pjesë).

Kontributet bëhen te fondi për misionarët e lagjes. Peshkopët vërtetojnë që fondet jepen kontribut çdo muaj. Fondet përtej shumës mujore nuk duhet të jepen kontribut paraprakisht. Fondet e dhëna kontribut paraprakisht nuk mund të kthehen nëse një misionar/e kthehet herët në shtëpi.

Shpenzimet në fushën e misionit. Çdo muaj, misionarët në moshë të re marrin fonde nga misioni për të siguruar ushqimet, transportin dhe shpenzime të tjera të jetesës. Këto fonde janë të shenjta. Misionarët i përdorin ato vetëm për qëllime që lidhen me misionin. Ato nuk duhet të përdoren për shpenzime vetjake, të ruhen ose t’u dërgohen pjesëtarëve të familjes apo të tjerëve. Misionarët i kthejnë misionit çdo fond që nuk u nevojitet.

Misionarët përdorin fondet vetjake për të mbuluar shpenzimet e tjera. Këto shpenzime vetjake duhet të jenë minimale. (Shihni materialin Standardet Misionare për Dishepujt e Jezu Krishtit, 4.8.)

24.3.4.2

Financimi i Misionarëve në Moshë që Shërbejnë Larg Shtëpisë

Zotimi mujor për të kontribuar. Misionarët në moshë që shërbejnë larg shtëpisë kontribuojnë në fondin për misionarët e lagjes së vendbanimit të tyre çdo muaj. Këto kontribute ndihmojnë për të mbuluar strehimin dhe kostot e automjeteve (shihni edhe “Shpenzimet shtesë” më poshtë në këtë pjesë). Kontributet mund të jenë më shumë se vlera e strehimit ose automjeteve të ofruara nga Kisha.

  • Misionarët në moshë nga vendet që marrin pjesë në programin e kontributeve të barabarta kontribuojnë me një shumë të caktuar të renditur në paketën e thirrjes.

  • Në vende të tjera, peshkopi, presidenti i kunjit dhe misionari/ja këshillohen së bashku për shumën e kontributit mujor. Udhëheqësit nxitin sakrificën financiare bazuar në rrethanat e misionarit/es. Ata bien dakord për një shumë dhe e regjistrojnë atë në rekomandimin e misionarit. Kjo shumë duhet të jetë të paktën shuma e vendosur për misionarët në moshë nga Presidenca e Zonës (në këshillim me Sektorin e Misionarëve). Të tjerë që jetojnë në atdheun e misionarit mund të kontribuojnë gjithashtu për këtë shumë.

Peshkopët vërtetojnë që fondet jepen kontribut çdo muaj. Fondet përtej shumës mujore nuk duhet të jepen kontribut paraprakisht.

Shpenzimet shtesë. Përveç zotimit mujor për të kontribuar, i cili ndihmon në mbulimin e kostove të strehimit dhe automjeteve, misionarët në moshë duhet të mbulojnë plotësisht të gjitha shpenzimet e tjera, përfshirë ushqimin.

24.3.4.3

Financimi i Misionarëve që Shërbejnë në Shtëpi

Misionarët që shërbejnë në shtëpi janë përgjegjës për të gjitha nevojat e tyre financiare. Ata që kanë nevojë për ndihmë financiare mund ta marrin atë nga pjesëtarët e familjes dhe miqtë. Nuk lejohet që fondet e lagjes ose të kunjit të përdoren për nevoja që lidhen me misionin.

24.3.4.4

Sigurimet dhe Shpenzimet Mjekësore

Të gjithë misionarët/et nxiten fuqimisht të mbajnë sigurimin e tyre mjekësor ekzistues nëse është e mundur, përfshirë misionarët/et në moshë të re për mësimdhënie.

Misionarët që shërbejnë në shtëpi duhet të sigurojnë mbulimin e tyre mjekësor dhe sigurime të tjera. Këtë mbulim duhet ta ofrojnë edhe misionarët në moshë që shërbejnë larg shtëpisë. Misionarët në moshë që do të shërbejnë jashtë atdheut të tyre mund të jenë në gjendje të kenë sigurime nëpërmjet Senior Service Medical Plan [Planit Mjekësor për Shërbimin në Moshë].

24.3.5

Roli i Pjesëtarëve të Familjes dhe Udhëheqësve në Përgatitjen e Misionarëve

Pjesëtarët e familjes dhe udhëheqësit i ndihmojnë të rinjtë të përgatiten për të shërbyer në një mision. Ata i ndihmojnë të përgatiten edhe të rejat që dëshirojnë të shërbejnë. Kjo mund të përfshijë sa vijojnë:

  • I ndihmojnë të bëhen anëtarë‑misionarë të efektshëm në shpërndarjen e ungjillit përpara se të marrin një thirrje për të shërbyer.

  • Sigurojnë mundësi që ata të shërbejnë dhe të japin mësim.

  • Organizojnë mundësi që ata të shoqërojnë misionarët kohëplotë.

  • I ftojnë misionarët që shërbejnë aktualisht ose të tjerë që kanë shërbyer në misione të tregojnë përvojat e tyre mbi mësimdhënien dhe shërbimin.

  • E duan dhe e frymëzojnë çdo person që të përgatitet për të shërbyer në një mision.

  • I nxitin ata që t’i kushtojnë kohë shtesë lutjes dhe studimit të shkrimeve të shenjta, veçanërisht Librit të Mormonit.

  • Organizojnë një kurs për përgatitjen misionare.

Pjesëtarët e familjes dhe udhëheqësit i nxitin anëtarët në moshë të marrin parasysh shërbimin misionar në moshë. Kjo mund të përfshijë të ndihmuarit e tyre që:

  • Të marrin në shqyrtim aftësinë e tyre fizike dhe financiare për të shërbyer në një mision, qoftë larg shtëpisë ose ndërkohë që jetojnë në shtëpi.

  • Të përcaktojnë mundësi misionare që mund t’i përmbushin.

  • Të bëhen anëtarë‑misionarë të efektshëm në shpërndarjen e ungjillit përpara se të marrin një thirrje për të shërbyer.

  • Të kuptojnë bekimin që do të jetë shërbimi misionar për familjen e tyre (shihni te Doktrina e Besëlidhje 31:5–6).

Pjesëtarët e familjes dhe udhëheqësit i nxitin të gjithë kandidatët për misionarë që të studiojnë:

  • Librin e Mormonit dhe shkrime të tjera të shenjta.

  • Predikoni Ungjillin Tim.

  • Masat Mbrojtëse për Përdorimin e Teknologjisë.

Pjesëtarët e familjes dhe udhëheqësit i ndihmojnë të gjithë kandidatët të zotohen për të ndjekur standardet misionare. Ata i nxitin kandidatët që të studiojnë manualin e standardeve misionare që i përket caktimit të tyre të mundshëm:

24.4

Rekomandimi i Misionarëve

Disa kandidatë nuk kanë jetuar në lagje vazhdimisht për të paktën një vit. Në këto situata, peshkopi bisedon në fillim të procesit të rekomandimit me peshkopin e lagjes së mëparshme të personit.

24.4.1

Vlerësimet për Shëndetin

Puna misionare është kërkuese fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht. Të gjithë kandidatëve u kërkohet që të vlerësohen nga profesionistë mjekësorë për gatishmërinë e tyre shëndetësore.

Vlerësimet shëndetësore shqyrtohen nga zyra zonale dhe Sektori i Misionarëve. Ndonjëherë, shqetësimet shëndetësore mund të ndikojnë në aftësinë e një personi për të shërbyer larg shtëpisë. Në disa situata, rekomandimi mund të kthehet me udhëzime për mënyrën se si personi mund ta përmirësojë gatishmërinë e vet shëndetësore.

24.4.2

Intervistat dhe Formularët e Rekomandimeve

Peshkopi dhe presidenti i kunjit drejtojnë intervista të hollësishme, depërtuese shpirtërisht dhe lartësuese me secilin kandidat. Ata përdorin pyetjet e intervistës për rekomandimet për misionarët. Për sa i takon kandidatit, ata diskutojnë për sa vijon:

  • Dëshminë për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij të rivendosur (shihni 24.3.1).

  • Përmbushjen e standardeve të denjësisë (shihni 24.3.2).

  • Gatishmërinë e shëndetit fizik, mendor dhe emocional (shihni 24.3.3).

  • Gatishmërinë financiare (shihni 24.3.4).

Peshkopi dhe presidenti i kunjit shqyrtojnë gjithashtu informacionin rreth standardeve të denjësisë dhe gatishmërisë shëndetësore te Sistemi në Internet i Rekomandimit të Misionarëve Nëse një president kunji në Shtetet e Bashkuara ose Kanada ka pyetje, ai vihet në kontakt me Sektorin e Misionarëve (shihni 24.9.3). Në vende të tjera, ai vihet në kontakt me zyrën zonale. Peshkopi dhe presidenti i kunjit nuk shtojnë asnjë standard përshtatshmërie. As nuk i ndryshojnë pyetjet e intervistës.

Informacioni në formularin e rekomandimit kontribuon në procesin e zbulesës për thirrjet e misionit. Udhëheqësit sigurohen që të gjitha informacionet e kërkuara të zbulohen plotësisht.

Nëse peshkopi dhe presidenti i kunjit kanë shqetësime rreth një kandidati/je për përmbushjen e standardeve të denjësisë ose për gatishmërinë e tij/saj shëndetësore, ata këshillohen së bashku dhe me personin. Me lejen e një kandidati/je në moshë të re, ata mund të këshillohen edhe me prindërit e tij/saj. Peshkopi dhe presidenti i kunjit nuk e dorëzojnë një rekomandim derisa personi të jetë penduar për mëkatin e rëndë (shihni 24.3.2.1). Në varësi të shëndetit fizik, mendor ose emocional të personit, ata mund të diskutojnë mundësinë e caktimit si misionar me shërbim.

Në raste të ngutshme kur peshkopi ose presidenti i kunjit nuk është në dispozicion, ai mund të autorizojë një nga këshilltarët e tij për t’i kryer këto intervista.

Në distrikte, presidenti i misionit ose një këshilltar i caktuar interviston dhe rekomandon kandidatët për misionarë. Presidentët e distrikteve nuk i kryejnë këto intervista.

çift misionarësh duke i dhënë mësim një gruaje

24.4.3

Dorëzimi i Rekomandimeve

Presidenti i kunjit mund ta dorëzojë një rekomandim për një kandidat/e për misionar/e në moshë të re deri në 120 ditë përpara datës kur ai/ajo është në dispozicion. Presidenti i kunjit mund të dorëzojë një rekomandim për një kandidat/e për misionar/e në moshë deri në nëntë muaj përpara datës kur ai/ajo është në dispozicion. Data kur është në dispozicion duhet të jetë ajo datë kur përmbushen të gjitha kushtet e mëposhtme:

  • Personi ka arritur moshën kualifikuese për shërbim.

  • Personi ka qenë një anëtar i konfirmuar i Kishës për të paktën një vit.

  • Personi ka mbaruar ose nuk e ndjek më shkollën e mesme ose diçka të barasvlershme. (Kjo gjen zbatim për kandidatët/et për misionarë/e në moshë të re që janë 18 vjeç/e.)

Kandidatët/et për misionarë/e në moshë të re dhe presidenti i tyre i kunjit planifikojnë se kur duhet ta dorëzojë rekomandimin presidenti i kunjit. Për ndihmë, ata mund të përdorin Submission Planning Tool [Mjetin për Planifikimin për Dorëzimet] dhe Mission Release Date Planning Tool [Mjetin për Planifikimin për Datën e Lirimit nga Misioni].

Rekomandimet për misionarë/e zakonisht dorëzohen nëpërmjet lagjes dhe kunjit të vendbanimit. Peshkopët e lagjeve larg vendbanimit, të tillë si një lagje për të rinjtë në moshë madhore beqarë, mund të përpunojnë një rekomandim për misionar/e. Fillimisht ata duhet të bien dakord me peshkopin nga lagjja e vendbanimit. Lagjja e vendbanimit duhet të renditet si lagjja që financon.

24.4.4

Justifikimi për Moskryerjen e Shërbimit Misionar Kohëplotë

Ndonjëherë një anëtar/e që dëshiron të shërbejë mund të mos thirret si misionar/e kohëplotë. Kjo mund të jetë për shkak të sfidave shëndetësore, të mos përmbushjes së standardeve të denjësisë, çështjeve ligjore ose rrethanave të tjera. Peshkopi dhe presidenti i kunjit shprehin dashuri dhe mirënjohje për gatishmërinë e anëtarit/es për të shërbyer. Presidenti i kunjit mund ta justifikojë atë për moskryerjen e shërbimit misionar kohëplotë.

Presidenti i kunjit dhe peshkopi e nxitin anëtarin/en që të shkojë përpara në shtegun e besëlidhjeve si një dishepull/e i/e Jezu Krishtit për tërë jetën. Ata nxitin gjithashtu ndjekjen e ndërmarrjeve të tjera të rëndësishme, si arsimimi ose punësimi për anëtarët në moshë të re.

24.5

Pas Marrjes së një Thirrjeje për Mision

Misionarët/et e sapothirrur/a nxiten ta lexojnë ose rilexojnë Librin e Mormonit përpara se të fillojnë misionin e tyre. Ata ndjekin këshillën e mbretit Beniamin: “Shikoni veten tuaj dhe mendimet tuaja dhe fjalët tuaja, dhe veprat tuaja” (Mosia 4:30).

Ata u përgjigjen menjëherë udhëzimeve të dhëna me thirrjen. Ata duhet të shqyrtojnë gjithashtu broshurën Përshtatja ndaj Jetës Misionare ose Përshtatja me Jetën si Misionar/e me Shërbim: Broshura e Burimeve. Ata dhe familjarët e tyre duhet të studiojnë gjithashtu kushtet në të cilat do të shërbejnë.

Pjesëtarët e familjes dhe udhëheqësit i përkrahin misionarët/et në këto përpjekje. Ata gjithashtu theksojnë rëndësinë e të bërit mirë dhe të qëndruarit i/e denjë për Shpirtin.

24.5.1

Ordinanca e Dhurimit në Tempull dhe Shërbimi në Tempull

Nëse misionarët/et e sapothirrur/a nuk e kanë marrë ordinancën e dhurimit në tempull, ata duhet ta bëjnë këtë përpara se të fillojnë shërbimin misionar aty ku është e mundur (shihni te Doktrina e Besëlidhje 43:15–16; 105: 33). Kjo përfshin misionarët me shërbim nëse është e përshtatshme për rrethanat e tyre. Për informacion rreth marrjes së dhurimit, shihni 27.2.

Misionarët/et e sapothirrur/a që e kanë marrë dhurimin, mund të shërbejnë si punonjës/e të ordinancave të tempullit përpara se të fillojnë shërbimin misionar sipas rastit (shihni 25.5).

24.5.2

Mbledhjet e Sakramentit

Peshkopata i fton misionarët/et e sapothirrur/a të flasin në mbledhjen e sakramentit pikërisht përpara se të nisen për në mision. Kjo është një mbledhje e rregullt sakramenti. Përqendrimi duhet të jetë te sakramenti dhe Shpëtimtari. Misionari/ja duhet të ftohet të flasë për Jezu Krishtin, ungjillin e Tij të rivendosur dhe gëzimin e shpërndarjes së ungjillit tek të tjerët dhe shërbimin ndaj tyre.

Pjesëtarët e familjes dhe miqtë e misionarit/es normalisht nuk ftohen të flasin. Orari i rregullt i mbledhjes nuk zgjatet.

Anëtarët dhe udhëheqësit duhet të shmangin çdo gjë që mund të shpërqendrojë nga natyra e shenjtë e një thirrjeje misioni ose të krijojë shpenzime të panevojshme. Për shembull, ata nuk duhet:

  • Të shtypin programe të veçanta të mbledhjes së sakramentit.

  • Të formojnë rreshta pritjeje pas mbledhjes së sakramentit.

  • Të bëjnë shtëpi të hapur, përveçse për mbledhje familjare. Nëse zhvillohet një mbledhje familjare, rekomandohet që të mos bjerë ndesh me mbledhjet e së dielës.

24.5.3

Veçimi i Misionarëve

Presidenti i kunjit të vendbanimit veçon çdo misionar/e sa më afër që të jetë e mundur me datën e fillimit të misionit të tij/saj. Në raste të ngutshme kur presidenti i kunjit nuk është në dispozicion, ai mund të autorizojë një nga këshilltarët e tij që t’i veçojë misionarët/et. Ai gjithashtu mund t’ia delegojë një këshilltari përgjegjësinë për veçimin e misionarëve në moshë me shërbim.

Presidenti i misionit ose një nga këshilltarët e tij veçon misionarët/et që thirren nga distriktet në misionin e tij. Presidenti i distriktit nuk i veçon misionarët/et.

Një vëlla që do të shërbejë larg shtëpisë duhet ta ketë marrë Priftërinë Melkizedeke përpara se të veçohet si misionar. Një vëlla që do të shërbejë si misionar me shërbim duhet të mbajë Priftërinë Melkizedeke nëse është e përshtatshme për rrethanat e tij. Për udhëzime mbi shugurimin në një detyrë në Priftërinë Melkizedeke, shihni 18.10.

Pak përpara se një misionar/e të veçohet, presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar e interviston atë. Nëse misionari/ja nuk i përmbush më standardet e denjësisë ose nëse ka pyetje rreth shëndetit, ai ose ajo nuk veçohet. Presidenti i kunjit vihet në kontakt me Sektorin e Misionarëve (shihni 24.9.3) ose zyrën zonale për udhëzim.

Veçimi duhet të jetë një përvojë e veçantë. Pjesëtarët e familjes dhe miqtë e afërt mund të marrin pjesë. Presidenti i kunjit i ndihmon ata të kuptojnë dhe të ndiejnë shenjtërinë dhe rëndësinë e thirrjes për të shërbyer si përfaqësues i Jezu Krishtit dhe Kishës së Tij të rivendosur.

Veçimi dhe bekimi shoqërues nuk duhet të regjistrohen. Megjithatë, misionari/ja nxitet të shkruajë në ditarin e tij/saj rreth përvojës dhe të shënojë pjesë të bekimit që ishin veçanërisht domethënëse.

Presidenti i kunjit shpjegon se personi duhet të ndjekë standardet misionare pasi të veçohet.

Veçimi i një misionari/je është për thirrjen për të shërbyer, jo për një caktim të veçantë misionar. Nëse detyra e një misionari/je ndryshon, ai ose ajo nuk veçohet sërish. Nëse një misionar/e lirohet dhe më vonë miratohet që të kthehet në shërbim (shihni 24.6.3.2), ai ose ajo veçohet sërish si misionar/e.

24.6

Shërbimi larg Shtëpisë

24.6.1

Largimi drejt Fushës së Misionit

Kisha paguan që misionarët/et në moshë të re për mësimdhënie, të udhëtojnë drejt qendrës së trajnimit të misionarëve (QTM) dhe prej saj, si dhe drejt caktimit të misionit dhe prej tij. Kisha i paguan gjithashtu këto kosto për misionarët në moshë që shërbejnë larg shtëpisë për më shumë se një vit.

Pjesëtarët e afërt të familjes mund ta sjellin një misionar në një QTM. Sidoqoftë, nuk pritet që ata ta bëjnë këtë. QTM‑ja nuk ka një mbledhje ku familjet t’i thonë lamtumirën misionarëve të tyre.

Për sigurinë në aeroport dhe arsye të tjera, familjet dhe të tjerët shkurajohen që t’i takojnë misionarët në aeroporte kur misionarët largohen nga QTM‑ja për në caktimin e tyre të misionit.

çift misionarësh duke u dhënë mësim grave

24.6.2

Në Fushën e Misionit

24.6.2.1

Vendosja e Misionarëve

Presidentët e kunjeve dhe të misioneve këshillohen rreth nevojës për misionarë në lagje dhe degë të veçanta. Nuk kërkohet që misionarët të caktohen në çdo njësi. Disa njësi mund të kenë më shumë se një dyshe misionare. Presidenti i misionit përcakton vendosjen e misionarëve.

24.6.2.2

Shërbime për Anëtarët dhe Komunitetin

Presidentët e kunjeve dhe të misioneve këshillohen rreth mënyrës se si misionarët mund t’u ofrojnë shërbim anëtarëve dhe komunitetit. Ata mund të përdorin faqen JustServe.org atje ku është në dispozicion.

24.6.2.3

Strehimi, Vaktet dhe Transporti

Presidentët e kunjeve dhe të misioneve përcaktojnë nëse ose deri në çfarë mase anëtarët vendorë sigurojnë strehim dhe ushqim për misionarët. Sigurimi i strehimit ose ushqimit nuk duhet të rëndojë anëtarët vendas.

Anëtarët nuk pritet të sigurojnë rregullisht transport për misionarët, njerëzit të cilëve ata po i japin mësim ose ata që janë pagëzuar së fundmi.

Presidenca e Zonës mund të ofrojë udhërrëfim për sigurimin e strehimit, ushqimit dhe transportit për misionarët në zonë.

24.6.2.4

ikonë, orientimet për përshtatjen
Misionarët në Pozicione Dege

Në situata të rralla, misionarët që shërbejnë larg shtëpisë mund të caktohen që të shërbejnë në pozicione dege. Nëse dega është në një kunj, misionari veçohet nën drejtimin e presidencës së kunjit, me miratimin e presidentit të misionit.

Nëse një degë është në një distrikt, misionari nuk veçohet. Autoriteti për të shërbyer në një njësi të caktuar në mision përfshihet në veçimin si misionar. Nëse pleqtë kryejnë një funksion që kërkon çelësat e priftërisë, ata e bëjnë këtë me autoritet të deleguar nga presidenti i misionit.

24.6.2.5

Kërkesat për të Përkrahur të Tjerët Financiarisht ose me Shkollim apo Emigracion

Misionarët/et dhe familjet e tyre nuk duhet të sigurojnë përkrahje financiare për ata që jetojnë aty ku po shërbejnë misionarët, duke përfshirë përkrahje financiare për shkollim. As misionarët/et dhe familjet e tyre nuk duhet të financojnë persona që duan të emigrojnë në vende të tjera (shihni 38.8.18).

24.6.2.6

Mjekimet

Misionarët janë përgjegjës për çdo mjekim që mund të kenë nevojë. Pjesëtarët e familjes ose të tjerët nuk duhet të dërgojnë apo dorëzojnë mjekime te misionarët. Nëse mjekimi nuk është në dispozicion në mision, misionari këshillohet me presidentin e misionit.

24.6.2.7

Vdekja e një Pjesëtari të Afërt të Familjes

Nëse vdes një pjesëtar i afërt i familjes së misionarit/es, misionari/ja mund të zgjedhë që të kthehet në shtëpi përkohësisht për ceremoninë e varrimit. Sidoqoftë, misionari/ja përgjithësisht këshillohet që të qëndrojë në fushën e misionit. Kur është e mundur, ai ose ajo mund ta shohë shërbesën e varrimit nëpërmjet transmetimit në internet.

Nëse misionari/ja zgjedh të kthehet në shtëpi për ceremoninë e varrimit, presidenti i misionit vihet në kontakt me Sektorin e Misionarëve.

24.6.2.8

Dokumentet e Anëtarësisë dhe E dhjeta

Lagjja e vendbanimit të një misionari/je ruan dokumentin e anëtarësisë. Lagjja e vendbanimit regjistron gjithashtu statusin e tij/saj të së dhjetës. Misionarët/et nuk e paguajnë të dhjetën nga fondet përkrahëse që marrin nga misioni. Sidoqoftë, ata e paguajnë të dhjetën nëse kanë ndonjë të ardhur vetjake.

24.6.3

Kthimi në Shtëpi nga një Mision

24.6.3.1

Kthimi në Shtëpi siç Ishte Planifikuar Fillimisht

Misionarët dhe pjesëtarët e familjeve të tyre nuk duhet të kërkojnë lirim të hershëm ose zgjatje të shërbimit për lehtësi vetjake.

Misionarët në moshë të re duhet të udhëtojnë drejtpërdrejt në shtëpi nga misionet e tyre. Çdo udhëtim tjetër mund të miratohet vetëm nëse misionari shoqërohet nga të paktën një prind ose kujdestar.

Misionarët nuk lirohen derisa t’i raportojnë presidentit të tyre të kunjit. Ata ndjekin standardet misionare deri në atë kohë.

24.6.3.2

Kthimi Herët në Shtëpi

Disa misionarë lirohen herët për arsye shëndetësore, denjësie apo arsye të tjera. Peshkopët dhe presidentët e kunjeve u japin përkrahje të veçantë këtyre misionarëve të kthyer. Udhëheqësit i ndihmojnë ata të punojnë për të rifituar shëndetin ose për t’u kthyer në shërbim nëse është e mundur.

Për misionarët që janë gati të kthehen në shërbim, presidenti i kunjit vihet në kontakt me Sektorin e Misionarëve për ta rekomanduar këtë gjë (shihni 24.9.3). Disa misionarë që kthehen në shërbim mund të ricaktohen në një mision tjetër për të dhënë mësim ose në një mision shërbimi.

Kur kthimi në shërbim nuk është i mundur, udhëheqësit e nxitin anëtarin/en që të shkojë përpara në shtegun e besëlidhjeve si një dishepull/e i/e Jezu Krishtit për tërë jetën. Udhëheqësit nxitin gjithashtu ndjekjen e ndërmarrjeve të tjera të rëndësishme, si arsimimi ose punësimi për misionarët në moshë të re.

24.7

Misionet e Shërbimit

24.7.1

Përcaktimi i Mundësive për Misionarët me Shërbim

Peshkopi, presidenti i kunjit dhe misionari me shërbim këshillohen së bashku për të përcaktuar mundësitë vendore për të shërbyer. Për misionarët/et në moshë të re me shërbim, një udhëheqës misioni i shërbimit dhe prindërit ose kujdestarët e misionarit marrin pjesë në diskutim.

Mundësitë për misionarët/et në moshë të re me shërbim përcaktohen pasi thirren për të shërbyer. Mundësitë për misionarët në moshë me shërbim mund të përcaktohen përpara ose pasi të thirren.

Shërbimi mund të jepet me prani fizike ose në largësi duke përdorur teknologjinë. Udhëheqësit mund të përdorin burimet e mëposhtme për të gjetur informacione rreth mundësive për shërbim:

24.7.2

Strehimi dhe Transporti

Misionarët me shërbim jetojnë në shtëpinë e tyre ose me një pjesëtar tjetër të familjes të miratuar nga Zyra e Misionit të Shërbimit. Ata sigurojnë ose organizojnë transportin e tyre për në vendin e tyre të shërbimit nëse është e nevojshme.

24.7.3

Trajnimi dhe Mbikëqyrja

Misionarët me shërbim trajnohen dhe mbikëqyren në vendin ku shërbejnë. Ata gjithashtu mund të trajnohen dhe mbikëqyren nga udhëheqësi i misionit të shërbimit. Ata marrin udhëzime të përditshme rreth detyrave të tyre nga udhëheqësi i misionit të shërbimit (për misionarët/et në moshë të re me shërbim) ose përgjegjësi për caktimin e tyre të shërbimit (për misionarët në moshë me shërbim).

Presidenti i kunjit është udhëheqësi kishtar i misionarit/es. Ai gjithashtu e ndihmon misionarin/en të kuptojë dhe ndjekë standardet e misionarëve me shërbim (shihni materialin Standardet Misionare për Dishepujt e Jezu Krishtit – Misionet e Shërbimit).

24.7.4

Misionarët me Shërbim me Thirrje në Lagje ose Kunj

Peshkopi ose presidenti i kunjit mund t’u japë thirrje në lagje ose kunj misionarëve me shërbim, nëse thirrjet nuk ndërhyjnë në caktimet ose programin e misionit. Për misionarët/et në moshë të re me shërbim, këta udhëheqës bashkërendohen me udhëheqësin e misionit të shërbimit.

24.7.5

Përfundimi i një Misioni Shërbimi

Presidenti i kunjit, udhëheqësi i misionit të shërbimit (për misionarët/et në moshë të re) dhe misionari me shërbim këshillohen së bashku për të përcaktuar se kur misionari/ja do ta përfundojë shërbimin e tij ose të saj.

Misionet e shërbimit për misionarët/et në moshë të re nuk i kalojnë 24 muaj për burrat. Këto misione nuk i kalojnë 18 muaj për gratë.

Misionarët në moshë me shërbim mund ta zgjatin shërbimin e tyre deri në një datë që është rënë dakord nga presidenti i kunjit dhe misionari/ja.

grua duke folur në foltore

24.8

Pas Shërbimit Misionar

24.8.1

Rekomandimet e Tempullit

24.8.1.1

Misionarët në Moshë të Re që Shërbejnë Larg Shtëpisë

Për udhëzimet mbi rekomandimet e tempullit për misionarët në moshë të re që kthehen në shtëpi, shihni 26.5.3.

24.8.1.2

Misionarët në Moshë që Shërbejnë Larg Shtëpisë

Presidenti i misionit mund ta kryejë një intervistë për rekomandim tempulli kur nevojitet. Nëse misionari/ja është i/e denjë, presidenti i misionit lëshon një rekomandim të ri që skadon pas dy vjetësh.

24.8.1.3

Misionarët me Shërbim

Misionarët me shërbim duhet të organizojnë intervista nëpërmjet udhëheqësve vendorë për të përtërirë rekomandimet e tempullit (shihni 26.3.1).

24.8.2

Intervista e Lirimit të Misionarit/es

Presidenti i kunjit i liron misionarët dhe kryen një intervistë lirimi. Një prej këshilltarëve të tij mund të lirojë misionarët në moshë me shërbim. Në distrikte, përgjithësisht presidenti i misionit ose një këshilltar i caktuar i liron misionarët. Për përjashtime, shihni 6.3.

Orientimet e mëposhtme për këtë intervistë mund të jenë të dobishme.

  • Lavdërojini ata që shërbyen në një mision.

  • Ftojini të tregojnë përvoja nga misioni.

  • Nxitini të vazhdojnë si dishepuj të Jezu Krishtit për tërë jetën.

  • Këshillojini të ndërtojnë mbi zakone të mira që i zhvilluan si misionarë.

  • Nxitini ta ndjekin Shpirtin çdo ditë dhe të jetojnë me nder.

  • Nxitini të marrin parasysh dhe të përgatiten për të ardhmen, përfshirë arsimimin dhe punësimin për misionarët në moshë të re. Ndihmojini të vendosin synime dhe të bëjnë plane sipas nevojës. Shqyrtojeni përparimin te Plani Im me misionarët në moshë të re.

  • Shmangeni premtimin e bekimeve specifike si shpërblim për shërbimin misionar.

  • Nxitini të jetojnë gjithmonë të denjë për një rekomandim tempulli.

24.8.3

Raportet e Misionarëve dhe Dalja për të Folur në Mbledhjen e Sakramentit

Presidentët e kunjeve dhe të distrikteve i ftojnë misionarët e liruar së fundmi të raportojnë për shërbimin e tyre në një mbledhje të këshillit të lartë ose të këshillit të distriktit. Kjo përfshin misionarët me shërbim. Peshkopët mund të ftojnë gjithashtu misionarë të liruar së fundmi për të raportuar në një mbledhje të këshillit të lagjes.

Atje ku është e përshtatshme në lidhje me largësinë ose rrethana të tjera, misionarët e liruar së fundmi mund t’i japin raportet e tyre duke përdorur teknologjinë ose vetëm në një mbledhje të këshillit të lagjes.

Peshkopata planifikon kohë që misionarët e liruar së fundmi të flasin në një mbledhje sakramenti. Kjo përfshin misionarët me shërbim. Mbledhja është një mbledhje normale sakramenti. Peshkopata sigurohet që të ndiqen parimet e përvijuara te 24.5.2.

Misionarët e liruar së fundmi mund të flasin në mbledhjet e sakramentit në lagje të tjera kur ftohen nga një anëtar i presidencës së kunjit ose distriktit. Ata mund të ftohen edhe nga një anëtar i këshillit të lartë apo këshillit të distriktit.

24.8.4

Thirrjet

Udhëheqësit u japin menjëherë caktime për dhënien e shërbesës dhe thirrje misionarëve të liruar së fundmi. Kjo përfshin që ata të merren parasysh si punonjës të ordinancave të tempullit sipas rastit (shihni 25.5).

24.9

Burimet për Rekomandimet dhe Shërbimin Misionar

24.9.1

Manualet dhe Formularët

24.9.2

Këndet e Internetit

24.9.3

Informacioni i Kontaktit për Sektorin e Misionarëve

  • Telefoni: 1–801–240-2222 ose 1–800–453–3860, numri i brendshëm 2–2222