Manualet dhe Thirrjet
30. Thirrjet në Kishë


“30. Thirrjet në Kishë”, Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (2020).

“30. Thirrjet në Kishë”, Manuali i Përgjithshëm.

njerëz duke ngritur dorën e djathtë

30.

Thirrjet në Kishë

30.0

Parathënia

Ati Qiellor i dha Jezu Krishtit një mision të shenjtë për ta përmbushur (shihni te Lluka 4:18–19; Gjoni 6:38; 3 Nefi 27:14–16). Gjatë shërbesës së Tij, Shpëtimtari u mirëbesoi dishepujve të Tij përgjegjësi të rëndësishme (shihni te Lluka 10:1–9). Po ashtu, Zoti thërret burra dhe gra për të shërbyer sot në Kishë nëpërmjet ftesave të frymëzuara nga shërbëtorët e Tij. Këto mundësi për të shërbyer njihen si thirrje.

Thirrjet u japin anëtarëve mundësi që të ndiejnë gëzimin kur i shërbejnë Perëndisë nëpërmjet shërbimit ndaj fëmijëve të Tij (shihni te Mosia 2:17). Thirrjet gjithashtu i ndihmojnë anëtarët ta rritin besimin e tyre dhe t’i afrohen më pranë Zotit.

Nuk është e përshtatshme që të aspirohet për thirrje në Kishë (shihni te Marku 10:42–45; Doktrina e Besëlidhje 121:34–36). Anëtarët as nuk “avancojnë” nga një thirrje tek tjetra. Pasi shërbejnë në një thirrje, ata nuk duhet të presin që të marrin një thirrje me përgjegjësi ose rëndësi më të madhe. Shërbimi me besnikëri në një thirrje është më i rëndësishëm sesa cila është thirrja. Zoti e nderon përkushtimin e të gjithë atyre që shërbejnë në Kishën e Tij.

Ky kapitull përshkruan se si anëtarët thirren për të shërbyer në Kishë dhe se si lirohen nga thirrjet e tyre. Ky kapitull përfshin edhe Tabelën e Thirrjeve që jep informacion mbi ofrimin e thirrjeve të caktuara, mbështetjen e anëtarëve në thirrjet e tyre dhe veçimin e tyre (shihni 30.8).

30.1

Përcaktimi se Kush të Thirret

30.1.1

Orientime të Përgjithshme

Ata që shërbejnë në Kishë thirren nga Perëndia (shihni te Hebrenjve 5:4; Nenet e Besimit 1:5). Udhëheqësit kërkojnë udhërrëfimin e Shpirtit për të përcaktuar se kë të thërrasin (shihni edhe 4.2.6). Ata marrin parasysh edhe:

  • Denjësinë e anëtarit/es (siç përcaktohet në një intervistë).

  • Dhuntitë dhe aftësitë që ka ose që mund të zhvillojë anëtari/ja për t’i bekuar të tjerët.

  • Rrethanat vetjake të anëtarit/es, përfshirë shëndetin dhe punën e tij apo të saj.

  • Ndikimin që mund të ketë thirrja mbi martesën dhe familjen e anëtarit/es.

Secila thirrje duhet t’i bekojë njerëzit të cilëve u jepet shërbim, anëtarin/en që shërben dhe familjen e anëtarit/es. Thirrjet u japin mundësi anëtarëve edhe që të rriten shpirtërisht.

Anëtarët bekohen për sakrificat që bëjnë për të shërbyer në Kishë. Megjithatë, një thirrje nuk duhet t’u vërë ngarkesa të panevojshme individëve dhe familjeve. Po ashtu, thirrjet as nuk duhet ta bëjnë të vështirë për anëtarët që t’i përmbushin përgjegjësitë e tyre të punësimit.

Përgjithësisht, secili anëtar thirret për të shërbyer vetëm në një thirrje, përveç të qenit një vëlla ose motër shërbestare. Përjashtimet duhet të jenë të rralla dhe të merren në shqyrtim me lutje. Nuk është e nevojshme të plotësohet çdo pozicion i mundshëm.

Kur një anëtari/eje të martuar i ofrohet një thirrje, udhëheqësit sigurohen që bashkëshortja/i të jetë në dijeni dhe përkrahës për thirrjen. Përpara se një të riu ose të reje t’i ofrohet një thirrje, udhëheqësit marrin miratimin nga prindërit apo kujdestarët e tij ose i saj.

Përpara se të ofrohet një thirrje, peshkopi e shqyrton me kujdes dokumentin e anëtarësisë së personit për të verifikuar që nuk përmban ndonjë shënim shpjegues apo kufizime formale të anëtarësisë. Nëse është e nevojshme që thirrja të ofrohet përpara se dokumenti i anëtarësisë të jetë në lagje, peshkopi vihet në kontakt me peshkopin e mëparshëm të këtij anëtari.

Përpara se një udhëheqës i kunjit ta ofrojë një thirrje, ai këshillohet me peshkopin e personit që të diskutojë për denjësinë e anëtarit/es dhe rrethana të tjera që mund të ndikojnë në shërbimin e tij ose të saj (të tilla si ato që përshkruhen më sipër).

30.1.2

Thirrjet për Anëtarët e Rinj

Mundësitë për të shërbyer i ndihmojnë anëtarët të rriten shpirtërisht. Shërbimi së bashku mund t’i ndihmojë anëtarët gjithashtu që të ndërtojnë marrëdhënie të ngushta. Kjo është e rëndësishme veçanërisht për anëtarët e rinj.

Udhëheqësit e lagjeve u japin anëtarëve të rinj mundësitë që të shërbejnë shpejt pasi të pagëzohen dhe konfirmohen. Anëtarët e rinj kanë një larmi aftësish. Udhëheqësit i ftojnë ata plot lutje që të shërbejnë në mënyra që do t’i ndihmojnë ata të rriten personalisht dhe të bekojnë të tjerët. Disa anëtarë janë menjëherë të gatshëm për thirrje. Të tjerë mund të parapëlqejnë detyra të përkohshme që i ndihmojnë të përgatiten për të marrë thirrje. Shihni edhe 23.2 dhe 23.5.1.

30.1.3

Thirrjet për Ata që Nuk Janë Anëtarë

Njerëzit që nuk janë anëtarë të Kishës mund të thirren në disa pozicione, të tilla si organist/e, drejtues/e muzike ose një thirrje për të ndihmuar në planifikimin e aktiviteteve. Megjithatë, nuk duhet të thirren si mësues/e, anëtarë të presidencave të kuorumeve ose anëtar/e të presidencës së organizatave, apo si udhëheqës/e të muzikës në Fillore.

Një personi anëtarësia e të cilit është kufizuar formalisht ose është hequr, nuk i lejohet të ketë një thirrje (shihni 32.11.3 dhe 32.11.4).

30.1.4

Konfidencialiteti

Thirrjet dhe lirimet janë të shenjta. Për shkak të kësaj, udhëheqësit e mbajnë konfidencial informacionin për thirrjet e propozuara dhe lirimet. Udhëheqësit e tregojnë këtë informacion në një kohë dhe në një mjedis që është në përputhje me natyrën e tij të shenjtë.

Për shembull, një person që po merret parasysh për një thirrje, nuk lajmërohet derisa t’i ofrohet thirrja. Kjo ndihmon që të shmangë ndjenjën e sikletit nëse thirrja nuk ofrohet.

Si rrjedhim, vetëm ata që kanë nevojë të dinë, të tillë si bashkëshorti/ja dhe presidenca e një organizate që ka përgjegjësinë për pozicionin, informohet përpara se personi të paraqitet për një votë mbështetëse.

30.1.5

Rekomandimet dhe Miratimet për Thirrjet

Tabela e Thirrjeve tregon se kush mund të bëjë rekomandime për secilën thirrje dhe kush e jep miratimin (shihni 30.8). Në disa raste, udhëheqësit e kuorumeve dhe të organizatave u japin rekomandime presidencës së kunjit ose peshkopatës. Këtë ata e bëjnë me lutje, duke kërkuar frymëzim rreth personin që do të rekomandojnë. Ata mund të këshillohen edhe me peshkopatën ose presidencën e kunjit.

Peshkopët dhe presidentët e kunjeve e shqyrtojnë me kujdes secilin rekomandim, duke vlerësuar faktin që është bërë me lutje. Peshkopata ose presidenca e kunjit ka përgjegjësinë përfundimtare për të marrë frymëzimin se kë të thërrasë. Kur është e nevojshme, ata mund të kërkojnë një rekomandim tjetër.

Nëse një peshkop ose president kunji ndihet i frymëzuar të thërrasë dikë tjetër nga personi që u rekomandua, kjo nuk do të thotë që rekomandimi nuk ishte i frymëzuar. Mund të ndodhë që peshkopi ose presidenti i kunjit ka informacion që nuk ishte në dispozicion ndaj atyre që e bënë rekomandimin.

30.2

Ofrimi i një Thirrjeje

Marrja e një thirrjeje për të shërbyer duhet të jetë një përvojë kuptimplote shpirtërore për një anëtar. Thirrjet për t’i shërbyer Zotit janë mundësi të shenjta dhe të gëzueshme. Udhëheqësit e komunikojnë këtë nëpërmjet mënyrës se si e ofrojnë një thirrje. Ata nuk duhet t’i ofrojnë thirrjet në një mënyrë të shkujdesur.

Tabela e Thirrjeve tregon se kush mund ta ofrojë secilën nga thirrjet (shihni 30.8). Pasi të merren miratimet e nevojshme, udhëheqësi i autorizuar këshillohet me anëtarin/en për të kuptuar nëse rrethanat e tij ose të saj e lejojnë që të shërbejë. Udhëheqësi përpiqet gjithashtu të kuptojë nëse anëtari është i denjë dhe i gatshëm për të shërbyer.

Kur një udhëheqës e ofron një thirrje, ai shpjegon se ajo ka ardhur nga Zoti. Nëse nevojitet, ai mund t’i japë anëtarit/es kohë ta marrë parasysh me lutje thirrjen, për të kërkuar konfirmimin e tij ose të saj shpirtëror.

Udhëheqësi gjithashtu mund:

  • Të shpjegojë qëllimin, rëndësinë dhe përgjegjësitë e thirrjes.

  • Ta ndihmojë anëtarin të përqendrohet kryesisht te njerëzit të cilëve do t’u shërbejë. (Si të gjejë zbatim, udhëheqësi merr një listë të këtyre njerëzve nga Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit.)

  • Ta nxitë anëtarin të kërkojë Shpirtin e Zotit në përmbushjen e thirrjes.

  • Të dëshmojë se Zoti do ta ndihmojë anëtarin dhe do ta bekojë atë për shërbimin me besnikëri.

  • T’i thotë anëtarit se kush do t’i japë trajnim dhe përkrahje për thirrjen.

  • T’i thotë anëtarit se kujt t’i raportojë për përpjekjet e veta.

  • Ta informojë anëtarin për çfarëdo mbledhje ku duhet të marrë pjesë dhe çfarëdo burimi që është në dispozicion.

  • Ta ndihmojë anëtarin të dijë përafërsisht se çfarë zotimi në kohë kërkon thirrja.

  • Të diskutojë çfarëdo shqetësimi apo sfide të veçantë të thirrjes.

  • T’u përgjigjet pyetjeve që mund të ketë anëtari.

Nëse anëtari është i martuar, udhëheqësi e fton bashkëshorten që të jetë e pranishme kur të ofrohet thirrja.

Nëse thirrja përfshin punën me fëmijët ose rininë, udhëheqësi shpjegon se anëtarit do t’i duhet të kryejë trajnimin për mbrojtjen e fëmijëve dhe rinisë. Ky trajnim është në dispozicion te ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org. Anëtari duhet ta kryejë atë brenda një muaji pas mbështetjes dhe çdo tre vjet më pas.

një grua duke i lexuar një fëmije

30.3

Mbështetja e Anëtarëve në Thirrje

Ata që thirren në shumicën e pozicioneve në Kishë duhet të marrin një votë mbështetëse përpara se të fillojnë shërbimin (shihni te Doktrina e Besëlidhje 28:13; 42:11). Duke i mbështetur ata që thirren për të shërbyer, anëtarët zotojnë përkrahjen dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar.

Tabela e Thirrjeve tregon nëse nevojitet një votë mbështetëse dhe kush merr pjesë në të (shihni 30.8). Udhëheqësi që ka mbikëqyrur ofrimin e thirrjes ose një udhëheqës i priftërisë që ai autorizon, e paraqet personin që do të mbështetet.

Personi që e drejton mbështetjen, së pari njofton se kush u lirua nga pozicioni (nëse gjen zbatim). Ai i fton anëtarët të japin një shprehje falënderimi për shërbimin e personit (shihni 30.6).

Kur paraqitet një person për votën mbështetëse, një udhëheqës i autorizuar i priftërisë e fton atë që të ngrihet në këmbë. Udhëheqësi mund të përdorë fjalë si ato që vijojnë:

“[Emri] është thirrur si [pozicioni]. Ata që janë dakord ta mbështetin [atë] mund ta tregojnë këtë duke ngritur dorën lart. [Ndalon shkurtimisht.] Ata që janë kundër, nëse ka, gjithashtu mund ta tregojnë atë. [Ndalon shkurtimisht.]”

Personi që po paraqitet, duhet të marrë pjesë në mbështetjen. Nëse po paraqitet më shumë se një person, ata mund të mbështeten si grup.

Nëse një anëtar me status të mirë e kundërshton thirrjen, udhëheqësi kryesues ose një udhëheqës tjetër i caktuar i priftërisë takohet me të privatisht pas mbledhjes. Udhëheqësi përpiqet të kuptojë përse anëtari është në kundërshtim. Ai pyet nëse anëtari ka dijeni për ndonjë sjellje që mund të mos e kualifikojë personin për shërbimin në atë pozicion. Nëse anëtari që ka kundërshtuar nuk ka dijeni për një sjellje të tillë, ai ose ajo nxitet që ta mbështetë dhe përkrahë personin në atë thirrje.

Vetëm anëtarët me status të mirë mund të marrin pjesë në mbështetjen. Megjithatë, nëse një joanëtar ose anëtar që nuk ka status të mirë ka shqetësime për veprimin, ai ose ajo mund t’ua tregojë ato peshkopit ose presidentit të kunjit privatisht pas mbledhjes.

30.4

Veçimi i Anëtarëve që të Shërbejnë në Thirrje

Ata që thirren në shumicën e pozicioneve në Kishë duhet të veçohen. Tabela e Thirrjeve tregon se kush mund ta bëjë veçimin (shihni 30.8). Në përgjithësi kjo ndodh pasi anëtarët mbështeten dhe përpara se të fillojnë shërbimin.

Për ta veçuar një anëtar për një thirrje, do të thotë t’i jepet atij ose asaj autoriteti për të vepruar në atë thirrje (shihni 3.4.3.1). Një veçim përfshin gjithashtu një bekim dhe premtime të udhëzuara nga Shpirti. Për më shumë informacion, shihni 18.11.

30.5

Kohëzgjatja e Shërbimit

Për aq sa është e mundur, udhëheqësit i lejojnë anëtarët të shërbejnë në thirrjet e tyre aq sa të krijojnë marrëdhënie të forta me njerëzit të cilëve u shërbejnë. Anëtarëve mund t’u nevojitet kohë edhe që të mësojnë dhe të rriten në përgjegjësitë e tyre. Kjo mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për udhëheqësit e të rinjve, udhëheqëset e të rejave dhe fëmijëve, si edhe për presidenten e Shoqatës së Ndihmës dhe presidentin e kuorumit të pleqve. Kohëzgjatja ideale e shërbimit për udhëheqësit ndryshon, por dy deri në pesë vjet shpesh janë të mjaftueshme.

30.6

Lirimi i Anëtarëve nga Thirrjet

Në shumicën e rasteve, anëtarët lirohen nga thirrjet kur Zoti i frymëzon udhëheqësit e tyre për t’i liruar ata. Disa anëtarë, si presidentët e kunjeve dhe të misioneve, zakonisht lirohen pas një periudhe kohe të përcaktuar. Një person mund të lirohet edhe për arsye të tjera, të tilla si rrethanat vetjake dhe familjare.

Kur lirohet një president ose peshkop, automatikisht lirohen edhe këshilltarët e tij ose të saj. Të tjerët në organizatë, si nëpunësit, sekretarët dhe mësuesit, nuk lirohen automatikisht.

Lirimet nga thirrjet në Kishë bëhen nga dikush që ka të njëjtin nivel autoriteti si personi që i ofroi thirrjet. Për shembull, nëse një anëtar i peshkopatës ka ofruar thirrjen, një anëtar i peshkopatës ofron lirimin.

Ofrimi i lirimit është një mundësi e rëndësishme që një udhëheqës të shprehë mirënjohje dhe ta dallojë dorën e Perëndisë në shërbimin e anëtarit. Udhëheqësi takohet personalisht me anëtarin për ta informuar për lirimin para se ai ose ajo të njoftohet publikisht. Ai mund të zgjedhë që ta ftojë anëtarin të thotë ato që ai ose ajo ka mësuar duke shërbyer në atë thirrje. Vetëm ata që kanë nevojë ta dinë, informohen për lirimin përpara se të njoftohet.

Një udhëheqës i autorizuar i priftërisë lajmëron lirimin në të njëjtin mjedis ku personi u mbështet. Udhëheqësi mund të përdorë fjalë si ato që vijojnë:

“[Emri] është liruar si [pozicioni]. Ata që dëshirojnë të shprehin falënderime për shërbimin [e tij ose të saj] mund ta tregojnë duke ngritur dorën lart.”

Udhëheqësi nuk kërkon vota kundërshtuese.

30.7

Thirrja, Shugurimi dhe Veçimi i Peshkopëve

Presidenca e kunjit rekomandon vëllezër që të thirren ose lirohen si peshkopë. Rekomandimet i dorëzohen Presidencës së Parë nëpërmjet sistemit Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit (BUN). Një anëtar i presidencës së kunjit, një nëpunës ose një sekretar ekzekutiv mund ta përgatitin rekomandimin. Sidoqoftë, vetëm presidenti i kunjit mund ta dorëzojë atë.

Përgjegjësitë e një peshkopi janë të rëndësishme (shihni 7.1). Ato kërkojnë një burrë me integritet, pastërti morale, pjekuri shpirtërore dhe besnikëri ndaj Shpëtimtarit. Presidenca e kunjit kërkon konfirmim nga Shpirti se kë të rekomandojë. Kur rekomandojnë një burrë për të shërbyer si peshkop, ata marrin parasysh me kujdes vargjet te 1 Timoteut 3:2–7. Ata nuk kërkojnë sugjerime nga anëtarët e lagjes. Informacion i mëtejshëm për kualifikimet e një peshkopi jepet në sistemin BUN.

Përpara se presidenti i kunjit të mund të thërrasë një peshkop të ri, ai duhet të marrë miratimin me shkrim për rekomandimin e tij nga Presidenca e Parë. Me këtë miratim, presidenti i kunjit mund ta shugurojë dhe veçojë një peshkop pasi anëtarët e lagjes t’i kenë dhënë një votë mbështetëse. Kërkohet edhe miratimi i Presidencës së Parë përpara se një president kunji të mund ta lirojë një peshkop. Presidentit të kunjit nuk i lejohet t’i delegojë këto përgjegjësi.

Nëse një burrë që thirret si peshkop, nuk është prift i lartë, presidenti i kunjit sigurohet që ai të shugurohet prift i lartë përpara se ta shugurojë atë si peshkop. Nëse një burrë ishte shuguruar peshkop më parë, ai duhet vetëm të veçohet si peshkop i lagjes. Nëse burrat që thirren si këshilltarë të peshkopit nuk janë priftërinj të lartë, ata shugurohen priftërinj të lartë përpara se të veçohen.

grua duke marrë një bekim priftërie

Pasi Presidenca e Parë e ka miratuar rekomandimin e një burri për të shërbyer si peshkop, ajo e autorizon presidentin e kunjit që ta shugurojë e veçojë atë. Presidenti i kunjit:

  1. E thërret burrin me emrin e tij të plotë.

  2. Thotë se ai po vepron me anë të autoritetit të Priftërisë Melkizedeke.

  3. E shuguron burrin peshkop (në qoftë se ai nuk ishte shuguruar më parë).

  4. E veçon që të kryesojë në lagje dhe të jetë presidenti i Priftërisë Aarone dhe i kuorumit të priftërinjve, duke theksuar përgjegjësitë e tij për mbajtësit e Priftërisë Aarone dhe të rejat në lagje (shihni 7.1.2).

  5. I jep atij të gjitha çelësat, të drejtat, fuqitë dhe autoritetin e detyrës së peshkopit, duke iu referuar veçanërisht detyrave të peshkopit si gjykatës i përbashkët në Izrael dhe si prifti i lartë kryesues në lagje (shihni 7.1.1 dhe 7.1.3).

  6. Jep fjalët e bekimit sipas drejtimit të Shpirtit.

  7. E mbyll në emrin e Jezu Krishtit.

Një I Shtatëdhjetë Zonal ose një Autoritet i Përgjithshëm gjithashtu mund ta thërrasë, shugurojë dhe veçojë një peshkop me miratimin nga Presidenca e Parë.

30.8

Tabela e Thirrjeve

Tabela vijuese rendit thirrje të përzgjedhura në lagje dhe kunje. Thirrjet dhe mundësitë e tjera për shërbim përshkruhen në një pjesë tjetër të këtij manuali.

Nuk është e nevojshme që një lagje ose kunj të plotësojë çdo thirrje të renditur në këtë tabelë. Udhëheqësit përcaktojnë se cilat thirrje të plotësojnë nisur nga nevojat e njësisë dhe njerëzit që janë në dispozicion për të shërbyer.

Shënim: Vulosësit në një tempull thirren nën drejtimin e Presidentit të Kishës. Për këtë arsye, vulosësit aktivë nuk duhet të thirren që të shërbejnë në peshkopata ose në presidencat e degëve, distrikteve, kunjeve ose misioneve.

30.8.1

Thirrjet në Lagje

Thirrja

Rekomanduar nga

Miratuar nga

Mbështetur nga1

Thirrur dhe veçuar nga

Thirrja

Peshkop

Rekomanduar nga

Presidenca e kunjit, duke përdorur sistemin BUN [LCR]

Miratuar nga

Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Të Dymbëdhjetëve

Mbështetur nga1

Anëtarët e lagjes

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit pas marrjes së miratimit nga Presidenca e Parë (shihni 30.7)

Thirrja

Këshilltarë në peshkopatë

Rekomanduar nga

Peshkopi

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë

Mbështetur nga1

Anëtarët e lagjes

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Nëpunës i lagjes (dhe ndihmësnëpunës të lagjes nëse nevojiten)

Rekomanduar nga

Peshkopata

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë

Mbështetur nga1

Anëtarët e lagjes

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar apo një këshilltar i lartë i caktuar

Thirrja

Sekretar ekzekutiv i lagjes (dhe ndihmëssekretarë ekzekutivë të lagjes nëse nevojiten)

Rekomanduar nga

Peshkopata

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë

Mbështetur nga1

Anëtarët e lagjes

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar apo një këshilltar i lartë i caktuar

Thirrja

President i kuorumit të pleqve

Rekomanduar nga

Presidenca e kunjit (në këshillim me peshkopin)

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë

Mbështetur nga1

Anëtarët e lagjes

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit

Thirrja

Këshilltarë në presidencën e kuorumit të pleqve

Rekomanduar nga

Presidenti i kuorumit (në këshillim me peshkopin)

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë

Mbështetur nga1

Anëtarët e lagjes

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar apo një këshilltar i lartë i caktuar

Thirrja

Thirrje të tjera në kuorumin e pleqve

Rekomanduar nga

Presidenca e kuorumit

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga1

Anëtarët e kuorumit (të paraqitur në një mbledhje të kuorumit nga presidenti i kuorumit ose një këshilltar i caktuar)

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kuorumit ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Presidentë/e të organizatave të lagjes (Shoqatës së Ndihmës, Të Rejave, Fillores dhe Shkollës të së Dielës)

Rekomanduar nga

Peshkopata

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga1

Anëtarët e lagjes

Thirrur dhe veçuar nga

Peshkopi

Thirrja

Këshilltarë në presidencat e organizatave në lagje

Rekomanduar nga

Presidenti ose presidentja e organizatës

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga1

Anëtarët e lagjes

Thirrur dhe veçuar nga

Peshkopi ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Thirrje të tjera për Shoqatën e Ndihmës në lagje

Rekomanduar nga

Presidenca e Shoqatës së Ndihmës

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga1

Anëtaret e Shoqatës së Ndihmës (të paraqitura në një mbledhje të Shoqatës së Ndihmës nga peshkopi ose një këshilltar i caktuar)

Thirrur dhe veçuar nga

Peshkopi ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Thirrje të tjera për Të Rejat, Filloren dhe Shkollën e së Dielës në lagje

Rekomanduar nga

Presidenca e organizatës

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga1

Anëtarët e lagjes

Thirrur dhe veçuar nga

Peshkopi ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Udhëheqës i misionit të lagjes (një anëtar i presidencës së kuorumit të pleqve mund ta përmbushë këtë rol; nëse po, ai nuk ka nevojë të thirret, mbështetet ose të veçohet më vete)

Rekomanduar nga

Peshkopata (në këshillim me presidentin e kuorumit të pleqve dhe presidenten e Shoqatës së Ndihmës)

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga1

Anëtarët e lagjes

Thirrur dhe veçuar nga

Peshkopi ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Misionarë të lagjes

Rekomanduar nga

Peshkopata ose presidenti i kuorumit të pleqve dhe presidentja e Shoqatës së Ndihmës

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga1

Anëtarët e lagjes

Thirrur dhe veçuar nga

Peshkopi ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Udhëheqës i lagjes për tempullin dhe historinë familjare (një anëtar i presidencës së kuorumit të pleqve mund ta përmbushë këtë rol; nëse po, ai nuk ka nevojë të thirret, mbështetet ose të veçohet më vete)

Rekomanduar nga

Peshkopata (në këshillim me presidentin e kuorumit të pleqve dhe presidenten e Shoqatës së Ndihmës)

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga1

Anëtarët e lagjes

Thirrur dhe veçuar nga

Peshkopi ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Këshillues/e të lagjes për tempullin dhe historinë familjare

Rekomanduar nga

Peshkopata ose presidenti i kuorumit të pleqve dhe presidentja e Shoqatës së Ndihmës

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga1

Anëtarët e lagjes

Thirrur dhe veçuar nga

Peshkopi ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Ndihmës të presidentit të kuorumit të priftërinjve

Rekomanduar nga

Peshkopi (si presidenti i kuorumit të priftërinjve)

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga1

Anëtarët e kuorumit (të paraqitur në një mbledhje të kuorumit nga peshkopi ose një këshilltar i caktuar)

Thirrur dhe veçuar nga

Peshkopi

Thirrja

Presidentë të kuorumeve të mësuesve dhe të dhjakëve

Rekomanduar nga

Peshkopata

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga1

Anëtarët e kuorumit (të paraqitur në një mbledhje të kuorumit nga peshkopi ose një këshilltar i caktuar)

Thirrur dhe veçuar nga

Thirren nga peshkopi ose një këshilltar i caktuar; veçohen nga peshkopi

Thirrja

Këshilltarë në presidencat e kuorumeve të mësuesve dhe dhjakëve, si dhe sekretarët e kuorumeve

Rekomanduar nga

Presidentët e kuorumeve

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga1

Anëtarët e kuorumit (të paraqitur në një mbledhje të kuorumit nga peshkopi ose një këshilltar i caktuar)

Thirrur dhe veçuar nga

Peshkopi ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Presidente të klasave të Të Rejave

Rekomanduar nga

Peshkopata (në këshillim me presidencën e Të Rejave)

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga1

Anëtaret e klasës (të paraqitura nga peshkopi ose një këshilltar i caktuar në një mbledhje të Të Rejave)

Thirrur dhe veçuar nga

Peshkopi ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Këshilltare në presidencat e klasave të Të Rejave dhe sekretaret e klasave

Rekomanduar nga

Presidentja e klasës

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga1

Anëtaret e klasës (të paraqitura nga peshkopi ose një këshilltar i caktuar në një mbledhje të Të Rejave)

Thirrur dhe veçuar nga

Peshkopi ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Specialistë të lagjes për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja nëse nevojiten

Rekomanduar nga

Peshkopata

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga1

Anëtarët e lagjes

Thirrur dhe veçuar nga

Peshkopi ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Specialist/e i/e qendrës burimore të lagjes nëse nevojitet

Rekomanduar nga

Presidenti i Shkollës të së Dielës

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga1

Anëtarët e lagjes

Thirrur dhe veçuar nga

Peshkopi ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Bashkërendues/e i/e lagjes për muzikën

Rekomanduar nga

Peshkopata

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga1

Anëtarët e lagjes

Thirrur dhe veçuar nga

Peshkopi ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Thirrje të tjera në lagje

Rekomanduar nga

Peshkopata

Miratuar nga

Peshkopata

Mbështetur nga1

Anëtarët e lagjes

Thirrur dhe veçuar nga

Peshkopi ose një këshilltar i caktuar

  1. Në rrethana të rralla mund të jetë e nevojshme që një anëtar i lagjes ta fillojë shërbimin në një thirrje përpara se ai ose ajo të mund të mbështetet. Kur kjo ndodh, një anëtar i peshkopatës e paraqet personin për një votë miratimi sa më shpejt që të jetë e arsyeshme. Ai e përshtat procesin e përshkruar te 30.3. Kjo përfshin dhënien e një mundësie për anëtarët e lagjes që ta kundërshtojnë veprimin.

Klasa e shkollës të së dielës

30.8.2

Thirrjet në Degë

Thirrja

Rekomanduar nga

Miratuar nga

Mbështetur nga

Thirrur dhe veçuar nga

Thirrja

President dege

Rekomanduar nga

Presidenca e kunjit, misionit ose distriktit

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë ose presidenca e misionit

Mbështetur nga

Anëtarët e degës

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit ose misionit (ose presidenti i distriktit nëse caktohet)

Thirrja

Këshilltarë në presidencën e degës

Rekomanduar nga

Presidenti i degës

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë ose presidenca e misionit (ose, kur autorizohet nga presidenti i misionit, presidenca e distriktit)

Mbështetur nga

Anëtarët e degës

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit, misionit apo distriktit ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Nëpunës, ndihmësnëpunës dhe sekretar ekzekutiv të degës

Rekomanduar nga

Presidenca e degës

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë ose presidenca e misionit (ose, kur autorizohet nga presidenti i misionit, presidenca e distriktit)

Mbështetur nga

Anëtarët e degës

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit ose një këshilltar i tij apo një këshilltar i lartë i caktuar (për degët në kunje); presidenti i distriktit ose një udhëheqës i priftërisë që e cakton ai (për degët në misione)

Thirrja

President i kuorumit të pleqve

Rekomanduar nga

Presidenca e kunjit, distriktit ose misionit (në këshillimin me presidentin e degës)

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë ose presidenca e misionit (ose, kur autorizohet nga presidenti i misionit, presidenca e distriktit)

Mbështetur nga

Anëtarët e degës

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit ose misionit (ose, nëse caktohet, presidenti i distriktit)

Thirrja

Këshilltarë në presidencën e kuorumit të pleqve

Rekomanduar nga

Presidenti i kuorumit (në këshillim me presidentin e degës)

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë ose presidenca e misionit (ose, kur autorizohet nga presidenti i misionit, presidenca e distriktit)

Mbështetur nga

Anëtarët e degës

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit ose misionit ose një këshilltar i tij apo një këshilltar i lartë i caktuar (ose, nëse caktohet, presidenti i distriktit apo një udhëheqës tjetër i priftërisë)

Thirrja

Thirrje të tjera në degë

Rekomanduar nga

Shihni pjesën 30.8.1, duke përdorur frazën president dege në vend të fjalës peshkop dhe degë në vend të lagje.

Miratuar nga

Shihni pjesën 30.8.1, duke përdorur frazën president dege në vend të fjalës peshkop dhe degë në vend të lagje.

Mbështetur nga

Shihni pjesën 30.8.1, duke përdorur frazën president dege në vend të fjalës peshkop dhe degë në vend të lagje.

Thirrur dhe veçuar nga

Shihni pjesën 30.8.1, duke përdorur frazën president dege në vend të fjalës peshkop dhe degë në vend të lagje.

30.8.3

Thirrjet në Kunj

Thirrja

Rekomanduar nga

Miratuar nga

Mbështetur nga1

Thirrur dhe veçuar nga

Thirrja

President kunji

Rekomanduar nga

Një Autoritet i Përgjithshëm ose I Shtatëdhjetë Zonal i caktuar

Miratuar nga

Një Autoritet i Përgjithshëm ose I Shtatëdhjetë Zonal i caktuar

Mbështetur nga1

Anëtarët në konferencën e kunjit

Thirrur dhe veçuar nga

Një Autoritet i Përgjithshëm ose I Shtatëdhjetë Zonal i caktuar

Thirrja

Këshilltarë në një presidencë të re të kunjit

Rekomanduar nga

Presidenti i kunjit

Miratuar nga

Një Autoritet i Përgjithshëm ose I Shtatëdhjetë Zonal i caktuar

Mbështetur nga1

Anëtarët në konferencën e kunjit

Thirrur dhe veçuar nga

Një Autoritet i Përgjithshëm ose I Shtatëdhjetë Zonal i caktuar

Thirrja

Këshilltar i ri në një presidencë ekzistuese të kunjit

Rekomanduar nga

Presidenti i kunjit, duke përdorur sistemin BUN

Miratuar nga

Presidenca e Parë

Mbështetur nga1

Anëtarët në konferencën e kunjit

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit pasi merr miratimin nga Presidenca e Parë

Thirrja

Nëpunës kunji (dhe ndihmësnëpunës kunji nëse nevojiten)

Rekomanduar nga

Presidenca e kunjit

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë

Mbështetur nga1

Anëtarët në konferencën e kunjit

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Sekretar ekzekutiv i kunjit (dhe ndihmëssekretarë ekzekutivë të kunjit nëse nevojiten)

Rekomanduar nga

Presidenca e kunjit

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë

Mbështetur nga1

Anëtarët në konferencën e kunjit

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Këshilltarë të lartë

Rekomanduar nga

Presidenca e kunjit

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë

Mbështetur nga1

Anëtarët në konferencën e kunjit

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Patriark kunji, përfshirë një patriark i cili është shuguruar tashmë në një kunj tjetër

Rekomanduar nga

Presidenca e kunjit, duke përdorur sistemin BUN [LCR]

Miratuar nga

Kuorumi i Të Dymbëdhjetëve

Mbështetur nga1

Anëtarët në konferencën e kunjit

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit më pas merr miratimin nga Kuorumi i Të Dymbëdhjetëve; ose një anëtar i Presidencës së Parë apo i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve

Thirrja

Presidente e Shoqatës së Ndihmës për Kunjin

Rekomanduar nga

Presidenca e kunjit

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë

Mbështetur nga1

Anëtarët në konferencën e kunjit

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit

Thirrja

Presidente të Të Rejave dhe Fillores në kunj

Rekomanduar nga

Presidenca e kunjit

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë

Mbështetur nga1

Anëtarët në konferencën e kunjit

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Presidentë të Të Rinjve dhe të Shkollës të së Dielës në kunj

Rekomanduar nga

Presidenca e kunjit thërret këshilltarë të lartë për t’i plotësuar këto pozicione

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë

Mbështetur nga1

Anëtarët në konferencën e kunjit (ata duhet të mbështeten si këshilltarë të lartë dhe si presidentë të këtyre organizatave)

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar (ata duhet të thirren dhe të veçohen si këshilltarë të lartë dhe si presidentë të këtyre organizatave)

Thirrja

Këshilltarë/e në presidencat e organizatave të kunjit, sekretarë/e dhe të tjerë nëse nevojiten

Rekomanduar nga

Presidenti ose presidentja e organizatës së kunjit (në këshillim me presidencën e kunjit ose këshilltarin e lartë të caktuar)

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë

Mbështetur nga1

Anëtarët në konferencën e kunjit

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar apo një këshilltar i lartë i caktuar

Thirrja

Kontrollorë financiarë të kunjit

Rekomanduar nga

Kryetari i komitetit të kontrollit financiar të kunjit (këshilltar në presidencën e kunjit)

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë

Mbështetur nga1

Nuk mbështetet

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar (presidenti i kunjit përcakton nëse është i nevojshëm veçimi)

Thirrja

Mësues/e dhe mbikëqyrës/e seminari dhe instituti në kunj nëse nevojiten

Rekomanduar nga

Presidenca e kunjit (pasi këshillohet me peshkopin dhe përfaqësuesin e seminareve dhe të instituteve)

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë

Mbështetur nga1

Anëtarët në konferencën e kunjit

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar apo një këshilltar i lartë i caktuar

Thirrja

Specialistë/e kunji për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja nëse nevojiten

Rekomanduar nga

Presidenca e kunjit

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë

Mbështetur nga1

Anëtarët në konferencën e kunjit

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit ose një këshilltar i tij i caktuar apo një këshilltar i lartë i caktuar

Thirrja

Drejtor, zëvendësdrejtorë dhe specialistë kunji për komunikimin

Rekomanduar nga

Presidenca e kunjit

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë

Mbështetur nga1

Anëtarët në konferencën e kunjit

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit ose një këshilltar i tij i caktuar apo një këshilltar i lartë i caktuar

Thirrja

Thirrje të tjera në kunj2

Rekomanduar nga

Presidenca e kunjit

Miratuar nga

Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë

Mbështetur nga1

Anëtarët në konferencën e kunjit

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit ose një këshilltar i tij i caktuar apo një këshilltar i lartë i caktuar

  1. Si përjashtim, kur është e nevojshme që drejtuesit e rinj të kunjit ta fillojnë shërbimin e tyre përpara konferencës së ardhshme të kunjit, ata duhet të mbështeten në mbledhjet e sakramentit. Këto mbështetje duhet të mbahen në minimum. Një anëtar i presidencës së kunjit ose i këshillit të lartë i paraqet mbështetjet.

    Në rrethana të rralla, mund të jetë e nevojshme që një anëtar ose anëtare e kunjit ta fillojë shërbimin përpara se të mund të mbështetet qoftë në një konferencë kunji ose në mbledhjet e sakramentit. Kur kjo ndodh, personi paraqitet për një votë miratimi sa më shpejt që të jetë e arsyeshme, duke e përshtatur procesin e përshkruar te 30.3. Kjo përfshin dhënien e një mundësie për anëtarët e kunjit që ta kundërshtojnë veprimin.

  2. Kryetari/ja e komitetit të kunjit për aktivitetet (nëse nevojitet) dhe përfaqësuesi i kunjit për ndërtesat caktohen nga presidenca e kunjit prej këshillit të lartë. Ata nuk thirren, mbështeten ose veçohen.

çift duke biseduar me peshkopin

30.8.4

Thirrjet në Distrikt

Thirrja

Rekomanduar nga

Miratuar nga

Mbështetur nga

Thirrur dhe veçuar nga

Thirrja

President distrikti

Rekomanduar nga

Presidenti i misionit

Miratuar nga

Presidenca e Zonës

Mbështetur nga

Anëtarët në konferencën e distrikt

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i misionit

Thirrja

Këshilltarë në presidencën e distriktit

Rekomanduar nga

Presidenti i distriktit

Miratuar nga

Presidenca e misionit

Mbështetur nga

Anëtarët në konferencën e distrikt

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i misionit ose një këshilltar i caktuar

Thirrja

Thirrje të tjera në distrikt

Rekomanduar nga

Shihni pjesën 30.8.3, duke përdorur frazën president distrikti në vend të president kunji dhe fjalën distrikt në vend të kunj.

Miratuar nga

Shihni pjesën 30.8.3, duke përdorur frazën president distrikti në vend të president kunji dhe fjalën distrikt në vend të kunj.

Mbështetur nga

Shihni pjesën 30.8.3, duke përdorur frazën president distrikti në vend të president kunji dhe fjalën distrikt në vend të kunj.

Thirrur dhe veçuar nga

Shihni pjesën 30.8.3, duke përdorur frazën president distrikti në vend të president kunji dhe fjalën distrikt në vend të kunj.

30.8.5

Thirrjet për Grupin e Anëtarëve në Shërbim Ushtarak

Thirrja

Rekomanduar nga

Miratuar nga

Mbështetur nga

Thirrur dhe veçuar nga

Thirrja

Udhëheqës i grupit të anëtarëve në shërbim ushtarak

Rekomanduar nga

Një kapelan shenjtor i ditëve të mëvonshme, drejtori i Marrëdhënieve Ushtarake ose udhëheqësi i grupit që u lirua

Miratuar nga

Peshkopi ose presidenti i degës dhe presidenti i kunjit ose misionit (në lagjen ose degën dhe kunjin ose misionin e origjinës së anëtarit)

Mbështetur nga

Anëtarët e grupit

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit apo misionit ose një përfaqësues i caktuar (mund ta kryejë detyrën edhe pa u veçuar nëse nevojitet)

Thirrja

Ndihmës të udhëheqësit të grupit të anëtarëve në shërbim ushtarak

Rekomanduar nga

Udhëheqësi i grupit

Miratuar nga

Peshkopi ose presidenti i degës dhe presidenti i kunjit ose misionit (në lagjen ose degën dhe kunjin ose misionin e origjinës së anëtarit)

Mbështetur nga

Anëtarët e grupit

Thirrur dhe veçuar nga

Presidenti i kunjit apo misionit ose një përfaqësues i caktuar (mund ta kryejë detyrën edhe pa u veçuar nëse nevojitet)