Manualet dhe Thirrjet
37. Kunjet, Lagjet dhe Degët e Specializuara


“37. Kunjet, Lagjet dhe Degët e Specializuara”, Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (2020).

“37. Kunjet, Lagjet dhe Degët e Specializuara”, Manuali i Përgjithshëm.

njerëz duke ngrënë jashtë

37.

Kunjet, Lagjet dhe Degët e Specializuara

37.0

Parathënia

Një president kunji mund të propozojë krijimin e kunjeve, lagjeve dhe degëve të specializuara për t’u shërbyer anëtarëve siç përvijohet në këtë kapitull. Për informacion rreth krijimit të njësive të specializuara brenda një misioni, shihni 36.3.

Një president kunji e fillon një propozim të ri te Propozimet për Kufijtë dhe Udhëheqjen. Nëse nuk mund ta përdorë sistemin në internet, ai mund të shkarkojë formularët në letër duke klikuar te hallka lidhëse. Vetëm Presidenca e Parë mund ta miratojë propozimin.

Për ndihmë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, merrni në telefon te 1–801–240–1007. Jashtë Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, merrni në telefon zyrën zonale.

37.1

Lagjet dhe Degët sipas Gjuhës së Folur

Një president kunji mund të propozojë krijimin e një lagjeje ose dege sipas gjuhës së folur për anëtarë të kunjit: 1) që nuk flasin gjuhën amtare vendore ose 2) që përdorin gjuhën e shenjave.

Një president kunji mund të propozojë edhe krijimin e një lagjeje ose dege që përfshin anëtarë nga një ose më shumë kunje fqinje. Presidentët e kunjeve të përfshirë e planifikojnë dhe e bashkërendojnë rekomandimin. Njëri prej kunjeve pjesëmarrëse do të jetë përgjegjës për lagjen ose degën.

Kërkesat Minimale për të Krijuar një Lagje ose Degë sipas Gjuhës së Folur brenda një Kunji

Lagjja

Dega

Numri i anëtarëve (aktivë dhe më pak aktivë)

Lagjja

125

Dega

Nuk ka minimum

Numri i mbajtësve aktivë të Priftërisë Melkizedeke që janë pagues të plotë të së dhjetës dhe të aftë që të shërbejnë në pozicione udhëheqjeje

Lagjja

1 për çdo 20 anëtarë (aktivë dhe më pak aktivë). Duhet të ketë minimumi 15.

Dega

4

Kufijtë e njësive sipas gjuhës së folur në përgjithësi ndjekin kufijtë e lagjeve, degëve dhe kunjeve gjeografike.

Fëmijët dhe rinia e një njësie sipas gjuhës së folur mund t’i ndërthurin klasat me një njësi gjeografike nëse dëshirojnë (shihni 29.2.8).

Shihni 36.3 për degë sipas gjuhës së folur brenda një misioni. Shihni 36.4.2 për orientimet lidhur me emërtimin e lagjes dhe degës.

të rinj e të reja duke biseduar

37.1.1

Anëtarësia në një Lagje ose Degë sipas Gjuhës së Folur

  • Anëtarët duhet të jetojnë brenda kufijve të një lagjeje ose dege sipas gjuhës së folur.

  • Anëtarët mund të zgjedhin që të jenë anëtarë të asaj njësie sipas gjuhës së folur ose të njësisë së tyre gjeografike.

  • Dokumentet e anëtarësisë së çdo personi duhet të jenë në njësinë që ai ose ajo po frekuenton.

37.1.2

Udhëheqja në një Lagje ose Degë sipas Gjuhës së Folur

  • Në përgjithësi, peshkopi ose presidenti i degës dhe këshilltarët e tij thirren nga brenda kufijve të njësisë sipas gjuhës së folur. Përjashtime mund të bëhen për udhëheqës/e që nuk jetojnë brenda kufijve të njësisë, në qoftë se jetojnë brenda kunjit që është përgjegjës për njësinë.

  • Përpara se të thirret një peshkop kërkohet miratimi i Presidencës së Parë.

  • Në përgjithësi, udhëheqësit/et dhe mësuesit/et e tjerë thirren nga anëtarësia e lagjes ose degës.

37.2

Lagjet dhe Degët për Të Rinjtë në Moshë Madhore Beqarë brenda një Kunji Gjeografik

Një president kunji mund të propozojë krijimin e një lagjeje ose dege për të rinjtë në moshë madhore beqarë (për anëtarët e moshës 18–30 vjeç) nëse kunji ka mjaft të rinj e të reja aktive në moshë madhore beqarë që do të donin ta frekuentonin lagjen apo degën. Duhet të merren parasysh sa vijon:

  • Ndikimi mbi përparimin vetjak dhe zhvillimin shpirtëror të të rinjve në moshë madhore beqarë. Kjo përfshin aftësinë e tyre për të marrë pjesë në të gjitha aspektet e veprës së shpëtimit dhe të ekzaltimit (shihni  1.2).

  • Ndikimi i njësive gjeografike nga të cilat njësitë për të rinjtë në moshë madhore beqarë do të tërheqin anëtarë.

  • Koha dhe shpenzimet për udhëtime që u kërkon të rinjve në moshë madhore beqarë dhe udhëheqësve.

Presidentët e kunjeve mund të propozojnë edhe krijimin e një lagjeje ose dege që përfshin anëtarë nga një ose më shumë kunje fqinjë. Presidentët e kunjeve duhet të marrin parasysh nëse veprimtaritë shumëkunjëshe do t’i plotësonin nevojat për të rinjtë në moshë madhore beqarë më mirë se krijimi i një lagjeje ose dege. Njëri prej kunjeve pjesëmarrëse do të jetë përgjegjës për lagjen ose degën.

Një kunj gjeografik me kufij që mbivendosen me kufijtë e një kunji për të rinjtë në moshë madhore beqarë, nuk duhet të ketë njësinë e vet për të rinjtë në moshë madhore beqarë.

Kërkesat Minimale për të Krijuar një Njësi për Të Rinjtë në Moshë Madhore Beqarë brenda një Kunji

Lagjja

Dega

Numri i anëtarëve aktivë

Lagjja

125

Dega

50

Numri i mbajtësve aktivë të Priftërisë Melkizedeke që janë pagues të plotë të së dhjetës dhe të aftë që të shërbejnë në pozicione udhëheqjeje

Lagjja

1 për çdo 20 anëtarë (aktivë dhe më pak aktivë). Duhet të ketë minimumi 15.

Dega

4

Një lagje për të rinjtë në moshë madhore beqarë zakonisht nuk duhet të ketë më shumë se 225 anëtarë aktivë.

Shihni 36.4.2 për orientimet lidhur me emërtimin e lagjes dhe degës.

37.2.1

Anëtarësia në një Lagje ose Degë për Të Rinjtë në Moshë Madhore Beqarë brenda një Kunji Gjeografik

  • Anëtarët duhet të jenë të rinj në moshë madhore beqarë (mosha 18–30 vjeç) të cilët jetojnë brenda kufijve të një lagjeje ose dege për të rinjtë në moshë madhore beqarë.

  • Të rinjtë në moshë madhore beqarë mund të zgjedhin që të jenë anëtarë të njësisë për të rinjtë në moshë madhore ose të njësisë së tyre gjeografike.

  • Dokumentet e anëtarësisë së çdo personi duhet të jenë në njësinë që ai ose ajo po frekuenton.

  • Në qoftë se presidenti i kunjit e ndien se kjo gjë do ta ndihmonte një të ri ose të re në moshë madhore beqare më pak aktive në kunjin e tij, ai mund ta miratojë transferimin e dokumentit të anëtarësisë nga njësia gjeografike në njësinë për të rinjtë në moshë madhore beqarë. Kur anëtari/ja më pak aktiv/e bëhet aktiv/e, ai ose ajo mund të zgjedhë të frekuentojë njësinë për të rinjtë në moshë madhore beqarë ose njësinë gjeografike.

  • Të rinjtë ose të rejat në moshë madhore beqarë (mosha 18–30 vjeç), që janë prindër dhe kanë fëmijë në shtëpi, mbeten në njësinë e tyre gjeografike. Prindërit mund të marrin pjesë në aktivitetet e njësisë për të rinjtë në moshë madhore beqarë.

  • Anëtarët nuk frekuentojnë një njësi për të rinjtë në moshë madhore beqarë kur martohen ose kur arrijnë moshën 31 vjeç. Shihni 37.5 për anëtarët në moshë madhore beqarë të moshës 31–45 vjeç.

37.2.2

Udhëheqja në një Lagje ose Degë për Të Rinjtë në Moshë Madhore Beqarë brenda një Kunji Gjeografik

  • Peshkopi ose presidenti i degës duhet të jetë një burrë i martuar, me gjykim të pjekur dhe me përvojë. Përpara se të thirret një peshkop kërkohet miratimi i Presidencës së Parë. Në përgjithësi, peshkopi ose presidenti i degës jeton brenda kufijve të njësisë për të rinjtë në moshë madhore beqarë. Përjashtime mund të bëhen për njësitë për të rinjtë në moshë madhore beqarë që shërbejnë në universitete dhe kolegje.

  • Këshilltarët e peshkopit mund të jenë anëtarë të njësisë. Ose ata mund të jenë burra të tjerë beqarë ose të martuar të cilët jetojnë brenda kufijve të njësisë. Ata duhet të jenë priftërinj të lartë. Nëse një burrë që thirret si këshilltar në një peshkopatë, nuk është prift i lartë, presidenti i kunjit sigurohet që ai të shugurohet prift i lartë përpara se ta veçojë atë.

  • Një president dege dhe këshilltarët e tij mund të jenë priftërinj të lartë ose pleq.

  • Udhëheqësit/et dhe mësuesit/et e tjerë thirren prej të rinjve në moshë madhore beqarë që janë anëtarë të njësisë.

37.3

Kunjet për Të Rinjtë në Moshë Madhore Beqarë dhe Lagjet dhe Degët e Tyre

Atje ku një numër i madh të rinjsh në moshë madhore beqarë jetojnë në të njëjtën zonë, zakonisht pranë universiteteve ose kolegjeve, mund të organizohen një ose më shumë kunje për të rinjtë në moshë madhore beqarë.

Kërkesat Minimale për të Krijuar një Kunj, Lagje ose Degë për Të Rinjtë në Moshë Madhore Beqarë

Kunj i të rinjve në moshë madhore beqarë

  • 1 500 anëtarë (aktivë dhe më pak aktivë)

  • 5 lagje

Lagje për të rinjtë në moshë madhore beqarë në një kunj për të rinjtë në moshë madhore beqarë

  • 125 anëtarë (aktivë)

  • 1 mbajtës aktiv i Priftërisë Melkizedeke që është pagues i plotë i së dhjetës, i cili është i aftë të shërbejë në një pozicion udhëheqjeje për çdo 20 anëtarë (aktivë dhe më pak aktivë). Duhet të ketë minimumi 15.

Degë për të rinjtë në moshë madhore beqarë në një kunj për të rinjtë në moshë madhore beqarë

  • 50 anëtarë (aktivë)

  • 4 mbajtës aktivë të Priftërisë Melkizedeke që janë pagues të plotë të së dhjetës, të cilët janë të aftë të shërbejnë në pozicione udhëheqjeje

Një kunj gjeografik me kufij që mbivendosen me kufijtë e një kunji për të rinjtë në moshë madhore beqarë, nuk duhet të ketë njësinë e vet për të rinjtë në moshë madhore beqarë.

Një njësi për të rinjtë në moshë madhore beqarë që është brenda një kunji gjeografik, mund të transferohet në një kunj për të rinjtë në moshë madhore beqarë vetëm kur:

  • Kufijtë e saj janë ngjitur me kunjin për të rinjtë në moshë madhore beqarë.

  • Presidentët e të dy kunjeve e rekomandojnë transferimin.

Shihni 36.4.1 dhe 36.4.2 për orientimet lidhur me emërtimin e kunjeve dhe lagjeve.

37.3.1

Anëtarësia në një Kunj për Të Rinjtë në Moshë Madhore Beqarë dhe Lagjet ose Degët e Tij

  • Anëtarët duhet të jenë të rinj në moshë madhore beqarë (mosha 18–30 vjeç) të cilët jetojnë brenda kufijve të një lagjeje ose dege për të rinjtë në moshë madhore beqarë.

  • Të gjithë të rinjtë aktivë dhe më pak aktivë në moshë madhore beqarë brenda kufijve të kunjit, që nuk jetojnë në shtëpi me prindërit e tyre, janë anëtarë të kunjit për të rinjtë në moshë madhore beqarë, nëse nuk zgjedhin të frekuentojnë njësinë e tyre gjeografike.

  • Të rinjtë në moshë madhore beqarë të cilët jetojnë në shtëpi me prindërit e tyre, mund të zgjedhin që të jenë anëtarë të njësisë për të rinjtë në moshë madhore ose të njësisë së tyre gjeografike.

  • Dokumentet e anëtarësisë së çdo personi duhet të jenë në njësinë që ai ose ajo po frekuenton.

  • Të rinjtë ose të rejat në moshë madhore beqarë (mosha 18–30 vjeç), që janë prindër dhe kanë fëmijë në shtëpi, mbeten në njësinë e tyre gjeografike. Prindërit mund të marrin pjesë në aktivitetet e njësisë për të rinjtë në moshë madhore beqarë.

  • Anëtarët nuk frekuentojnë një njësi për të rinjtë në moshë madhore beqarë kur martohen ose kur arrijnë moshën 31 vjeç. Shihni 37.5 për anëtarët në moshë madhore beqarë (mosha 31–45 vjeç).

37.3.2

Udhëheqja në një Kunj për Të Rinjtë në Moshë Madhore Beqarë dhe Lagjet ose Degët e Tij

  • Presidenti i kunjit, patriarku i kunjit, peshkopët dhe presidentët e degëve duhet të jetë burra të martuar, me gjykim të pjekur dhe me përvojë. Përpara se të thirret një peshkop kërkohet miratimi i Presidencës së Parë. Ata mund të thirren nga jashtë kufijve të kunjit siç përcaktohet nga Presidenca e Zonës. Ata që i japin thirrje të tilla, fillimisht këshillohen me presidentin e kunjit të personit që të marrin miratimin. Për orientime, shihni kapitullin 30.

  • Këshilltarët e presidentit të kunjit, këshilltarët e lartë, këshilltarët në peshkopatë dhe këshilltarët në presidencën e degëve mund të jenë burra beqarë ose të martuar. Presidentet e Shoqatës së Ndihmës të Kunjit dhe këshilltaret mund të jenë gra beqare ose të martuara. Presidentët e Shkollës të së Dielës të kunjit dhe këshilltarët mund të jenë burra beqarë ose të martuar. Këta udhëheqës mund të jenë anëtarë të kunjit. Ose ata mund të thirren nga jashtë kufijve të kunjit siç përcaktohet nga Presidenca e Zonës.

  • Këshilltarët e një peshkopi duhet të jenë priftërinj të lartë. Nëse një burrë që thirret si këshilltar në një peshkopatë, nuk është prift i lartë, presidenti i kunjit sigurohet që ai të shugurohet prift i lartë përpara se ta veçojë atë. Një president dege dhe këshilltarët e tij mund të jenë priftërinj të lartë ose pleq.

  • Përpara thirrjes së një patriarku kërkohet miratimi i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve.

  • Në lagjet dhe degët, udhëheqësit/et dhe mësuesit/et e tjerë thirren nga të rinjtë në moshë madhore beqarë, të cilët janë anëtarë të njësisë.

37.4

Kunjet dhe Lagjet për Studentët e Martuar

Kunjet dhe lagjet për studentët e martuar mund të krijohen që t’u shërbejnë anëtarëve studentë të martuar, të cilët jetojnë pranë një universiteti ose kolegji.

Kërkesat Minimale për të Krijuar një Kunj ose Lagje për Studentët e Martuar

Kunji i studentëve të martuar

  • 1 500 anëtarë (aktivë dhe më pak aktivë)

  • 5 lagje

Lagjja e studentëve të martuar

  • 125 anëtarë (aktivë dhe më pak aktivë)

  • 1 mbajtës aktiv i Priftërisë Melkizedeke që është pagues i plotë i së dhjetës, i cili është i aftë të shërbejë në një pozicion udhëheqjeje për çdo 20 anëtarë (aktivë dhe më pak aktivë). Duhet të ketë minimumi 15.

Shihni 36.4.1 dhe 36.4.2 për orientimet lidhur me emërtimin e kunjeve dhe lagjeve.

37.4.1

Anëtarësia në Kunjet dhe Lagjet për Studentët e Martuar

  • Anëtarët duhet të jenë studentë të martuar të cilët jetojnë brenda kufijve të një lagjeje për studentët e martuar.

  • Studentët e martuar mund të zgjedhin që të jenë anëtarë të lagjes për studentët e martuar ose të njësisë së tyre gjeografike.

  • Dokumentet e anëtarësisë duhet të jenë në njësinë që frekuenton familja.

37.4.2

Udhëheqja në Kunjet dhe Lagjet për Studentët e Martuar

Shihni 37.3.2 dhe zbatoni të njëjtat orientime.

37.5

Lagjet për Personat në Moshë Madhore Beqarë

Në përgjithësi, anëtarëve në moshë madhore beqarë (mosha 31–45 vjeç) u shërbehet më mirë në njësitë gjeografike. Si përjashtim, një president kunji mund të sugjerojë krijimin e një lagjeje për persona në moshë madhore beqarë.

Një president kunji mund të sugjerojë edhe krijimin e një lagjeje për persona në moshë madhore beqarë me anëtarë nga një ose më shumë kunje fqinjë. Presidentët e kunjeve të përfshirë e planifikojnë dhe e bashkërendojnë rekomandimin. Njëri prej kunjeve pjesëmarrës do të jetë përgjegjës për lagjen.

Kërkesat Minimale për të Krijuar një Lagje për Personat në Moshë Madhore Beqarë në një Kunj

Numri i anëtarëve (aktivë dhe më pak aktivë)

125

Numri i mbajtësve aktivë të Priftërisë Melkizedeke që janë pagues të plotë të së dhjetës dhe të aftë që të shërbejnë në pozicione udhëheqjeje

1 për çdo 20 anëtarë (aktivë dhe më pak aktivë). Duhet të ketë minimumi 15.

Shihni 36.4.2 për orientimet lidhur me emërtimin e lagjes.

37.5.1

Anëtarësia në një Lagje për Personat në Moshë Madhore Beqarë

  • Anëtarët duhet të jenë persona në moshë madhore beqarë (mosha 31–45 vjeç) të cilët jetojnë brenda kufijve të një lagjeje për personat në moshë madhore beqarë.

  • Personat në moshë madhore beqarë mund të zgjedhin që të jenë anëtarë të lagjes për personat në moshë madhore beqarë ose të njësisë së tyre gjeografike.

  • Dokumentet e anëtarësisë së çdo personi duhet të jenë në njësinë që ai ose ajo po frekuenton.

  • Personat në moshë madhore beqarë (mosha 31–45 vjeç), që janë prindër dhe kanë fëmijë në shtëpi, mbeten në njësinë e tyre gjeografike. Prindërit mund të frekuentojnë aktivitetet e lagjes për personat në moshë madhore beqarë.

  • Anëtarët nuk e frekuentojnë një lagje për personat në moshë madhore beqarë kur martohen ose mbushin moshën 46 vjeç.

37.5.2

Udhëheqja në një Lagje për Personat në Moshë Madhore Beqarë

  • Peshkopi duhet të jetë një prift i lartë i martuar, me gjykim të pjekur dhe me përvojë. Përpara se të thirret një peshkop kërkohet miratimi i Presidencës së Parë.

  • Këshilltarët e një peshkopi mund të jenë anëtarë të njësisë. Ose ata mund të jenë burra të tjerë beqarë ose të martuar të cilët jetojnë brenda kufijve të njësisë. Ata duhet të jenë priftërinj të lartë. Nëse një burrë që thirret si këshilltar në një peshkopatë, nuk është prift i lartë, presidenti i kunjit sigurohet që ai të shugurohet prift i lartë përpara se ta veçojë atë.

  • Udhëheqësit/et dhe mësuesit/et e tjerë thirren nga personat në moshë madhore beqarë që janë anëtarë të lagjes.

37.6

Lagjet dhe Degët për Anëtarët në Rrethana të Veçanta

Një president kunji mund të sugjerojë krijimin e lagjeve ose degëve për anëtarët në rrethana të veçanta, të tilla si ata që janë në qendra përkujdesjeje, programe rehabilitimi ose burgje.

Në përgjithësi, udhëheqësit të cilët thirren të shërbejnë në këto njësi, duhet të jetojnë brenda kunjit që është përgjegjës për njësinë.

Shihni 36.3 për informacion rreth degëve në një mision për të rinjtë në moshë madhore beqarë ose për personat në moshë madhore beqarë; për anëtarët që nuk e flasin gjuhën amtare vendore; për anëtarët që janë në qendra përkujdesjeje, programe rehabilitimi ose burgje; apo për anëtarët në ushtri.

Shihni 36.4.2 për orientimet lidhur me emërtimin e lagjes dhe degës.

gra duke pozuar për një fotografi

37.7

Grupet në Kunje, Misione dhe Zona

Grupet janë bashkësi të vogla, të autorizuara për anëtarët, të cilat mbikëqyren nga një peshkop, president dege ose president misioni. Presidenti i kunjit ose misionit mund ta rekomandojë krijimin e një grupi në rrethanat vijuese:

  • Është i vështirë udhëtimi për anëtarët e mundshëm të grupit që të mblidhen me një lagje ose degë.

  • Një numër i vogël anëtarësh flasin një gjuhë që është e ndryshme nga anëtarët në lagje ose degë.

  • Anëtarëve në ushtri u jepet shërbim më i mirë duke qenë në një grup (shihni 38.9.4).

Për të propozuar krijimin e një grupi, presidenti i kunjit ose misionit i dorëzon një kërkesë Presidencës së Zonës. Vetëm Presidenca e Zonës mund ta miratojë kërkesën.

Një grup duhet të ketë të paktën dy anëtarë. Njëri duhet të jetë një prift i denjë në Priftërinë Aarone ose një mbajtës i denjë i Priftërisë Melkizedeke.

Në kunje, presidenti i kunjit cakton një peshkop ose president dege që ta organizojë e mbikëqyrë grupin. Në misione, presidenti i misionit cakton një president dege që ta organizojë e mbikëqyrë grupin.

Në përgjithësi, një grup mund të krijohet për t’u shërbyer anëtarëve të cilët jetojnë në një ose më shumë njësi brenda një kunji ose distrikti. Anëtarësia në grup është vetëm për ata që jetojnë brenda kufijve të njësisë ose njësive pjesëmarrëse. Grupet nuk i kapërcejnë kufijtë e kunjit ose distriktit.

Presidenti i kunjit, presidenti i misionit, peshkopi ose presidenti i degës thërret një udhëheqës grupi dhe e veçon atë. Udhëheqësi i grupit organizon dhe drejton mbledhjet e grupit, që përfshijnë administrimin e sakramentit.

Një udhëheqës grupi nuk mban çelësa të priftërisë dhe nuk autorizohet:

  • Të marrë të dhjeta dhe oferta.

  • Të këshillojë anëtarët rreth një mëkati të rëndë.

  • Të japë kufizime joformale ose formale të anëtarësisë.

  • Të kryejë detyra të tjera që kërkojnë çelësa të priftërisë.

Zakonisht grupet përdorin Programin e Njësisë Bazë (shihni 36.6).

Dokumentet e anëtarësisë së anëtarëve të grupit mbahen në lagjen ose degën që e mbikëqyr grupin.

Zyrat qendrore të Kishës nuk caktojnë një numër njësie për grupet.

Kur një grup kualifikohet, presidenti i kunjit ose i misionit mund të propozojë që ai të bëhet një degë.

37.8

Njësitë e Kishës në Repartet Ushtarake

Për udhëzime mbi krijimin e lagjeve, degëve dhe grupeve të anëtarëve në shërbim ushtarak që mblidhen në reparte ushtarake, shihni 38.9.4.

të rinj duke bërë fotografi të vetes