Fëmijët dhe Rinia
Vazhdoni të Ecni Përpara


“Vazhdoni të Ecni Përpara”, Udhëzuesi Parashtrues për Fëmijët dhe Rininë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (2019)

“Vazhdoni të Ecni Përpara”, Udhëzuesi Parashtrues për Fëmijët dhe Rininë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Vazhdoni të Ecni Përpara

Ju do të përkraheni gjatë përpjekjeve tuaja për ta ndjekur Krishtin ndërsa rriteni në këto katër fusha nëpërmjet të mësuarit të ungjillit, shërbimit dhe veprimtarive, si dhe zhvillimit vetjak.

Të Mësuarit e Ungjillit

Të mësuarit e ungjillit në shtëpi dhe kishë ju jep një themel shpirtëror për çdo gjë në jetën tuaj. Ndërsa e vini në jetë atë që studioni, mund të zbuloni mënyra se si mund ta ndiqni Jezu Krishtin individualisht, me familjen tuaj ose kuorumin apo klasën tuaj.

Pamja
person duke lexuar shkrimet e shenjta

Shërbimi dhe Veprimtaritë

Ndërsa merrni pjesë në shërbim dhe veprimtari, ju mund të argëtoheni me familjen, miqtë dhe udhëheqësit tuaj ndërkohë që mësoni aftësi, keni përvoja të reja dhe u shërbeni të tjerëve. Mund të shërbeni edhe duke marrë pjesë në ordinanca të shenjta. Shërbimi dhe veprimtaritë bazohen te Lluka 2:52 dhe përfshijnë veprimtari gjatë ditëve të javës, si dhe aktivitete me shumë ditë për të rinjtë e të rejat, të tilla si kampet, udhëtimet për në tempull, si dhe konferencat Për Forcën e Rinisë (FSY) dhe konferencat për të rinjtë e të rejat.

Pamja
të rinj e të reja duke bërë shërbim

Zhvillimi Vetjak

Ju mund të ndiqni Jezu Krishtin për zhvillimin tuaj vetjak ndërsa kërkoni zbulesë për mënyrën se si mund të rriteni në të gjitha fushat e jetës suaj. Ju zgjidhni se për çfarë të punoni dhe mund të merrni ndihmë nga familja, bashkëmoshatarët dhe udhëheqësit.

Pamja
Vajzë dhe djalë duke vrapuar së bashku

Shtyp në Letër