5
Autoriteti dhe Ordinancat e Priftërisë
Priftëria është autoriteti që Perëndia ua jep fëmijëve të Tij për t’u sjellë shpëtim të gjithë njerëzve. Autoriteti i priftërisë qeveriset nga udhëheqësit e priftërisë të cilët marrin dhe ushtrojnë çelësat e priftërisë. Përderisa shkrimet e shenjta thonë se “gjithë autoritetet [dhe] detyrat e tjera në kishë janë shtesa të kësaj priftërie [Melkizedeke]” (Doktrina e Besëlidhje 107:5), gjithçka që bëhet nën drejtimin e atyre çelësave të priftërisë, bëhet me autoritetin e priftërisë.
Kur një grua veçohet për të predikuar ungjillin si misionare kohëplotë, ajo vepron nën autoritetin e priftërisë për të kryer një funksion priftërie. Kushdo me një thirrje që merret nga një njeri që mban çelësat e priftërisë, ushtron autoritetin e priftërisë kur kryen detyrat që i janë caktuar asaj apo atij.
Nëse jeni mbajtës i Priftërisë Melkizedeke, ju do të keni mundësi të merrni pjesë në ordinancat dhe bekimet e priftërisë.
Për më shumë informacion, shihni pjesën 7.11, “Ordinancat dhe Bekimet e Priftërisë”.