Fillorja
Përgjegjësitë


grua duke u dhënë mësim fëmijëve

Thirrja Ime si Këshilltare në Presidencën e Fillores

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.

Qëllimi i Fillores

Fillorja i ndihmon fëmijët të ndiejnë dashurinë e Atit të tyre Qiellor; të mësojnë rreth planit të Tij të lumturisë; të jetojnë ungjillin e Jezu Krishtit; dhe të ndiejnë, dallojnë e veprojnë sipas ndikimit të Frymës së Shenjtë. Fillorja është gjithashtu një kohë për t’u përgatitur, për të bërë dhe për të mbajtur besëlidhje të shenjta ndërsa fëmijët marrin pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. (Shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 12.1.)

Këshilltaret

Presidenca e Fillores i ndihmon prindërit për t’i përgatitur fëmijët që të hyjnë dhe të përparojnë përgjatë shtegut të besëlidhjeve. Kjo është njëra nga përgjegjësitë e tyre më të rëndësishme. Presidenca mbikëqyr mbledhjet e Fillores, shërbesën ndaj fëmijëve individualisht, mësuesit/et dhe udhëheqëset, dhe nevojat administrative të Fillores. (Shihni te 12.3.2.)

Klasat dhe Koha e të Kënduarit

Është një privilegj i shenjtë t’u jepet mësim fëmijëve. Udhëheqëset e Fillores i duan dhe u japin mësim fëmijëve sipas mënyrës së Shpëtimtarit. Klasat e Fillores organizohen sipas moshës dhe numrit të mësuesve/eve në dispozicion (shihni te 12.1.3). Koha e të kënduarit i ndihmon fëmijët të ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor dhe të mësojnë rreth planit të Tij për lumturinë (shihni te 12.1.4).

Mbledhjet dhe Këshillat

Presidentja dhe këshilltaret e saj mblidhen rregullisht. Ato bëjnë gjithashtu mbledhje me peshkopin ose këshilltarin e caktuar prej tij. (Shihni te 12.3.2.)

Mësuesit/et dhe Udhëheqësit/et

Mësimdhënia ndaj fëmijëve të Perëndisë është një privilegj i shenjtë. Presidenca e Fillores siguron përkrahje ndaj mësuesve/eve dhe udhëheqëseve të Fillores gjatë orëve mësimore, çerdhes dhe kohës së të kënduarit (shihni te 12.3.5). Presidenca e Fillores i rekomandon peshkopatës burra e gra që të shërbejnë në thirrjet në Fillore e çerdhe.

Aktivitetet e Fillores

Udhëheqësit/et e aktiviteteve të Fillores planifikojnë aktivitete argëtuese dhe përfshirëse që ndihmojnë në përmbushjen e veprës së Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Shërbimi dhe aktivitetet duhet të ndërtojnë dëshmitë, të forcojnë familjet dhe të sigurojnë mundësi për t’i bekuar të tjerët. Aktivitetet e Fillores në përgjithësi zhvillohen dy herë në muaj për fëmijët e moshave 8–11 vjeç. (Shihni te 12.3.6.)

Orientimet dhe Rregulloret

Të gjithë personat në moshë madhore që punojnë me fëmijët dhe rininë, duhet të kryejnë trajnimin “Mbrojtja e Fëmijëve dhe e Rinisë” brenda një muaji nga dita e mbështetjes (ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org). Orientimet dhe rregulloret në lidhje me fëmijët me nevoja të veçanta, kërkesat për sigurinë, programi ‘Fëmijët dhe Rinia’ dhe të tjera gjenden te pjesa 12.5 e materialit Manuali i Përgjithshëm.