Shoqata e Ndihmës
Përgjegjësitë


grup njerëzish duke buzëqeshur

Thirrja Ime si Këshilltare në Presidencën e Shoqatës së Ndihmës

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.

Qëllimi i Shoqatës së Ndihmës

Shoqata e Ndihmës është një organizatë e themeluar në mënyrë hyjnore për të gjitha gratë në moshë madhore në Kishë. Shoqata e Ndihmës i ndihmon fëmijët e Perëndisë që të përgatiten për t’u kthyer në praninë e Tij. Profeti Jozef Smith dha mësim se qëllimi i Shoqatës së Ndihmës është të “shpëtojë shpirtrat dhe të lehtësojë vuajtjen” – duke siguruar lehtësimin e Shpëtimtarit (shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 9.1).

Këshilltaret

Presidentja dhe këshilltaret e saj mbikëqyrin motrat shërbestare, mësimin e së dielës dhe aktivitetet. Ato u mësojnë motrave përgjegjësitë e tyre të besëlidhjeve, i përgatitin të rejat për të marrë pjesë në Shoqatën e Ndihmës dhe bashkërendojnë përpjekjet për të forcuar motrat e reja në moshë madhore (shihni te 9.4). Presidenca e Shoqatës së Ndihmës dhe sekretarja takohen rregullisht (shihni te 9.3.2.3).

Udhëheqja dhe Këshillat

Udhëheqëset e Shoqatës së Ndihmës planifikojnë mbledhjet e së dielës, aktivitetet, dhënien e shërbesës, shërbimin dhe ndërveprime të tjera për t’u ofruar grave përvoja në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Anëtaret e Shoqatës së Ndihmës dhe anëtarët e kuorumit të pleqve punojnë në unitet (shihni te 9.2).

Shoqata e Ndihmës dhe Kuorumi i Pleqve

Presidencat e Shoqatës së Ndihmës dhe të kuorumit të pleqve bashkërendojnë detyrat e dhënies së shërbesës dhe ndihmojnë për udhëheqjen e punës në tempull dhe për historinë familjare dhe përpjekjet për t’i ftuar të gjithë të marrin bekimet e ungjillit. Ata gjithashtu kanë një rol kyç në dhënien mësim anëtarëve të lagjes parimet e dhënies së shërbesës ndaj nevojtarëve, të jetuarit e ligjit të agjërimit, ngritjes së mbështetjes te vetja dhe rritjes së përgatitjes vetjake dhe familjare (shihni te 22.6.2).

Mbledhjet e së Dielës

Shoqatat e Ndihmës mblidhen të dielat e dyta dhe të katërta me qëllim rritjen e besimit te Jezu Krishti, ndërtimin e unitetit dhe forcimin e familjeve dhe shtëpive. Mbledhjet fillojnë me lutje dhe përfshijnë kohën për këshillim së bashku dhe mësimin dhe diskutimin për ungjillin bazuar në bisedat e konferencës së përgjithshme të fundit (shihni te 9.2.1.2).

Shërbimi dhe Aktivitetet

Presidencat e Shoqatës së Ndihmës mund të planifikojnë aktivitete për të forcuar besimin e motrave te Jezu Krishti, për të shtuar dëshirën e tyre për të bërë e mbajtur besëlidhje dhe për t’u dhënë atyre mundësi për të shërbyer së bashku. Presidentja i mbikëqyr këto aktivitete dhe mund t’i kërkojë një këshilltareje ose një motre tjetër që të marrë drejtimin për planifikimin dhe zbatimin e tyre (shihni te 9.2.1.3).

Orientimet dhe Rregulloret

Orientime dhe rregullore shtesë gjenden në pjesën 9.6 të materialit Manuali i Përgjithshëm.