Thirrja Ime si Këshilltare në Presidencën e Fillores për Kunjin
Përgjegjësitë
Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.
Qëllimi i Fillores
Fillorja i ndihmon fëmijët të ndiejnë dashurinë e Atit të tyre Qiellor; të mësojnë rreth planit të Tij për lumturinë; të jetojnë ungjillin e Jezu Krishtit; dhe të ndiejnë, dallojnë e veprojnë sipas ndikimit të Frymës së Shenjtë. Fillorja është gjithashtu një kohë për t’u përgatitur, për të bërë dhe për të mbajtur besëlidhje të shenjta ndërsa fëmijët marrin pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. (Shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 12.2.1.)
Këshilltarja e Fillores për Kunjin
Këshilltaret e Fillores për kunjin shërbejnë në presidencën e Fillores për kunjin. Anëtaret e presidencës kanë përgjegjësi të shumta që përfshijnë dhënien e ndihmës ndaj presidencës së kunjit, shërbimin në këshillin e kunjit (vetëm presidentja), orientimin e presidencave të sapothirrura të Fillores për lagjet, ofrimin e përkrahjes dhe udhëzimit të vazhdueshëm dhe vizitimin e orëve mësimore të lagjeve në kunj. Kur i ftojnë, ato mund të frekuentojnë mbledhjet e këshillit bashkërendues dhe të flasin në mbledhjet e sakramentit dhe mjedise të tjera (shihni te 6.7.1).
Mbledhjet dhe Këshillat
Presidenca e Fillores për kunjin duhet të këshillohet së bashku rregullisht. Ato mund të ftohen për të shërbyer në këshilla të tjerë. (Shihni te 6.7.1.1.)
Aktivitetet e Fillores
Presidenca e Fillores për kunjin me raste mund të planifikojë aktivitete kunji për fëmijë të moshës 8 deri 11 vjeç. Këto aktivitete mund të jenë për vajza, djem, ose të dy (shihni te 6.7.1.3).
Orientimet dhe Rregulloret
Të gjithë personat në moshë madhore që punojnë me fëmijët dhe rininë, duhet të kryejnë trajnimin “Mbrojtja e Fëmijëve dhe e Rinisë” brenda një muaji nga dita e mbështetjes (ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org). Orientimet dhe rregulloret në lidhje me fëmijët me nevoja të veçanta, kërkesat për sigurinë, programi ‘Fëmijët dhe Rinia’ dhe të tjera gjenden te pjesa 12.5 e materialit Manuali i Përgjithshëm.