Shoqata e Ndihmës
Mirë se vini


Pamja
pikturë e Jezusit duke mbajtur një qengj

Mirë se vini

Mirë se vini në thirrjen tuaj të re! Ne jemi mirënjohës për dashurinë dhe zotimin ndaj Atit Qiellor që keni treguar me gatishmërinë tuaj për t’u shërbyer fëmijëve të Tij. Nëpërmjet jush, Ai mund të prekë zemrat, të forcojë kthimin në besim dhe t’i udhërrëfejë bijtë dhe bijat e Tij përgjatë shtegut të besëlidhjeve.

Burime për t’i Ditur

Burimet e Kishës Manuali i Përgjithshëm dhe Thirrja Ime do t’ju ndihmojnë të orientoheni për thirrjen tuaj. Lexojini përshkrimet më poshtë për ta kuptuar më mirë se si tʼi përdorni këto dy burime.

Manuali i Përgjithshëm: Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme jep udhëzime të hollësishme për përgjegjësitë tuaja të ndryshme. Ju lutemi, përdoreni këtë manual gjatë gjithë shërbimit tuaj dhe me lutje merreni parasysh drejtimin që ofron.

Thirrja Ime: Thirrja Ime jep një vështrim të përgjithshëm të përgjegjësive tuaja të reja. Të përfshira në këto përmbledhje janë disa hallka lidhëse te materiali Manuali i Përgjithshëm për më shumë informacion të hollësishëm.

Shtyp në Letër