Kuorumet e Priftërisë Aarone
Përgjegjësitë


grup të rinjsh

Thirrja Ime si Këshilltar në Kuorumin e Mësuesve

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.

Qëllimi i Priftërisë Aarone

Kuorumet e Priftërisë Aarone i ndihmojnë të rinjtë që të bëjnë e mbajnë besëlidhje të shenjta dhe ta thellojnë kthimin e tyre në besimin te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij. Qëllimi i një kuorumi është që t’i ndihmojë mbajtësit e priftërisë të punojnë së bashku për të marrë pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. (Shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 10.1, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].)

Kuorumi i Mësuesve

Të rinjtë bashkohen me kuorumin e mësuesve duke filluar nga janari i vitit kur mbushin 14 vjeç. Në këtë kohë ata gjithashtu kanë të drejtën të shugurohen mësues, në qoftë se janë të përgatitur dhe të denjë. Mësuesit kanë të njëjtat detyra sikurse dhjakët. Ata gjithashtu përgatitin sakramentin dhe shërbejnë si vëllezër shërbestarë. Detyrat shtesë përshkruhen te Doktrina e Besëlidhje 20:53–59; 84:111. (Shihni te 10.1.3.2.)

Këshilltari

Këshilltarët e kuorumit të mësuesve e përkrahin presidentin në përgjegjësitë e tij, duke përfshirë udhëheqjen e përpjekjeve të kuorumit për pjesëmarrjen në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin; njohjen e secilit anëtar të kuorumit dhe shërbimin ndaj tij, përfshirë ata që nuk marrin pjesë në mbledhjet e kuorumit; forcimin e anëtarëve të rinj dhe të kthyer në aktivitet; mësimdhënien ndaj anëtarëve të kuorumit për detyrat e tyre të priftërisë; dhe planifikimin e drejtimin e mbledhjeve të kuorumit (shihni te 10.4.2). Presidenca e kuorumit duhet mblidhet të rregullisht (shihni te 10.4.3).

Shërbimi dhe Aktivitetet

Peshkopata dhe udhëheqësit e kuorumeve të të rinjve, të përkrahur nga këshilluesit, planifikojnë shërbimin dhe aktivitetet. Këto duhet të ndihmojnë për të përmbushur veprën e shpëtimit dhe të ekzaltimit. Ato duhet të baraspeshohen midis katër fushave të rritjes vetjake: shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale. (Shihni te 10.2.1.3.)

Orientimet dhe Rregulloret

Orientimet dhe rregulloret shtesë, duke përfshirë përkrahjen e të rinjve me aftësi të kufizuara, marrjen e emblemave të programit Fëmijët dhe Rinia dhe mbledhjen e ofertave të agjërimit, gjenden në pjesën 10.8 te Manuali i Përgjithshëm.