Thirrja Ime si President i Kuorumit të Dhjakëve
Përgjegjësitë
Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.
Qëllimi i Priftërisë Aarone
Kuorumet e Priftërisë Aarone i ndihmojnë të rinjtë që të bëjnë e mbajnë besëlidhje të shenjta dhe ta thellojnë kthimin e tyre në besimin te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij. Qëllimi i një kuorumi është që t’i ndihmojë mbajtësit e priftërisë të punojnë së bashku për të marrë pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. (Shih te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 10.1, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].)
Kuorumi i Dhjakëve
Të rinjtë bashkohen me kuorumin e dhjakëve duke filluar nga janari i vitit kur mbushin 12 vjeç. Në këtë kohë ata gjithashtu kanë të drejtën të shugurohen dhjakë, në qoftë se janë të përgatitur dhe të denjë. Detyrat përfshijnë shpërndarjen e sakramentit dhe ndihmën ndaj peshkopit në “administrimin e të gjitha gjërave tokësore” (Doktrina e Besëlidhje 107:68). (Shih te 10.1.3.1.)
Presidenti
Përgjegjësitë e presidentit të kuorumit të dhjakëve përfshijnë të udhëheqin përpjekjet e kuorumit për të marrë pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin; të arrijnë ta njohin dhe t’i shërbejnë secilit anëtar të kuorumit, përfshirë ata që nuk i frekuentojnë mbledhjet e kuorumit; të forcojnë anëtarët e rinj dhe të kthyer në aktivitet; t’u japin mësim anëtarëve të kuorumit për detyrat e tyre të priftërisë; dhe të planifikojnë dhe drejtojnë mbledhje të kuorumit (shih te 10.4.2). Këshilltarët e tij e përkrahin në përgjegjësitë e tij. Presidenca e kuorumit duhet të mblidhet rregullisht (shih te 10.4.3).
Këshilli i Rinisë
Presidenti i kuorumit të dhjakëve është anëtar i këshillit të lagjes për rininë. Qëllimi i këtij këshilli është ta ndihmojë rininë për të sjellë njerëz të tjerë te Jezu Krishti dhe për të ndihmuar në përmbushjen e veprës së shpëtimit dhe të ekzaltimit. Peshkopi kryeson mbi këshillin e lagjes për rininë. (Shih te 10.4.4.)
Shërbimi dhe Aktivitetet
Peshkopata dhe udhëheqësit e kuorumeve të të rinjve, të përkrahur nga këshilluesit, planifikojnë shërbimin dhe aktivitetet. Këto duhet të ndihmojnë për të përmbushur veprën e shpëtimit dhe të ekzaltimit. Ato duhet të baraspeshohen midis katër fushave të rritjes vetjake: shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale. (Shih te 10.2.1.3.)
Orientimet dhe Rregulloret
Orientimet dhe rregulloret shtesë, përfshirë përkrahjen e të rinjve me aftësi të kufizuara, marrjen e emblemave për programin Fëmijët dhe Rinia dhe mbledhjen e ofertave të agjërimit, gjenden te pjesa 10.8 e materialit Manuali i Përgjithshëm.