Kuorumet e Priftërisë Aarone
Përgjegjësitë


grup të rinjsh

Thirrja Ime si Sekretar i Kuorumit të Dhjakëve

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.

Qëllimi i Priftërisë Aarone

Kuorumet e Priftërisë Aarone i ndihmojnë të rinjtë që të bëjnë e mbajnë besëlidhje të shenjta dhe ta thellojnë kthimin e tyre në besimin te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij. Qëllimi i një kuorumi është që t’i ndihmojë mbajtësit e priftërisë të punojnë së bashku për të marrë pjesë në veprën Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. (Shih te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 10.1, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].)

Kuorumi i Dhjakëve

Të rinjtë bashkohen me kuorumin e dhjakëve duke filluar nga janari i vitit kur mbushin 12 vjeç. Në këtë kohë ata gjithashtu kanë të drejtën të shugurohen dhjakë, në qoftë se janë të përgatitur dhe të denjë. Detyrat përfshijnë shpërndarjen e sakramentit dhe ndihmën ndaj peshkopit në “administrimin e të gjitha gjërave tokësore” (Doktrina e Besëlidhje 107:68). (Shih te 10.1.3.1.)

Sekretari

Kur thirren sekretarë të kuorumeve, ata përgatitin rendin e ditës për mbledhjet dhe mbajnë shënime. Ata gjithashtu e ndihmojnë nëpunësin e lagjes ose një këshillues të kuorumit që të ndjekë ecurinë e frekuentimit. (Shih te 10.4.2.)

Shërbimi dhe Aktivitetet

Peshkopata dhe udhëheqësit e kuorumeve të të rinjve, të përkrahur nga këshilluesit, planifikojnë shërbimin dhe aktivitetet. Këto duhet të ndihmojnë për të përmbushur veprën e shpëtimit dhe të ekzaltimit. Ato duhet të baraspeshohen midis katër fushave të rritjes vetjake: shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale. (Shih te 10.2.1.3.)

Orientimet dhe Rregulloret

Orientimet dhe rregulloret shtesë, përfshirë përkrahjen e të rinjve me aftësi të kufizuara, marrjen e emblemave për programin Fëmijët dhe Rinia dhe mbledhjen e ofertave të agjërimit, gjenden te pjesa 10.8 e materialit Manuali i Përgjithshëm.