Fillorja
Përgjegjësitë


Pamja
grup grash dhe fëmijësh

Thirrja Ime si Udhëheqës/e i/e Çerdhes

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.

Qëllimi i Fillores

Fillorja i ndihmon fëmijët të ndiejnë dashurinë e Atit të tyre Qiellor; të mësojnë rreth planit të Tij për lumturinë; të jetojnë ungjillin e Jezu Krishtit; dhe të ndiejnë, dallojnë e veprojnë sipas ndikimit të Frymës së Shenjtë. Fillorja është gjithashtu një kohë për t’u përgatitur, për të bërë dhe për të mbajtur besëlidhje të shenjta ndërsa fëmijët marrin pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. (Shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 12.2.1.)

Udhëheqësi/ja i/e Çerdhes

Mësimdhënia ndaj fëmijëve të Perëndisë është një privilegj i shenjtë. Çerdhja i ndihmon fëmijët e moshave 18 muajsh deri në 3 vjeç të ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor dhe të mësojnë rreth planit të Tij për lumturinë. Udhëheqësit/et e çerdhes i duan fëmijët dhe u japin mësim e shërbesë atyre. Ata/o garantojnë gjithashtu sigurinë dhe mirëqenien e tyre (shihni te 12.1.5).

Ora Mësimore e së Dielës

Udhëheqësit/et e çerdhes japin mësim nga materiali Behold Your Little Ones [Vini Re Të Vegjlit Tuaj]. Ata/o ndjekin parimet te materiali Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit dhe kapitulli 17 te Manuali i Përgjithshëm. Kur personat në moshë madhore u japin mësim fëmijëve në mjediset e Kishës, duhet të jenë të pranishëm të paktën dy persona të përgjegjshëm në moshë madhore (shihni te 12.3.5).

Orientimet dhe Rregulloret

Të gjithë personat në moshë madhore që punojnë me fëmijët dhe rininë, duhet të kryejnë trajnimin “Mbrojtja e Fëmijëve dhe e Rinisë” brenda një muaji nga dita e mbështetjes (ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org). Orientimet dhe rregulloret në lidhje me fëmijët me nevoja të veçanta, kërkesat për sigurinë, programi ‘Fëmijët dhe Rinia’ dhe të tjera gjenden te pjesa 12.5 e materialit Manuali i Përgjithshëm.

Shtyp në Letër