Thirrja Ime si Ndihmës në Kuorumin e Priftërinjve
Përgjegjësitë
Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.
Qëllimi i Priftërisë Aarone
Kuorumet e Priftërisë Aarone i ndihmojnë të rinjtë që të bëjnë e mbajnë besëlidhje të shenjta dhe ta thellojnë kthimin e tyre në besimin te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij. Qëllimi i një kuorumi është që t’i ndihmojë mbajtësit e priftërisë të punojnë së bashku për të marrë pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. (Shih te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 10.1, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].)
Kuorumi i Priftërinjve
Të rinjtë bashkohen me kuorumin e priftërinjve duke filluar nga janari i vitit kur mbushin 16 vjeç. Në këtë kohë ata gjithashtu kanë të drejtën të shugurohen priftërinj, në qoftë se janë të përgatitur dhe të denjë. Priftërinjtë kanë të njëjtat detyra sikurse dhjakët dhe mësuesit. Ata gjithashtu përgatitin sakramentin dhe shërbejnë si vëllezër shërbestarë. Detyrat shtesë përshkruhen te Doktrina e Besëlidhje 20:53–59; 84:111. (Shih te 10.1.3.2.)
Ndihmësi
Ndihmësit në kuorumin e priftërinjve e përkrahin presidentin e kuorumit, peshkopin, në përgjegjësitë e tij. Kjo përfshin udhëheqjen e përpjekjeve të kuorumit për pjesëmarrjen në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin; njohjen e secilit anëtar të kuorumit dhe shërbimin ndaj tij, përfshirë ata që nuk marrin pjesë në mbledhjet e kuorumit; forcimin e anëtarëve të rinj dhe atyre që po kthehen në aktivitet; mësimdhënien ndaj anëtarëve të kuorumit për detyrat e tyre të priftërisë dhe planifikimin e drejtimin e mbledhjeve të kuorumit (shih te 10.4.2.) Presidenca e kuorumit duhet të mblidhet rregullisht (shih te 10.4.3).
Shërbimi dhe Aktivitetet
Peshkopata dhe udhëheqësit e kuorumeve të të rinjve, të përkrahur nga këshilluesit, planifikojnë shërbimin dhe aktivitetet. Këto duhet të ndihmojnë për të përmbushur veprën e shpëtimit dhe të ekzaltimit. Ato duhet të baraspeshohen midis katër fushave të rritjes vetjake: shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale. (Shih te 10.2.1.3.)
Orientimet dhe Rregulloret
Orientimet dhe rregulloret shtesë, duke përfshirë përkrahjen e të rinjve me aftësi të kufizuara, marrjen e emblemave për programin Fëmijët dhe Rinia dhe mbledhjen e ofertave të agjërimit, gjenden te pjesa 10.8 e materialit Manuali i Përgjithshëm.