Fillorja
Përgjegjësitë


grua duke u dhënë mësim fëmijëve

Thirrja Ime si Mësues/e i/e Fillores

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.

Qëllimi i Fillores

Fillorja i ndihmon fëmijët të ndiejnë dashurinë e Atit të tyre Qiellor; të mësojnë rreth planit të Tij për lumturinë; të jetojnë ungjillin e Jezu Krishtit; dhe të ndiejnë, dallojnë e veprojnë sipas ndikimit të Frymës së Shenjtë. Fillorja është gjithashtu një kohë për t’u përgatitur për besëlidhje të shenjta, për t’i bërë dhe për t’i mbajtur ato, ndërsa fëmijët marrin pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. (Shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 12.1.)

Mësuesi/ja i/e Fillores

Mësimdhënia ndaj fëmijëve të Perëndisë është një privilegj i shenjtë. Mësuesit/et e Fillores thirren për t’u dhënë mësim dhe shërbesë grupmoshave të caktuara të fëmijëve (shihni te 12.3.5). Ata/o e studiojnë ungjillin dhe u tregojnë fëmijëve për atë që mësojnë. Mësuesit/et i nxitin fëmijët dhe familjet e tyre që ta mësojnë ungjillin në shtëpi. Ata/o i ftojnë fëmijët të tregojnë në kishë atë që po mësojnë në shtëpi (shihni te 12.2.1.2).

Ora Mësimore e së Dielës

Mësuesit/et e Fillores japin mësim nga programi mësimor Eja, Më Ndiq. Ata/o ndjekin parimet nga materiali Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit dhe kapitulli 17 te Manuali i Përgjithshëm. Kur personat në moshë madhore u japin mësim fëmijëve në mjediset e Kishës, duhet të jenë të pranishëm të paktën dy persona të përgjegjshëm në moshë madhore (shihni te 12.3.5).

Orientimet dhe Rregulloret

Të gjithë personat në moshë madhore që punojnë me fëmijët dhe rininë, duhet të kryejnë trajnimin “Mbrojtja e Fëmijëve dhe e Rinisë” brenda një muaji nga dita e mbështetjes (ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org). Orientimet dhe rregulloret në lidhje me fëmijët me nevoja të veçanta, kërkesat për sigurinë, programi ‘Fëmijët dhe Rinia’ dhe të tjera gjenden te pjesa 12.5 e materialit Manuali i Përgjithshëm.