Thirrja Ime si Presidente e Shoqatës së Ndihmës
Përgjegjësitë
Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.
Qëllimi i Shoqatës së Ndihmës
Shoqata e Ndihmës është një organizatë e themeluar në mënyrë hyjnore për të gjitha gratë në moshë madhore në Kishë. Shoqata e Ndihmës i ndihmon fëmijët e Perëndisë që të përgatiten për t’u kthyer në praninë e Tij. Profeti Jozef Smith dha mësim se qëllimi i Shoqatës së Ndihmës është të “shpëtojë shpirtrat dhe të lehtësojë vuajtjen” – duke siguruar lehtësimin e Shpëtimtarit (shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 9.1).
Presidentja e Shoqatës së Ndihmës
Presidentja e Shoqatës së Ndihmës udhëheq përpjekjet për të marrë pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Ajo shërben si anëtare e këshillit të lagjes dhe, nën udhërrëfimin e peshkopit, këshillohet me anëtarët në moshë madhore të lagjes. Ajo gjithashtu mbikëqyr dokumentet, raportet dhe financat (shihni te 9.3.2.2).
Presidenca
Presidentja dhe këshilltaret e saj mbikëqyrin motrat shërbestare, mësimin e së dielës dhe aktivitetet. Ato u mësojnë motrave përgjegjësitë e tyre të besëlidhjeve, i përgatitin të rejat për të marrë pjesë në Shoqatën e Ndihmës dhe bashkërendojnë përpjekjet për të forcuar motrat e reja në moshë madhore (shihni te 9.4). Presidenca e Shoqatës së Ndihmës dhe sekretarja takohen rregullisht (shihni te 9.3.2.3).
Udhëheqja dhe Këshillat
Udhëheqëset e Shoqatës së Ndihmës planifikojnë mbledhjet e së dielës, aktivitetet, dhënien e shërbesës, shërbimin dhe ndërveprime të tjera për t’u ofruar grave përvoja në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Anëtaret e Shoqatës së Ndihmës dhe anëtarët e kuorumit të pleqve punojnë në unitet (shihni te 9.2).
Shoqata e Ndihmës dhe Kuorumi i Pleqve
Presidencat e Shoqatës së Ndihmës dhe të kuorumit të pleqve bashkërendojnë detyrat e dhënies së shërbesës dhe ndihmojnë për udhëheqjen e punës në tempull dhe për historinë familjare dhe përpjekjet për t’i ftuar të gjithë të marrin bekimet e ungjillit. Ata gjithashtu kanë një rol kyç në dhënien mësim anëtarëve të lagjes parimet e dhënies së shërbesës ndaj nevojtarëve, të jetuarit e ligjit të agjërimit, ngritjes së mbështetjes te vetja dhe rritjes së përgatitjes vetjake dhe familjare (shihni te 22.6.2).
Mbledhjet e së Dielës
Shoqatat e Ndihmës mblidhen të dielat e dyta dhe të katërta me qëllim rritjen e besimit te Jezu Krishti, ndërtimin e unitetit dhe forcimin e familjeve dhe shtëpive. Mbledhjet fillojnë me lutje dhe përfshijnë kohën për këshillim së bashku dhe mësimin dhe diskutimin për ungjillin bazuar në bisedat e konferencës së fundit (shihni te 9.2.1.2).
Shërbimi dhe Aktivitetet
Presidencat e Shoqatës së Ndihmës mund të planifikojnë aktivitete për të forcuar besimin e motrave te Jezu Krishti, për të shtuar dëshirën e tyre për të bërë e mbajtur besëlidhje dhe për t’u dhënë atyre mundësi për të shërbyer së bashku. Presidentja i mbikëqyr këto aktivitete dhe mund t’i kërkojë një këshilltareje ose një motre tjetër që të marrë drejtimin për planifikimin dhe zbatimin e tyre (shihni te 9.2.1.3).
Thirrje të Tjera
Peshkopi dhe presidentja e Shoqatës së Ndihmës diskutojnë nevojën për thirrje të tjera. Këto përfshijnë mësuese, bashkërenduese shërbimi, bashkërenduese aktivitetesh, ndihmëse dhe anëtare komiteti, ndihmëssekretare dhe sekretare për dhënien e shërbesës. Sipas nevojës, presidenca mund të caktojë motra që të ndihmojnë për përpjekjet e Shoqatës së Ndihmës në mënyra të tjera (shihni te 9.3.4).
Orientimet dhe Rregulloret
Orientime dhe rregullore shtesë gjenden te pjesa 9.6 e materialit Manuali i Përgjithshëm.