Thirrja Ime si Sekretare e Shoqatës së Ndihmës
Përgjegjësitë
Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.
Qëllimi i Shoqatës së Ndihmës
Shoqata e Ndihmës është një organizatë e themeluar në mënyrë hyjnore për të gjitha gratë në moshë madhore në Kishë. Shoqata e Ndihmës i ndihmon fëmijët e Perëndisë që të përgatiten për t’u kthyer në praninë e Tij. Profeti Jozef Smith dha mësim se qëllimi i Shoqatës së Ndihmës është të “shpëtojë shpirtrat dhe të lehtësojë vuajtjen” – duke siguruar lehtësimin e Shpëtimtarit (shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 9.1).
Sekretarja
Presidenca e Shoqatës së Ndihmës dhe sekretarja takohen rregullisht (shihni te 9.3.2.3). Përgjegjësitë e sekretares mund të përfshijnë përgatitjen e rendeve të ditës për mbledhjet dhe mbajtjen e shënimeve në mbledhje, gjurmimin e detyrave, planifikimin e intervistave të dhënies së shërbesës, mbajtjen e pjesëmarrjes, dorëzimin e raporteve, dhënien e ndihmës për përgatitjen e një buxheti vjetor dhe gjurmimin e shpenzimeve (shihni te 9.3.3). Mund të thirren ndihmëssekretare dhe një sekretare për dhënien e shërbesës për t’i ardhur në ndihmë sekretares (shihni te 9.3.4).
Udhëheqja dhe Këshillat
Udhëheqëset e Shoqatës së Ndihmës planifikojnë mbledhjet e së dielës, aktivitetet, dhënien e shërbesës, shërbimin dhe ndërveprime të tjera për t’u ofruar grave përvoja në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Anëtaret e Shoqatës së Ndihmës dhe anëtarët e kuorumit të pleqve punojnë në unitet (shihni te 9.2).
Mbledhjet e së Dielës
Shoqatat e Ndihmës mblidhen të dielat e dyta dhe të katërta me qëllim rritjen e besimit te Jezu Krishti, ndërtimin e unitetit dhe forcimin e familjeve dhe shtëpive. Mbledhjet fillojnë me lutje dhe përfshijnë kohën për këshillim së bashku dhe mësimin dhe diskutimin për ungjillin bazuar në bisedat e konferencës së përgjithshme të fundit (shihni te 9.2.1.2).
Shërbimi dhe Aktivitetet
Presidencat e Shoqatës së Ndihmës mund të planifikojnë aktivitete për të forcuar besimin e motrave te Jezu Krishti, për të shtuar dëshirën e tyre për të bërë e mbajtur besëlidhje dhe për t’u dhënë atyre mundësi për të shërbyer së bashku. Presidentja i mbikëqyr këto aktivitete dhe mund t’i kërkojë një këshilltareje ose një motre tjetër që të marrë drejtimin për planifikimin dhe zbatimin e tyre (shihni te 9.2.1.3).
Orientimet dhe Rregulloret
Orientime dhe rregullore shtesë gjenden në pjesën 9.6 të materialit Manuali i Përgjithshëm.