Music
Përgjegjësitë


Pamja
grua duke udhëhequr korin

Thirrja Ime si Bashkërendues/e i/e Muzikës i/e Kunjit

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.

Qëllimi i Muzikës në Kishë

Muzika e shenjtë e shton besimin te Jezu Krishti. Ajo e fton Shpirtin dhe na mëson doktrinën. Ajo gjithashtu krijon një ndjenjë nderimi, i bashkon anëtarët dhe siguron një mënyrë për të adhuruar Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Zoti shpalli: “Shpirti im kënaqet në këngën e zemrës” (Doktrina e Besëlidhje 25:12). (Shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 19.1.)

Bashkërenduesi/ja i/e Muzikës i/e Kunjit

Bashkërenduesi/ja i/e muzikës i/e kunjit i ndihmon anëtarët e kunjit që ta shtojnë besimin dhe adhurimin e tyre ndaj Atit Qiellor e Jezu Krishtit nëpërmjet muzikës së shenjtë. Ata konsultohen me presidencën e kunjit për të planifikuar muzikë për konferencën e kunjit dhe ngjarje të tjera. Përzgjedhjet muzikore duhet të përforcojnë frymën e adhurimit dhe ta japin mësim ungjillin me fuqi dhe qartësi. (Shihni te 19.3.1.) Bashkërenduesit e muzikës shërbejnë si një burim për udhëheqësit e kunjit mbi çështjet e muzikës (shihni te 19.5.2).

Muzika për Mbledhjet e Kunjit

“Muzika frymëzuese është pjesë thelbësore e mbledhjeve tona të kishës” (Himne, Hyrje nga Presidenca e Parë). Konferencat e kunjit përfshijnë himne dhe përzgjedhje të tjera muzikore nga një kor, solistë, ose grupe të vogla (shihni te 19.3.4). Himnet ose përzgjedhje të tjera muzikore të shenjta mund të përdoren për muzikën që luhet para fillimit dhe pas mbarimit të mbledhjes, muzikën e korit dhe për interpretime si solistë ose në grupe të vogla. Bashkërenduesit e muzikës të kunjit mund të rekomandojnë koret e kunjit ose kore shumëkunjëshe për konferenca ose raste të tjera, të tilla si ngjarjet në komunitet (shihni te 19.3.7.2).

Trajnim dhe Burime

Bashkërenduesit e muzikës të kunjit rekomandojnë dhe mbikëqyrin trajnimin për muzikën në kunj sipas nevojës. Ata sigurojnë trajnime dhe përkrahje për bashkërenduesit e muzikës të lagjes. (Shihni te 19.6.) Nëse nuk ka shoqërues në piano ose organo për mbledhjet e kunjit, shihni pjesën 19.4.3.2 te Manuali i Përgjithshëm për të përdorur shoqërimin me muzikë të regjistruar.

Orientimet dhe Rregulloret

Për rregullore dhe orientime shtesë, si sigurimi i muzikës, përdorimi i instrumenteve të shtëpive të mbledhjeve për t’u ushtruar, ose koret e komunitetit, shihni pjesën 19.7 te Manuali i Përgjithshëm.

Shtyp në Letër