Fillorja
Përgjegjësitë


grua duke u dhënë mësim fëmijëve

Thirrja Ime si Presidente e Fillores për Kunjin

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.

Qëllimi i Fillores

Fillorja i ndihmon fëmijët të ndiejnë dashurinë e Atit të tyre Qiellor; të mësojnë rreth planit të Tij për lumturinë; të jetojnë ungjillin e Jezu Krishtit; dhe të ndiejnë, dallojnë e veprojnë sipas ndikimit të Frymës së Shenjtë. Fillorja është gjithashtu një kohë për t’u përgatitur, për të bërë dhe për të mbajtur besëlidhje të shenjta ndërsa fëmijët marrin pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. (Shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 12.2.1.)

Presidentja e Fillores për Kunjin

Presidentja e Fillores për kunjin shërben nën drejtimin e presidencës së kunjit. Ajo shërben si anëtare e këshillit të kunjit. Presidentja udhëheq presidencën e Fillores për kunjin. Si presidencë, përgjegjësitë përfshijnë orientimin e presidencave të sapothirrura të Fillores nëpër lagje, ofrimin e përkrahjes dhe udhëzimit të vazhdueshëm dhe kryerjen e vizitave në orët mësimore të Fillores në lagjet e kunjit. Kur i ftojnë, ato mund të frekuentojnë mbledhjet e këshillit bashkërendues dhe të flasin në mbledhjet e sakramentit dhe mjedise të tjera (shihni te 6.7.1).

Mbledhjet dhe Këshillat

Presidenca e Fillores për kunjin duhet të këshillohet së bashku rregullisht. Presidentja frekuenton mbledhjet e përvitshme të udhëheqjes së kunjit (shihni te 29.3.4), shërben në këshillin e kunjit dhe frekuenton mbledhjet e këshillit bashkërendues kur e fton I Shtatëdhjeti Zonal (shihni te 29.4).

Aktivitetet e Fillores

Presidenca e Fillores për kunjin me raste mund të planifikojë aktivitete kunji për fëmijë të moshës 8 deri 11 vjeç. Këto aktivitete mund të jenë për vajzat, djemtë ose të dy (shihni te 6.7.1.3).

Orientimet dhe Rregulloret

Të gjithë personat në moshë madhore që punojnë me fëmijët dhe rininë, duhet të kryejnë trajnimin “Mbrojtja e Fëmijëve dhe e Rinisë” brenda një muaji nga dita e mbështetjes (ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org). Orientimet dhe rregulloret në lidhje me fëmijët me nevoja të veçanta, kërkesat për sigurinë, programi ‘Fëmijët dhe Rinia’ dhe të tjera gjenden te pjesa 12.5 e materialit Manuali i Përgjithshëm.