Thirrja Ime si Sekretare e Fillores për Kunjin
Përgjegjësitë
Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.
Qëllimi i Fillores
Fillorja i ndihmon fëmijët të ndiejnë dashurinë e Atit të tyre Qiellor; të mësojnë rreth planit të Tij për lumturinë; të jetojnë ungjillin e Jezu Krishtit; dhe të ndiejnë, dallojnë e veprojnë sipas ndikimit të Frymës së Shenjtë. Fillorja është gjithashtu një kohë për t’u përgatitur, për të bërë dhe për të mbajtur besëlidhje të shenjta ndërsa fëmijët marrin pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. (Shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 12.2.1.)
Sekretarja e Fillores për Kunjin
Sekretarja e Fillores për kunjin përkrah presidencën e Fillores për kunjin. Nën drejtimin e presidentes së Fillores, sekretarja është përgjegjëse që të përgatitë rendet e ditës për mbledhjet e presidencës, të mbajë shënime gjatë mbledhjeve të presidencës dhe të ndjekë ecurinë e detyrave, të mbajë dokumente të tjera dhe të përgatitë raporte sipas kërkesave të presidencës, të ndihmojë presidencën që të përgatitë buxhetin vjetor për organizatën e tyre, të japë llogari për shpenzimet dhe të ofrojë trajnime për sekretaret e organizatës së lagjeve si të caktohet (shihni te 6.7.3).
Orientimet dhe Rregulloret
Të gjithë personat në moshë madhore që punojnë me fëmijët dhe rininë, duhet të kryejnë trajnimin “Mbrojtja e Fëmijëve dhe e Rinisë” brenda një muaji nga dita e mbështetjes (ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org). Orientimet dhe rregulloret në lidhje me fëmijët me nevoja të veçanta, kërkesat për sigurinë, programi ‘Fëmijët dhe Rinia’ dhe të tjera gjenden te pjesa 12.5 e materialit Manuali i Përgjithshëm.