Thirrja Ime si Presidente e Shoqatës së Ndihmës në Kunj
Përgjegjësitë
Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.
Qëllimi i Shoqatës së Ndihmës
Shoqata e Ndihmës është një organizatë e themeluar në mënyrë hyjnore për të gjitha gratë në moshë madhore në Kishë. Shoqata e Ndihmës i ndihmon fëmijët e Perëndisë që të përgatiten për t’u kthyer në praninë e Tij. Profeti Jozef Smith dha mësim se qëllimi i Shoqatës së Ndihmës është të “shpëtojë shpirtrat dhe të lehtësojë vuajtjen” – duke siguruar lehtësimin që jep Shpëtimtari (shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 9.1).
Presidentja e Shoqatës së Ndihmës në Kunj
Anëtaret e presidencës së Shoqatës së Ndihmës në kunj kanë përgjegjësi të shumta që përfshijnë orientimin e presidencave të sapothirrura të Shoqatës së Ndihmës të lagjeve dhe dhënien e përkrahjes së vazhdueshme; mësimdhënien ndaj presidenteve të Shoqatës së Ndihmës të lagjeve, të parimeve të dhënies së shërbesës, historisë familjare dhe punës misionare (shihni te pjesa 9.5); forcimin e motrave në moshë madhore beqare; bashkërendimin e përpjekjeve ndaj rasteve urgjente; fjalimet në mbledhjet e sakramentit dhe në mjedise të tjera; si dhe vizitat në mbledhjet e Shoqatës së Ndihmës të lagjeve (shihni te pjesa 6.7.1).
Mbledhjet dhe Këshillat
Presidenca e Shoqatës së Ndihmës në kunj këshillohet së bashku rregullisht. Një anëtare e presidencës shërben në komitetet e kunjit për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë dhe personat në moshë madhore beqarë, nëse organizohen. Presidenca frekuenton mbledhjet e përvitshme të udhëheqjes së kunjit dhe udhëzon në ato mbledhje presidencat e Shoqatës së Ndihmës të lagjeve (shihni te pjesa 29.3.4), shërben në këshillin e kunjit të udhëheqjes së personave në moshë madhore (vetëm presidentet) dhe në komitet si dhe frekuenton mbledhjet e këshillit bashkërendues kur e fton I Shtatëdhjeti Zonal (shihni te pjesa 29.4).
Shërbimi dhe Aktivitetet
Presidenca e Shoqatës së Ndihmës në kunj mund të planifikojë një ose dy mbledhje çdo vit për të gjitha motrat e Shoqatës së Ndihmës në kunj. Këto mbledhje mund të përfshijnë shërbimin, orët mësimore, projektet, konferencat ose seminaret praktike (shihni te pjesa 6.7.1.1). Presidencat e Shoqatës së Ndihmës, të Të Rejave dhe të Fillores në kunj me raste mund të planifikojnë aktivitete të përbashkëta për organizatat e tyre (shihni te pjesa 6.7.1).
Orientimet dhe Rregulloret
Orientime dhe rregullore shtesë gjenden te pjesa 9.6 e materialit Manuali i Përgjithshëm.