Shoqata e Ndihmës
Përgjegjësitë


Pamja
grup grash duke biseduar

Thirrja Ime si Sekretare e Shoqatës së Ndihmës në Kunj

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.

Qëllimi i Shoqatës së Ndihmës

Shoqata e Ndihmës është një organizatë e themeluar në mënyrë hyjnore për të gjitha gratë në moshë madhore në Kishë. Shoqata e Ndihmës i ndihmon fëmijët e Perëndisë që të përgatiten për t’u kthyer në praninë e Tij. Profeti Jozef Smith dha mësim se qëllimi i Shoqatës së Ndihmës është të “shpëtojë shpirtrat dhe të lehtësojë vuajtjen” – duke siguruar lehtësimin që jep Shpëtimtari (shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 9.1).

Sekretarja e Shoqatës së Ndihmës në Kunj

Nën drejtimin e presidentes së Shoqatës së Ndihmës në kunj, sekretarja është përgjegjëse që të përgatitë rendet e ditës për mbledhjet e presidencës, të mbajë shënime gjatë mbledhjeve të presidencës dhe të ndjekë ecurinë e detyrave, të mbajë dokumente të tjera dhe të përgatitë raporte sipas kërkesave të presidencës, të ndihmojë presidencën që të përgatitë buxhetin vjetor për organizatën e tyre, të japë llogari për shpenzimet dhe të ofrojë trajnime për sekretaret e organizatës së lagjeve si të caktohet (shihni te pjesa 6.7.3).

Mbledhjet dhe Këshillat

Sekretarja e Shoqatës së Ndihmës në kunj frekuenton mbledhjet e presidencës dhe shërben bashkë me presidencën në komitetin e kunjit të udhëheqjes së personave në moshë madhore (shihni te pjesa 6.7.1.1).

Orientimet dhe Rregulloret

Orientime dhe rregullore shtesë gjenden te pjesa 9.6 e materialit Manuali i Përgjithshëm.

Shtyp në Letër