Shkolla e së Dielës
Përgjegjësitë


grup njerëzish duke buzëqeshur

Thirrja Ime si President i Shkollës të së Dielës

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.

Qëllimi i Shkollës të së Dielës

Shkolla e së Dielës ndihmon për përmbushjen e veprës së Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Këtë e bën duke i ndihmuar fëmijët e Perëndisë të mësojnë për ungjillin e Jezu Krishtit dhe ta jetojnë atë (shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 13.1).

Presidenca e Shkollës të së Dielës

Presidenti është përgjegjës për shërbimin në këshillin e lagjes, mbikëqyrjen e të mësuarit dhe mësimdhënies së ungjillit në shtëpi dhe në kishë dhe organizimin e klasave. Presidenti gjithashtu i përkrah, nxit dhe udhëzon mësuesit/et që të bëhen më të efektshëm/me nga ndjekja e parimeve në shkrimet e shenjta dhe materialin Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit (shihni te 13.2.2.2). Këshilltarët e tij e ndihmojnë atë.

Orët Mësimore të së Dielës

Orët mësimore të Shkollës të së Dielës zhvillohen në të dielat e para dhe të treta të muajit. Numri i personave në orët mësimore do të ndryshojnë në bazë të nevojave të çdo lagjeje (shihni te 13.3). Mësuesit/et e Shkollës të së Dielës përdorin shkrimet e shenjta, mësimet e planifikuara në programin Eja, Më Ndiq dhe fjalët e profetëve bashkëkohorë si burimet e tyre kryesore për mësimdhënien.

Të Mësuarit e Përqendruar te Shtëpia

Prindërit janë përgjegjës që t’ua mësojnë ungjillin fëmijëve të tyre (shihni te 13.5). Mësuesit/et dhe udhëheqësit e Shkollës të së Dielës i nxitin anëtarët që të kërkojnë frymëzimin e tyre vetjak rreth mënyrës se si ta studiojnë dhe japin mësim ungjillin në shtëpitë e tyre (shihni te 17.2).

Mbledhjet e Këshillit të Mësuesve

Në mbledhjet e këshillit të mësuesve, mësuesit/et këshillohen së bashku rreth parimeve të dhënies mësim si Krishti. Ata gjithashtu këshillohen rreth mënyrës se si ta përmirësojnë të mësuarit dhe mësimdhënien e ungjillit. Materiali Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit përdoret si një burim (shihni te 17.4). Këto mbledhje zhvillohen çdo tre muaj gjatë orës mësimore të dielën dhe zakonisht udhëhiqen nga presidenti i Shkollës të së Dielës (shihni te 13.4).

Mbledhjet e Këshillit të Mësuesve për Prindërit

Nën drejtimin e peshkopit dhe këshillit të lagjes, presidenti i Shkollës të së Dielës ndihmon të organizohen mbledhjet e këshillit të mësuesve për prindërit. Këto mbledhje ndjekin të njëjtën strukturë dhe shpeshtësi si mbledhjet e rregullta të këshillit të mësuesve, por në këtë rast ftohen që të marrin pjesë prindërit. Qëllimi është t’i ndihmojnë prindërit të bëhen mësues më të mirë në shtëpitë e tyre. Materiali Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit dhe materialet paraqitëse tek Eja, Më Ndiq duhet të përdoren si burime (shihni te 17.4).

Orientimet dhe Rregulloret

Të gjithë personat në moshë madhore që punojnë me rininë, duhet ta kryejnë trajnimin për mbrojtjen e fëmijëve dhe rinisë brenda një muaji nga dita e mbështetjes (ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org). Orientime shtesë mbi Shkollën e së Dielës gjenden në pjesën 13.7 të materialit Manuali i Përgjithshëm.