Shkolla e së Dielës
Përgjegjësitë


Pamja
grup njerëzish duke buzëqeshur

Thirrja Ime si Sekretar i Shkollës të së Dielës

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.

Qëllimi i Shkollës të së Dielës

Shkolla e së Dielës ndihmon për përmbushjen e veprës së Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Këtë e bën duke i ndihmuar fëmijët e Perëndisë të mësojnë për ungjillin e Jezu Krishtit dhe ta jetojnë atë (shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 13.1).

Presidenca dhe Sekretari

Presidenti i Shkollës të së Dielës është përgjegjës për mbikëqyrjen e të mësuarit dhe mësimdhënien e ungjillit në shtëpi e në kishë. Këshilltarët e tij e ndihmojnë. Sekretari mund ta ndihmojë presidencën që të mbajë shënim detyra të caktuara dhe frekuentimin (shihni te 13.2.2.2)

Orët Mësimore të së Dielës

Orët mësimore të Shkollës të së Dielës zhvillohen në të dielat e para dhe të treta të muajit. Numri i personave në orët mësimore do të ndryshojë në bazë të nevojave të çdo lagjeje (shihni te 13.3). Mësuesit/et e Shkollës të së Dielës përdorin shkrimet e shenjta, mësimet e planifikuara në programin Eja, Më Ndiq dhe fjalët e profetëve bashkëkohorë si burimet e tyre kryesore për mësimdhënien.

Të Mësuarit e Përqendruar te Shtëpia

Prindërit janë përgjegjës që t’ua mësojnë ungjillin fëmijëve të tyre (shihni te 13.5). Mësuesit/et dhe udhëheqësit e Shkollës të së Dielës i nxitin anëtarët që të kërkojnë frymëzimin e tyre vetjak rreth mënyrës se si ta studiojnë dhe japin mësim ungjillin në shtëpitë e tyre (shihni te 17.2).

Mbledhjet e Këshillit të Mësuesve

Sekretari mund t’i vijë në ndihmë presidentit të Shkollës të së Dielës për të organizuar dhe kryer mbledhjet e këshillit të mësuesve dhe mbledhjet e këshillit të mësuesve për prindërit çdo tre muaj.

Orientimet dhe Rregulloret

Të gjithë personat në moshë madhore që punojnë me rininë, duhet ta kryejnë trajnimin për mbrojtjen e fëmijëve dhe rinisë brenda një muaji nga dita e mbështetjes (ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org). Orientime shtesë mbi Shkollën e së Dielës gjenden në pjesën 13.7 e materialit Manuali i Përgjithshëm.

Shtyp në Letër