Kuorumet e Priftërisë Aarone
Përgjegjësitë


grup të rinjsh

Thirrja Ime si President i Kuorumit të Mësuesve

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.

Qëllimi i Priftërisë Aarone

Kuorumet e Priftërisë Aarone i ndihmojnë të rinjtë që të bëjnë e mbajnë besëlidhje të shenjta dhe ta thellojnë kthimin e tyre në besimin te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij. Qëllimi i një kuorumi është që t’i ndihmojë mbajtësit e priftërisë të punojnë së bashku për të marrë pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. (Shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 10.1, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].)

Kuorumi i Mësuesve

Të rinjtë bashkohen me kuorumin e mësuesve duke filluar nga janari i vitit kur mbushin 14 vjeç. Në këtë kohë ata gjithashtu kanë të drejtën të shugurohen mësues, në qoftë se janë të përgatitur dhe të denjë. Mësuesit kanë të njëjtat detyra sikurse dhjakët. Ata gjithashtu përgatitin sakramentin dhe shërbejnë si vëllezër shërbestarë. Detyrat shtesë përshkruhen te Doktrina e Besëlidhje 20:53–59; 84:111. (Shihni te 10.1.3.2.)

Presidenti

Përgjegjësitë e presidentit të kuorumit të mësuesve përfshijnë udhëheqjen e përpjekjeve të kuorumit për pjesëmarrjen në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin; njohjen e secilit anëtar të kuorumit dhe shërbimin ndaj tij, përfshirë ata që nuk marrin pjesë në mbledhjet e kuorumit; forcimin e anëtarëve të rinj dhe të kthyer në aktivitet; mësimdhënien ndaj anëtarëve të kuorumit për detyrat e tyre të priftërisë; dhe planifikimin e drejtimin e mbledhjeve të kuorumit (shihni te 10.4.2). Presidenca e kuorumit duhet të mblidhet rregullisht (shihni te 10.4.3).

Këshilli për Rininë

Presidenti i kuorumit të mësuesve është anëtar i këshillit të lagjes për rininë. Qëllimi i këtij këshilli është ta ndihmojë rininë për të sjellë njerëz të tjerë te Jezu Krishti dhe për të ndihmuar në përmbushjen e veprës së shpëtimit dhe të ekzaltimit. Peshkopi kryeson mbi këshillin e lagjes për rininë. (Shihni te 10.4.4.)

Shërbimi dhe Aktivitetet

Peshkopata dhe udhëheqësit e kuorumeve të të rinjve, të përkrahur nga këshilluesit, planifikojnë shërbimin dhe aktivitetet. Këto duhet të ndihmojnë për të përmbushur veprën e shpëtimit dhe të ekzaltimit. Ato duhet të baraspeshohen midis katër fushave të rritjes vetjake: shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale. (Shihni te 10.2.1.3.)

Orientimet dhe Rregulloret

Orientimet dhe rregulloret shtesë, përfshirë përkrahjen e të rinjve me aftësi të kufizuara, marrjen e emblemave për programin Fëmijët dhe Rinia dhe mbledhjen e ofertave të agjërimit, gjenden te pjesa 10.8 e materialit Manuali i Përgjithshëm.