Music
Përgjegjësitë


grua duke udhëhequr korin

Thirrja Ime si Shoqërues/e në Piano ose Organo i/e Lagjes

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.

Qëllimi i Muzikës në Kishë

Muzika e shenjtë e shton besimin te Jezu Krishti. Ajo e fton Shpirtin dhe na mëson doktrinën. Ajo gjithashtu krijon një ndjenjë nderimi, i bashkon anëtarët dhe siguron një mënyrë për të adhuruar Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Zoti shpalli: “Shpirti im kënaqet në këngën e zemrës” (Doktrina e Besëlidhje 25:12). (Shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 19.1.)

Shoqëruesi/ja në Piano ose Organo i/e Lagjes

Shoqëruesi/ja në piano ose organo i/e lagjes i ndihmon anëtarët e lagjes që ta shtojnë besimin te Jezu Krishti nëpërmjet muzikës së shenjtë. Ai/Ajo ofron muzikën që luhet para fillimit dhe pas mbarimit të mbledhjes dhe muzikën shoqëruese për himnet gjatë mbledhjes së sakramentit dhe mbledhjeve të tjera të lagjes siç kërkohet. Kur nevojitet, shoqëruesi/ja në piano ose organo mund të shoqërojë dhe korin ose të shërbejë si pianist/e në Fillore. (Shihni te 19.4.3.2.)

Muzika për Mbledhjet e Kishës

“Muzika frymëzuese është pjesë thelbësore e mbledhjeve tona të kishës” (Himne, Hyrje nga Presidenca e Parë). Përzgjedhjet muzikore duhet ta japin mësim ungjillin me fuqi dhe qartësi (shihni te 19.3.1).

Muzika për Mbledhjen e Sakramentit

Muzika në mbledhjen e sakramentit përfshin të kënduarit e himneve për ta hapur dhe mbyllur mbledhjen dhe përpara administrimit të sakramentit. Mbledhja e sakramentit gjithashtu mund të përfshijë një ose më shumë himne ose paraqitje muzikore shtesë. Himnet ose përzgjedhje të tjera muzikore të shenjta mund të përdoren për muzikën që luhet para fillimit dhe pas mbarimit të mbledhjes, muzikën e korit dhe interpretime si solistë ose në grupe të vogla. (Shihni te 19.3.2.)

Trajnim dhe Burime

Për hollësi rreth trajnimit muzikor, shihni pjesën 19.6 te Manuali i Përgjithshëm. Nëse nuk ka shoqërues/e në piano ose organo për mbledhjet e lagjes, shihni pjesën 19.4.3.2 për të përdorur shoqërimin me muzikë të regjistruar.

Orientimet dhe Rregulloret

Për rregullore dhe orientime shtesë, si sigurimi i muzikës, përdorimi i instrumenteve të shtëpive të mbledhjeve për t’u ushtruar, ose koret e komunitetit, shihni pjesën 19.7 te Manuali i Përgjithshëm.