Music
Përgjegjësitë


grua duke udhëhequr korin

Thirrja Ime si Drejtues/e i/e Korit i/e Lagjes

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.

Qëllimi i Muzikës në Kishë

Muzika e shenjtë e shton besimin te Jezu Krishti. Ajo e fton Shpirtin dhe na mëson doktrinën. Ajo gjithashtu krijon një ndjenjë nderimi, i bashkon anëtarët dhe siguron një mënyrë për të adhuruar Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Zoti shpalli: “Shpirti im kënaqet në këngën e zemrës” (Doktrina e Besëlidhje 25:12). (Shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 19.1.)

Drejtuesi/ja i/e Korit i/e Lagjes

Drejtuesi/ja i/e korit i/e lagjes i ndihmon anëtarët e lagjes që ta shtojnë besimin dhe adhurimin ndaj Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nëpërmjet muzikës së shenjtë. Ai/Ajo rekomandon muzikën për korin e lagjes, drejton në provat e korit dhe e dirigjon korin në mbledhjet e Kishës (shihni te 19.4.3.3).

Koret e Lagjeve

Koret e Kishës i sjellin lavdi Perëndisë, i bashkojnë dhe i lartësojnë shpirtërisht anëtarët e Kishës dhe u sjellin gëzim pjesëmarrësve dhe bashkësive. Koret inkurajohen të përdorin himnet e Kishës, të cilat ftojnë Shpirtin dhe ndihmojnë pjesëmarrësit e korit dhe bashkësinë të mësojnë ungjillin (shihni te Himne, f. 263–265). Koret e Kishës mund të këndojnë edhe përzgjedhje të tjera muzikore të shenjta. Të gjitha përzgjedhjet muzikore duhet ta japin mësim ungjillin me fuqi dhe qartësi. (Shihni te 19.3.)

Orientimet dhe Rregulloret

Provat e korit zakonisht nuk e kalojnë një orë. Për rregullore dhe orientime shtesë, si sigurimi i muzikës, përdorimi i instrumenteve të shtëpive të mbledhjeve për t’u ushtruar, ose koret e komunitetit, shihni pjesën 19.7 te Manuali i Përgjithshëm.