Music
Përgjegjësitë


grua duke drejtuar korin

Thirrja Ime si Bashkërendues/e i/e Muzikës i/e Lagjes

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.

Qëllimi i Muzikës në Kishë

Muzika e shenjtë e shton besimin te Jezu Krishti. Ajo e fton Shpirtin dhe na mëson doktrinën. Ajo gjithashtu krijon një ndjenjë nderimi, i bashkon anëtarët dhe siguron një mënyrë për të adhuruar Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Zoti shpalli: “Shpirti im kënaqet në këngën e zemrës” (Doktrina e Besëlidhje 25:12). (Shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 19.1.)

Bashkërenduesi/ja i/e Muzikës i/e Lagjes

Bashkërenduesit e muzikës për lagjen i ndihmojnë anëtarët e lagjes që ta shtojnë besimin dhe adhurimin e tyre ndaj Atit Qiellor e Jezu Krishtit nëpërmjet muzikës së shenjtë. Ata shërbejnë nën drejtimin e peshkopit. Bashkërenduesit e muzikës për lagjen janë një burim për peshkopin dhe udhëheqësit e tjerë të lagjes lidhur me çështjet muzikore. Bashkërenduesit e muzikës mund të marrin pjesë në mbledhjet e këshillit të lagjes kur u kërkohet nga peshkopi. (Shihni te 19.4.2.)

Muzika për Mbledhjet e Kishës

“Muzika frymëzuese është pjesë thelbësore e mbledhjeve tona të kishës” (Himne, Hyrje nga Presidenca e Parë). Përzgjedhjet muzikore duhet ta japin mësim ungjillin me fuqi dhe qartësi (shihni te 19.3.1).

Muzika për Mbledhjen e Sakramentit

Muzika në mbledhjen e sakramentit përfshin të kënduarit e himneve për ta hapur dhe mbyllur mbledhjen dhe përpara administrimit të sakramentit. Mbledhja e sakramentit gjithashtu mund të përfshijë një ose më shumë himne ose paraqitje muzikore shtesë. Himnet ose përzgjedhje të tjera muzikore të shenjta mund të përdoren për muzikën që luhet para fillimit dhe pas mbarimit të mbledhjes, muzikën e korit dhe për interpretime si solistë ose në grupe të vogla. (Shihni te 19.3.2.)

Trajnim dhe Burime

Bashkërenduesit e muzikës për lagjen rekomandojnë dhe orientojnë anëtarët për shërbimin në thirrje për muzikën në lagje. Ata japin përkrahje dhe udhëzim, si dhe mbikëqyrin trajnimin për muzikën kur nevojitet. (Shihni te 19.6.) Nëse nuk ka shoqërues/e në piano ose organo për mbledhjet e lagjes, shihni pjesën 19.4.3.2 te Manuali i Përgjithshëm për të përdorur shoqërimin me muzikë të regjistruar.

Orientimet dhe Rregulloret

Për rregullore dhe orientime shtesë, si sigurimi i muzikës, përdorimi i instrumenteve të shtëpive të mbledhjeve për t’u ushtruar, ose koret e komunitetit, shihni pjesën 19.7 te Manuali i Përgjithshëm.