Të Rejat
Përgjegjësitë


të reja duke buzëqeshur

Thirrja Ime si Presidente e Të Rejave

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.

Qëllimi i Të Rejave

Organizata e Të Rejave i ndihmon bijat e dashura të Perëndisë që të përgatiten për t’u kthyer në praninë e Tij. Ajo i ndihmon të rejat që të bëjnë e të mbajnë besëlidhje të shenjta dhe ta thellojnë kthimin e tyre në besimin te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij. Në klasat e tyre, të rejat u shërbejnë të tjerëve, përmbushin përgjegjësitë besëlidhëse, ndërtojnë unitet, mësojnë dhe e jetojnë doktrinën. (Shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 11.1.1.)

Presidentja dhe Presidenca

Presidentja shërben në këshillin e lagjes dhe këshillin e lagjes për rininë (shihni te 11.3.4.4). Ajo i zhvillon mbledhjet e presidencës rregullisht dhe takohet me peshkopin. Presidenca u jep shërbesë të rejave teksa ato bëhen dishepulle të Jezu Krishtit për gjithë jetën. Ato u mësojnë presidencave të klasave përgjegjësitë e tyre dhe i përkrahin teksa udhëheqin. (Shihni te 11.3.2.) Presidentja mbikëqyr dokumentet, raportet dhe financat. Këshilltaret e saj sigurojnë përkrahje. Presidentja gjithashtu këshillohet me të rejat rreth sfidave që nuk kërkojnë ndërhyrjen e peshkopit ose nuk përfshijnë keqtrajtim.

Udhëheqja e Rinisë

Presidenca e Të Rejave i përkrah udhëheqësit/et e rinisë. Presidentet e klasave shërbejnë në këshillin e lagjes për rininë. Presidencat e klasave i udhëheqin dhe u japin shërbesë të rejave teksa ato afrohen më pranë Shpëtimtarit dhe marrin pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Me përkrahjen e udhëheqësve/eve në moshë madhore, ato planifikojnë projekte shërbimi, aktivitete dhe mbledhjet e së dielës. (Shihni te 11.3.4.2.)

Orët Mësimore të së Dielës

Peshkopatat dhe udhëheqëset në moshë madhore të Të Rejave me lutje vendosin se si t’i organizojnë klasat sipas moshës. Ata marrin parasysh mundësi udhëheqjeje për të rejat. Çdo klasë, pavarësisht nga numri i pjesëmarrëseve, duhet të ketë një presidente dhe, atje ku është e mundur, një ose dy këshilltare dhe një sekretare (shihni te 11.1.3).

Shërbimi dhe Aktivitetet

Presidencat e klasave, të përkrahura nga udhëheqëse në moshë madhore, planifikojnë shërbime dhe aktivitete që i ndërtojnë dëshmitë, i forcojnë familjet, krijojnë unitet në klasa dhe sigurojnë mundësi për t’i bekuar të tjerët (shihni te 11.2.1.3). Shërbimi dhe aktivitetet janë një mundësi për ta mbledhur së bashku rininë dhe për të shprehur gëzimin e të jetuarit të ungjillit dhe pjesëmarrjen në veprën e fuqishme të Zotit.

Orientimet dhe Rregulloret

Të gjithë personat në moshë madhore që punojnë me fëmijët dhe rininë, duhet të kryejnë trajnimin “Mbrojtja e Fëmijëve dhe e Rinisë” brenda një muaji nga dita e mbështetjes (ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org). Orientimet dhe rregulloret në lidhje me të rejat me aftësi të kufizuara, emblemat e rinisë dhe më tepër gjenden te pjesa 11.6 e materialit Manuali i Përgjithshëm.