Thirrja Ime si Sekretare e Të Rejave
Përgjegjësitë
Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.
Qëllimi i Të Rejave
Organizata e Të Rejave i ndihmon bijat e dashura të Perëndisë që të përgatiten për t’u kthyer në praninë e Tij. Ajo i ndihmon të rejat që të bëjnë e mbajnë besëlidhje të shenjta dhe ta thellojnë kthimin e tyre në besimin te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij. Në klasat e tyre, të rejat u shërbejnë të tjerëve, përmbushin përgjegjësitë besëlidhëse, ndërtojnë unitet, mësojnë dhe e jetojnë doktrinën. (Shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 11.1.1.)
Sekretarja
Sekretarja e Të Rejave e ndihmon presidenten në përgatitjen e rendeve të ditës, mbajtjen e shënimeve dhe ndjekjen e ecurisë së detyrave për mbledhjet e presidencës. Ajo gjithashtu i udhëzon sekretaret e klasave, i ndihmon ato të mbajnë regjistra të frekuentimit dhe i vjen në ndihmë presidencës së Të Rejave në përgatitjen e një buxheti dhe dhënies së llogarisë për shpenzimet (shihni te 11.3.3).
Orët Mësimore të së Dielës
Peshkopatat dhe udhëheqëset në moshë madhore të Të Rejave me lutje vendosin se si t’i organizojnë klasat sipas moshës. Ata marrin parasysh mundësi udhëheqjeje për të rejat. Çdo klasë, pavarësisht nga numri i pjesëmarrëseve, duhet të ketë një presidente dhe, atje ku është e mundur, një ose dy këshilltare dhe një sekretare (shihni te 11.1.3).
Shërbimi dhe Aktivitetet
Presidencat e klasave, të përkrahura nga udhëheqëse në moshë madhore, planifikojnë shërbime dhe aktivitete që i ndërtojnë dëshmitë, i forcojnë familjet, krijojnë unitet në klasa dhe sigurojnë mundësi për t’i bekuar të tjerët (shihni te 11.2.1.3). Shërbimi dhe aktivitetet janë një mundësi për ta mbledhur së bashku rininë dhe për të shprehur gëzimin e të jetuarit të ungjillit dhe pjesëmarrjen në veprën e fuqishme të Zotit.
Orientimet dhe Rregulloret
Të gjithë personat në moshë madhore që punojnë me fëmijët dhe rininë, duhet të kryejnë trajnimin “Mbrojtja e Fëmijëve dhe e Rinisë” brenda një muaji nga dita e mbështetjes (ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org). Orientimet dhe rregulloret në lidhje me të rejat me aftësi të kufizuara, emblemat e rinisë dhe më tepër gjenden te pjesa 11.6 e materialit Manuali i Përgjithshëm.