Thirrja Ime si Sekretari i Kuorumit të Pleqve
Përgjegjësitë
Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.
Qëllimi i Kuorumit të Pleqve
Priftëria Melkizedeke i ndihmon fëmijët e Perëndisë që të përgatiten për t’u kthyer në praninë e Tij. Anëtarët e kuorumit të pleqve punojnë së bashku që të ndihmojnë të përmbushet vepra e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Ata u shërbejnë të tjerëve, përmbushin detyra të priftërisë, ndërtojnë unitet, mësojnë dhe e jetojnë doktrinën (shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 8.1).
Sekretari i Kuorumit të Pleqve
Presidenca e kuorumit të pleqve dhe sekretari bëjnë mbledhje rregullisht. Përgjegjësitë e sekretarit mund të përfshijnë përgatitjen e rendeve të ditës, mbajtjen e shënimeve, gjurmimin e detyrave, planifikimin e intervistave për dhënien e shërbesës, përgatitjen dhe dorëzimin e raporteve të pjesëmarrjes dhe ndihmën për të përgatitur një buxhet (shihni te 8.3.4).
Mbledhjet e së Dielës
Kuorumet e pleqve mblidhen të dielat e dyta dhe të katërta të muajit për të rritur besimin, për të ndërtuar unitetin dhe për të forcuar familjet dhe shtëpitë. Presidenca e kuorumit të pleqve i përzgjedh me lutje mesazhet nga konferenca e përgjithshme më e fundit për të diskutuar mbi bazën e nevojave të anëtarëve (shihni te 8.2.1.2).
Shërbimi dhe Aktivitetet
Presidencat e kuorumeve të pleqve mund të planifikojnë aktivitete për t’i forcuar anëtarët e kuorumeve dhe u japin mundësi për të shërbyer së bashku (shihni te 8.2.1.3).