Seminari
Hyrje te Manuali i Nxënësit të Seminarit për Dhiatën e Re


Hyrje te Manuali i Nxënësit të Seminarit për Dhiatën e Re

Synimi i Seminareve dhe Instituteve të Fesë është “të ndihmoj[ë] rininë dhe të rinjtë në moshë madhore që t’i kuptojnë dhe të mbështeten te mësimet dhe Shlyerja e Jezu Krishtit, të kualifikohen për bekimet e tempullit, si dhe të përgatiten vetë, të përgati[t]in familjet e tyre dhe të tjerët për jetën e përjetshme me Atin e tyre në Qiell” (Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit: Një Manual për Mësuesit dhe Udhëheqësit në Seminaret dhe Institutet e Fesë [2012], f. x, ChurchofJesusChrist.org).

Mësimet në këtë manual janë hartuar për të të ndihmuar ta arrish këtë synim ndërsa studion Dhiatën e Re. Ky manual përmban 255 mësime. (Nuk do të të nevojitet t’i përfundosh të gjitha këto mësime.) Shumica e këtyre mësimeve ecin paralelisht me bllokun e shkrimeve të shenjta nga manuali Eja, Më Ndiq që do të studiojnë individët dhe familjet. Mësimet e tjera janë të lidhura me zotërimin doktrinor. Mësuesi/ja yt/jote do të të ndihmojë ta dish se cilat mësime të përfundosh në shtëpi dhe cilat do t’i bëni së bashku si klasë.

Puna për çdo mësim përfshin leximin dhe shkrimin e detyrave të caktuara. Detyrat me shkrim cilësohen me këtë ikonë: Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps.

Merri në shqyrtim me lutje përgjigjet e tua para se t’i shkruash ato. Kjo do të të ndihmojë të kesh përvoja më kuptimplota ndërsa i mëson dhe i zbaton të vërtetat nga shkrimet e shenjta. Lutu përpara se t’i fillosh mësimet e tua dhe kërko udhërrëfim dhe drejtim nga Fryma e Shenjtë që të të ndihmojë gjatë studimit tënd. Gjej mundësi për t’ua treguar të tjerëve atë që po mëson, përfshirë familjes sate.