“Ti Je një Fëmijë i Shtrenjtë i Perëndisë”, Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë (2019)
“Ti Je një Fëmijë i Shtrenjtë i Perëndisë”, Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë
Ti Je një Fëmijë i Shtrenjtë i Perëndisë
Ati Qiellor dhe Jezu Krishti i krijuan të gjitha gjërat, i dinë të gjitha gjërat dhe i kanë mposhtur të gjitha gjërat. Dhe Ata duan që ti të jesh si Ata! Teksa bën besëlidhje dhe e ndjek planin e Perëndisë, mund t’i përdorësh dhuntitë e tua të pashoqe për t’u rritur dhe për t’u shërbyer të tjerëve.
Ti bën besëlidhje që ta ndjekësh Jezu Krishtin kur pagëzohesh dhe kur merr sakramentin.
Kur konfirmohesh, merr dhuratën e Frymës së Shenjtë për të të udhërrëfyer.
Mund të marrësh pjesë në punën e Perëndisë dhe të shërbesh në Kishë nën autoritetin e çelësave të priftërisë.
Mund të mësosh e të rritesh teksa e studion, e jeton dhe e shpërndan ungjillin.
Mund të gjesh gëzim kur i do dhe u shërben të tjerëve ashtu siç do të bënte Jezusi.
Ati Qiellor dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, që të shërbejë si shembulli i përkryer dhe ta bëjë të mundur që ti të pendohesh e të ndryshosh.
Në tempull, ti mund të shërbesh e të bësh bësh besëlidhje që i lidhin përgjithmonë fëmijët e Perëndisë.