“Përse faqja përdor termin ‘tërheqje ndaj së njëjtës gjini’?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Shpjegime Rreth Kësaj Faqeje (2020)
“Përse faqja përdor termin ‘tërheqje ndaj së njëjtës gjini’?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Shpjegime Rreth Kësaj Faqeje
Përse faqja përdor termin “tërheqje ndaj së njëjtës gjini”?
“Tërheqja ndaj së njëjtës gjini” i referohet tërheqjes emocionale, fizike, romantike ose seksuale ndaj një personi të së njëjtës gjini. Njerëzit që përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini, mund të zgjedhin ose jo që të përdorin një etiketim për orientimin seksual për ta përshkruar veten. Në të dyja rastet, tërheqja ndaj së njëjtës gjini është një term teknik që e përshkruan përvojën pa imponuar një etiketim. Kjo faqe interneti e përdor këtë term për të përfshirë njerëz që nuk ndihen rehat me përdorimin e një etiketimi – jo për të mohuar ekzistencën e një identiteti gej, lesbik ose biseksual.
Etiketimet më të zakonshme janë lesbike (një femër që tërhiqet nga femrat), gej (një mashkull që tërhiqet nga meshkujt) dhe biseksual (një femër ose mashkull që tërhiqet nga të dyja gjinitë). Disa femra mund të përdorin edhe termin gej për të përshkruar veten. Njerëzit mund të përdorin etiketime të tjera dhe disa njerëz që përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini, zgjedhin që të mos përdorin një etiketim për ta përshkruar veten. Mënyra se si njerëzit zgjedhin të identifikohen, mund të ndryshojë me kalimin e kohës.