Kapitulli 22
Ditën e mijëvjeçarit të gjithë njerëzit do të lavdërojnë Zotin—Ai do të jetojë mes tyre—Krahaso Isaia 12. Rreth 559–545 para K.
1 Dhe në atë ditë, ti do të thuash: O Zot, unë do të të lavdëroj; megjithëse ti ishe i zemëruar me mua; zemërimi t’u shua dhe ti më qetësove.
2 Vini re, Perëndia është shpëtimi im; unë do të besoj dhe nuk do të kem frikë; pasi Zoti Jehova është fuqia ime dhe kënga ime; ai është bërë gjithashtu shpëtimi im.
3 Prandaj, me gëzim ju do të merrni ujë nga puset e shpëtimit.
4 Dhe atë ditë ju do të thoni: Lavdëroni Zotin, thirrni emrin e tij, shpallni veprat e tij mes njerëzve, thoni se emri i tij është lartësuar.
5 I këndoni Zotit, pasi ai ka bërë gjëra të shkëlqyeshme; kjo dihet në tërë tokën.
6 Thirr e bërtit, ti banor i Sionit; pasi i madh është i Shenjti i Izraelit në mesin tënd.