Mirënjohje për bekime të marra nga Perëndia. Shprehja e mirënjohjes është e pëlqyeshme për Perëndinë dhe adhurimi i vërtetë përfshin falënderimin ndaj tij. Ne duhet t’i japim falënderime Zotit për gjithçka.
Është gjë e mirë t’i japësh falënderime Zotit, Psa. 92:1 .
Le të shkojmë në prani të tij me lavde, Psa. 95:1–2 .
Jini mirënjohës ndaj tij dhe bekoni emrin e tij, Psa. 100:1–5 .
Nuk pushoj së falënderuari, Ef. 1:15–16 .
Jini mirënjohës, Kol. 3:15 .
Bekimi, dhe lavdia, dhe falënderimi, dhe nderimi janë te Perëndia ynë, Zbu. 7:12 .
Oh sa duhet ta falënderoni ju Mbretin tuaj Qiellor, Mosia 2:19–21 .
Jetoni çdo ditë me falënderime, Alma 34:38 .
Kur të ngrihesh në mëngjes le të jetë zemra jote plot falënderime ndaj Perëndisë, Alma 37:37 .
Ju duhet t’i bëni të gjitha gjërat me lutje e falënderime, DeB 46:7 .
Ju duhet t’i jepni falënderime Perëndisë, DeB 46:32 .
I bëni këto gjëra me falënderim, DeB 59:15–21 .
Merr këtë bekim nga dora e Zotit, me një zemër plot falënderim, DeB 62:7 .
Ai që i pranon të gjitha gjërat me falënderim, do të bëhet i lavdishëm, DeB 78:19 .
Në gjithçka jepni falënderime, DeB 98:1 (1 The. 5:18 ).
Lavdëro Zotin me një lutje përlëvdimi dhe falënderimi, DeB 136:28 .