Ndihma për Studimin
Lindur (i)


Lindur (i)

Lindesh. Të lindesh do të thotë të sjellësh në jetë, të krijosh ose të nxjerrësh në dritë. Në shkrimet e shenjta, këto fjalë shpesh përdoren për të nënkuptuar të lindurin nga Perëndia. Megjithëse Jezu Krishti është fëmija i vetëm i lindur nga Ati në vdekshmëri, të gjithë njerëzit mund të lindin shpirtërisht prej Krishtit duke e pranuar atë, duke iu bindur urdhërimeve të tij dhe duke u bërë njerëz të rinj nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë.