Tit(it), Letër Drejtuar
Kur Pali u çlirua përkohësisht nga burgosja romake, ai shkroi letrën drejtuar Titit, i cili ishte në Kretë. Letra kryesisht drejton pyetje në lidhje me disiplinën dhe organizimin e brendshëm të Kishës.
Kapitulli 1 përmban përshëndetjen e Palit, si dhe udhëzime e cilësi të përgjithshme për peshkopët. Kapitujt 2–3 përmbajnë mësime të përgjithshme dhe mesazhe personale për Titin rreth trajtimit të grupeve të ndryshme në Kishën në Kretë. Pali i nxiti shenjtorët të mposhtin kokëfortësinë, të jenë seriozë e besnikë dhe të vazhdojnë të bëjnë vepra të mira.