Ndihma për Studimin
Perandori Romake


Perandori Romake

Perandoria e Romës së lashtë. Në epokën e apostujve, perandoria romake ishte fuqia e vetme e madhërishme e botës. Ajo përfshinte çdo gjë ndërmjet Eufratit, Danubit, Rinit, Atlantikut dhe shkretëtirës së Saharasë. Palestina u bë një shtet vasal më 63 para K., kur Pompeu pushtoi Jeruzalemin. Megjithëse romakët u dhanë judenjve shumë privilegje, judenjtë e urrenin sundimin romak dhe ishin vazhdimisht në kryengritje.

Pali, një qytetar romak, përdori greqishten, gjuhën e përdorur më gjerësisht të perandorisë, për të shpërndarë ungjillin në mbarë perandorinë.