Hebrenj(ve), Letër Drejtuar
Një libër në Dhjatën e Re. Pali ua shkroi këtë letër anëtarëve judeas të Kishës për t’i bindur ata që pjesë domethënëse të ligjit të Moisiut ishin plotësuar në Krishtin dhe që ligji më i lartë i ungjillit të Krishtit e kishte zëvendësuar atë. Kur Pali u kthye në Jeruzalem në fund të misionit të tij të tretë (rreth vitit 60 para K.), ai pa se shumë anëtarë judeas të Kishës ende ishin të zotuar ndaj ligjit të Moisiut (Vep. 21:20). Kjo ishte të paktën dhjetë vjet pasi një konferencë e Kishës në Jeruzalem kishte vendosur që ordinanca të caktuara të ligjit të Moisiut nuk ishin të nevojshme për shpëtimin e të krishterëve johebrenj. Siç duket, pak pas saj, Pali u shkroi hebrenjve për t’iu treguar atyre me anë të shkrimeve të tyre të shenjta dhe me anë të arsyes së shëndoshë përse nuk duhej ta praktikonin më ligjin e Moisiut.
Kapitujt 1 dhe 2 shpjegojnë se Jezusi është më i madh se engjëjt. Kapitujt 3–7 krahasojnë Jezusin me Moisiun dhe me ligjin e Moisiut, dhe dëshmojnë se ai është më i madh se ata të dy. Ata gjithashtu na mësojnë se Priftëria Melkizedeke është më e lartë se ajo Aarone. Kapitujt 8–9 përshkruajnë sesi ordinancat e ligjit të Moisiut i përgatitën njerëzit për shërbesën e Krishtit dhe sesi Krishti është ndërmjetësi i besëlidhjes së re (Alma 37:38–45; DeB 84:21–24). Kapitulli 10 është një nxitje për zell dhe besnikëri. Kapitulli 11 është një diskutim mbi besimin. Kapitulli 12 jep këshillime dhe përshëndetje. Kapitulli 13 paraqet natyrën e nderuar të martesës dhe rëndësinë e bindjes.