Magog
Në Bibël, vend dhe popull pranë Detit të Zi. Mbreti i tyre, Gogu, do të udhëheqë ushtritë e Magogut në një betejë të madhe përfundimtare përpara ardhjes së dytë të Krishtit (Eze. 38:2; 39:6). Shkrimet e shenjta flasin për një tjetër betejë të madhe të Gogut dhe Magogut në fund të Mijëvjeçarit, ndërmjet forcave të Perëndisë dhe forcave të ligësisë (Zbu. 20:7–9; DeB 88:111–116).