Autoriteti dhe fuqia që Perëndia i jep njeriut për të vepruar në të gjitha gjërat për shpëtimin e njeriut (DeB 50:26–27 ). Anëtarët meshkuj të Kishës që mbajnë priftërinë, organizohen në kuorume dhe autorizohen të kryejnë ordinanca dhe funksione të caktuara administrative në Kishë.
Unë ju kam shuguruar juve, Gjo. 15:16 .
Ju ndërtoheni për të qenë një shtëpi shpirtërore, një priftëri e shenjtë, 1 Pj. 2:5 .
Ju jeni një brez i zgjedhur, një priftëri mbretërore, 1 Pj. 2:9 (Eks. 19:6 ).
Burrat thirren si priftërinj të lartë për shkak të besimit të tyre të jashtëzakonshëm dhe të veprave të mira, Alma 13:1–12 .
Unë të jap ty fuqi që t’i pagëzosh, 3 Ne. 11:21 .
Ju do të keni fuqi të jepni Frymën e Shenjtë, Moro. 2:2 .
Unë do t’ju zbuloj Priftërinë, nëpërmjet dorës së Elias, DeB 2:1 (JS—H 1:38 ).
Zoti dha një priftëri mbi Aaronin dhe farën e tij, DeB 84:18 .
Kjo priftëri më e madhe administron ungjillin, DeB 84:19 .
Ai e largoi Moisiun nga mesi i tyre dhe Priftërinë e Shenjtë, DeB 84:25 .
Betimi dhe besëlidhja e priftërisë përshkruhen, DeB 84:33–42 .
Priftëria ka vazhduar nëpërmjet linjës së prejardhjes së etërve tuaj, DeB 86:8 .
Ka në Kishë dy priftëri, DeB 107:1 .
Priftëria e parë është Priftëria e Shenjtë, sipas Urdhërit të Birit të Perëndisë, DeB 107:2–4 .
Të drejtat e priftërisë lidhen në mënyrë të pandashme me fuqitë e qiellit, DeB 121:36 .
Asnjë fuqi ose ndikim nuk mund ose nuk duhet të mbahet përveçse me anë të priftërisë, DeB 121:41 .
Çdo anëtar besnik, mashkull, i denjë i Kishës mund të marrë priftërinë, DeB DZ—2 .