Ndihma për Studimin
Nehemia


Nehemia

Një fisnik izraelit në Babiloni në Dhjatën e Vjetër (ndoshta një levit ose nga fisi i Judës) i cili mbante detyrën e kupëmbajtësit në oborrin e Artakserksit, prej të cilit ai fitoi një detyrë mbretërore që e autorizonte atë të rindërtonte muret e Jeruzalemit.

Libri i Nehemias

Ky libër është një vazhdim i librit të Esdras. Ai përmban një rrëfim të përparimit dhe vështirësive të punës në Jeruzalem pas kthimit të judenjve nga robëria babilonase. Kapitujt 1–7 tregojnë për vizitën e parë të Nehemias në Jeruzalem dhe rindërtimin e mureve të qytetit, megjithë kundërshtimin e madh. Kapitujt 8–10 përshkruajnë reformat fetare dhe shoqërore që Nehemia u përpoq t’i zbatonte. Kapitujt 11–13 japin një listë të emrave të njerëzve të denjë dhe një rrëfim të përkushtimit te murit. Vargjet 4–31 të kapitullit 13 shënojnë një vizitë të dytë të Nehemias në Jeruzalem pasi kishte qenë larg për dymbëdhjetë vjet.